[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Poezi
Behar Mehmeti

Bota
Një arenë lufte ku e mira mundohet të ngadhnjejë mbi të keqen,

një labirinth ku e vërteta robrohet nga barikadat e “civilizuara” të gënjeshtrës,

një det ku të nënujshëmit përcaktojnë drejtimin e erërave në qiellin e “lirë”,

një kavanozë ku njëkohësisht zihet helmi dhe bari.

Jeta
Një odiseadë e pa cak,

një ëndërr e pambarim e nxitur nga shpresa,

një dritare ku realiteti pasqyrohet në trajtë të kundërt,

një mund i pa shpërblyer ndonjëher.

Njeriu
Një figurë e botës në lojën e jetës,

një bartës tragjik i fjalëve të kota,

një urryes i urryer,

një viktimë e lakmive.

Dashuria
Nje nga intereset më te arsyeshme në jetën e njeriut.

E meta e sajë është, se të shpërblen me një krah pasi ti ket marrë dy.

Vdekja
Thjesht, një ulje perdesh në teatrin e këtijë universi,

pas së cilës pasojnë duartrokitjet lavdëruese ose

pëshpëritjet cinike të kundërshtarëve të gjallë.

* * * * * * * *

Prehje në shkrepat e Ilirisë

Tek të vërej Ty

shoh një pjesë të jetës sