[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Poezi Për dashurinë
POEZI DASHURIJE

Autor - LINDITË AHMETI
Titulli: "ISHULLI ADULAR"

--------------------------------------------------------------------------------
*CILËN DEGË TA ZGJEDH *KUR MË VJEN AI ME MBRËMJEN *MOS MË IK ME ERËZËN E MALIT *ELEGJI PËR ATË QË... *S'MUND TË VIJ ME TY
--------------------------------------------------------------------------------

CILËN DEGË TA ZGJEDH
Ndonëse u fut shkrepëtimë e rrufesë në dhomë
Duke ngrehur pas vetes bubullimën e tmerrshme

Të ma tregojë forcën e urdhërit të zeusit
Ec këndej
Unë dola e mbeta te bigë e lumit
Cilën degë ta zgjedh
A të shkoj kah deti
Kahut të përunjësisë

A në anën tjetër
Në të djathtë janë rradhitur miliona barka të rëndomta

Plot e përplot me udhëtarë të përditshëm
Që shkojnë rrafsh rrafsh përfundi zeusit
I cili rri i madh përmbi
E u fal të gjithëve nga një hallkë ari për qafë
Nga një copë tërkuze
Shtëpinë e mbyllur
Fundin e detit
Në anën tjetër shkon degë e lumit drejt

E larg atje në shkëmb i mbërthyer
Qëndron kryelartë prometheu që ofron
Zjarrin e fjalës
Që të djeg rininëE shkabën që t'i ha mushkëritë
E mësimin e vështirë si të bëhesh qiri
E pak miq


------------------------------------------------------------------------KUR MË VJEN AI ME MBRËMJEN
Kur ikën dielli matanë malit
Heliadat i lënë shenjat e buzëve
Me tkuq

Aty ku qiell përqafon bjeshkët
Duke i tërë perëndimi me shenja buzësh
të trëndafilta

Ngadalë pastaj
Lëshohet teposhtë drejt fshatit
Me fustan ngjyrë vishnje
Mbrëmja
E shoqëruar nga simfonia
E zogjve të malit

Që shkojnë të flenë
Të bartur në krahët e driadave
Plot verë
Që e ftojnë zefirin t'i përkundë degët
me çerdhe

Ndonëse hemera bie të pushojë
Mbi fshat mbetet gjallëria
Se e kanë marrë vesh
E dinë të gjithë
Ai do të më vijë
Ma dërgon vetë zeusi
Mbrëmja e pret një copë nga fustani i saj
I mëndafshtë

E shton rrugën
Xixëllonjat varen në gjethet e drunjuve
Për anësh

Llamba
Ai do të më vijë
Gratë janë bërë gërsheta
Nëpër dritare
Duan të vjedhin një grimë Nga bukuria
Që s'u takon atyre

Për të arrnuar ëndrrën e grisur
Në fund - ndodhia
Ai zbret në formë të fluskës
E kur e çon dorën të trokasë
Në derën time
Rroket në një ferrë të kulumrisë
E shkon me erën

Si balonë e shpuar
Lojë e zeusit kjo do të jetë
Udhë e mbarë o çun i pritur
Udhë e mbarë o çun syshkruar


-----------------------------------------------------------------------
MOS MË IK ME ERËZËN E MALIT
Thurret ëndrra me pamjen mbi bar
Me rini gazmore e me ëmblësi
Mu në mes të saj me shfaqet ai si ylli i parë
Më afrohet me trëndafil në buzët e tij qershi
Duke derdhur buzëqeshjet si stoli me ar
Në skajin e blertë që e lan pasdita me shi
Tash nga kopshti përhapet bukuria e paparë
Mbulon apolloninë e rrënuar e hallin e strukur
Si lulet e fushës djerrina e ara
Hapet çdo shteg i ëndrrës e ai vjen
I lehtë flutur

I dal unë përpara
A erdhe
Ai më thotë po shkoj tash
I them zë pak vend në këtë çerdhe
Më thotë ai po unë të pashë

E merr udhën ai bashke me erën
Me bërbëlimën se do të kthehet
Do të më kesh pranë thotë me pranverën
E posi qelqi nga gur i një çapkëni ëndrra
Më thehet
Ai tretet në elegjinë time hipur në erëzën
E malit
Mbetet ah mbetet heshtja në kullën time
Të bredhë
Ta ruajë anën e zezë që i shkakton gocës ikja
e djalit
Ta ndezë e t'i japë figurës me një derdhë
Më mbetet koka mbështetur në faqen
e fatit të zi
Me shikimin kah rëra e pafund që mbush
shpirtin tim të ri


-----------------------------------------------------------------------ELEGJI PËR ATË QË I KA MBETUR VETËM FYTYRA E PAQARTË NË KUJTESËN TIME
Kur filloi tërë ajo zgjyrë e zezë të rrjedhë
Duke shpërndarë erën e rëndë
Unë desh u dorëzova
Desh rashë
Ish një e papritur e ftohtë
Që ma preu vjershën përfundi gonxhes së bardhë

E mora atëherë virtytin tim të parë
Ta ngrej kokën
E kisha të rëndë shumë nga turbullia
E mezi shikova kah muri kundruall
I dhomës sime
Muri borë i bardhë
Pa asnjë pikë

Kur si shuplakë m'u dha fytyrës befasia
E përsërita veprimin e krenarisëTash e qartë m'u shfaq një leckë e përlyer
Varur në një gozhdë

E mjera unë
Për këtë shqetësim që m'u paraqit me formë e lëndor

Ky qenka burimi i zgjyrës
Që po nxin dhomën time
Edhe detin e pafajësisë

E bashkë me durimin tim
Të cilit i lakoheshin këmbët nga pikëllimi
Mbi shpatullat e njomaDolën mundimi e lufta ime
Dorë për dore

M'u bashkuan në anijen e rrezikuar
Të ballafaqohemi me gënjeshtrën
E mbuluar

E shtati më erdhi më i rëndë se pesha e kryqit
E ngrita dorën kah lecka që rrinte aty
Si korb i paftuar

E pa cipë hapte krahët e zez
Ta mbulojë turpin me fshehtësi Që s'mbulohet dot
Ra lecka poshte duke lënë binarë të zez
Prapa vetes

E në gozhdë
Luhatej fytyra shumëngjyrëshe
Që e kishte harruar ai
E kishte dalë me fytyrën tjetër
Derisa pelini rridhte nga sytë
E kësaj fytyre

Dhe mbushte zemrën time-------------------------------------------Vaji im e ngulçonte ngushëllimin
Që ma jepte muza
Për fytyrën e tij të parë
Që kacavirret nga jashtë.
Në vjershën time


-----------------------------------------------------------------------
S'MUND TË VIJ ME TY
Ti më vjen mbështjellë me kinda paqartësie humbur

E më sillesh krekosur si noti në sheti
I fërkon sytë të më gjesh mua lart

Shikon papërcaktueshëm ti
Po e shoh se s'ta kap syri yllin e mëngjesit
Ende sillesh kohëve të kuqe
E më flet për bukurinë nga rruga
Ti
E më fton të rrimë
Me fjalët e zbrazura të dua
Hajt të pushojmë nën hije të arrës
Më thua
Derisa je i zënë me varrimin e viteve
Rrugëve të verbëra të botës
Ti më fton në evropë ta vjedhim një çokollatë
Ta bëjmë një sheti me qen
Nga zelanda ta mbrojmë atdheun
Ndoshta do të dëshpërohesh sy shkruari im
Por unë s'mund të vij me ty
Shkova mbi këtë re të bardhë
T'i shoh gjurmët e kadmit plak

--------------------------------------------------------------------------------
Poezitë e I.K.

POEZI TJERA PËR DASHURI

DASHURIJA

Kur jam nervoz
Asgjë s'më qetson
Vetëm, nëse ti i dashur
Pran meje qëndron

Dashuri ,dashuri
Nuk thuhet kotë
Fillon me puthje
Mbaron me lotë

LOTI:

I ra zemrës e biroj
I ra gurit e shkatroj
I ra lules e vyshku
I ra hekurit e ndryshku

Ti aspak s'kupton
Se c'eshtë dashurija
Ti fare nuk e dinë
sa e idhët është tradhtija

Të vështira janë ditët
Kur syri loton
Kur zemra nuk e gjenë
Ate që shumë e don

Fjalët e mija
Ti aspak si kupton
Nuk e din që zemra ime
Vetëm ty të don

DËSHIRA

E kam një dëshirë
Oh sa është e thjeshtë
Me ti puthë buzët
Tjeter s'kisha deshtë

Sa e ëmbël është jeta
Sa e ëmbël është rinija
Por më e ëmbla
Qenka dashurija

ZEMRA

Dy zemra lindin
Dy zemra qeshin
Dy zemra qajnë
Dy zemra vdesin

VUAJTJA

Nuk më duhet kjo jetë
Nuk më duhet kjo rini
Kur s'të kam afër meje
Gjithmonë do të vuaj për ty

TRADHËTIA

Nëse më tradhëton
Të vret perendia
Por,më së shumti të vrasin
Vuajtjet e mia

Bora e bardhë, bjen prej malit
Fjala tradhëti
rrjedhë prej gojës së djalit

sytë e mi,prapë të kërkojnë
sikur shiu ,vetëm më lotojnë
jo ,jo nuk mundem me të harua
se unë ende të du
edhe pse m'ke tradhëtu

kur një ditë të pashë
ishe me një tjetër
mendova se do të pendohesh
ta shkrujta një letër
letrën kur e shkrova
plasa tue vajtu
martohu ,o i dashur
se mua më kanë martu.

NË NJË QYTET

Shko,mos më thuaj as lamtumirë
Shko,gjeje një vendë më të mirë
Shko,mos mi fshijë lotët në sy

Unë dhe ti në një qytet
Gabimisht ne u pamë
Gabimisht ne u dashuruam
Gabimisht ne u ndamë

Shko,mos më thuaj as lamtumirë
Mos,mos ma fshijë lotin në sy
Se unë dua të qajë
Kjo eshtë fundi
Kjo është nata e fundit që qajë

Unë dhe ti në një qytet
Gabimisht ne u pamë
Gabimisht ne u dashuruam
Gabimisht ne u ndamë

JE LARG

Mua vetëm nuk më rihet
E ti larg,larg shpirtit tim
Për ty vuaj, në pambarim


Jam njeri si gjithë bota
kam një shpirtë kam një lotë
kam dëshir me të taku
Se larg teje jam qëllu
Se në ty djalë jam dashuru

Je larg,je larg
larg shpirtit tim
Për ty do të vuaj
Deri në pambarim


JETA

Ah jetë,ah jetë
Asgjë ska të vërtetë
Kush qka dëshiron
Dëshirën s'ja plotson

Zjari shkrumohet
E len tymin
Njeriu vdes
E len kujtimin

Syri im
gjithmon loton
Zemra ime
Vetëm ty të donë.

VETMIA

Deri kurë në vuajtje
Deri kurë në vetmi
Deri kurë kjo zemra ime
Do të vuaj për ty

Kur mbi varin tim
Fillon punimi
Kur mbi kokën time
Fillon vajtimi
Kur mbi varin tim
Vëndohet kurora
Atëher dije i dashur
Se për jetë të harova

EMRI

Në këtë fletë të thatë
Të jetë si kujtim
Si emri im e dashur
Të jetë edhe emri im

HELMI I ZI

E kam një kuti
Me helm të zi
Nëse do të fejohesh për tjetrin
Unë do ta pi

TË DUA

Të dua të pres
Nuk dua të vdes
Me ylzit e natës
Unë të përshëndes

Kujto erën e mali
Kujto erën e lehtë
Kujto zemrën time
Që të don për jetë

Ah sa natë e lumtur
Ah sa natë e qetë
Gjithmon më kujtohesh
Nga ora 12-të

Të dua pa masë
Të dua pa mbarim
Të dua më shumë
Se sa shpirtin tim

Të dua ,të dua
Për ty do të vdes
Por ti a më don mua?
Përgjigje po të pres?

MALLI

Sa gurë i ka bunari
Aq për ty i dashur
Më ka marrë malli

Shikoje k'te natë
Natë e ardhmërisë
Këto bjeshkë të mëdha
Vendi i dashurisë

BUZËT

Nuk jam poet,
të shkruaj poezi
Por fjalën të dua,
E shkruaj vetëm për ty

Bilbili në degë
Sa bukur këndon
Ti puthsha buzët
Ti që e lexon

Për ty që të dua
Do të them sukses
Për ty kam lindur
Për ty do të vdes


[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]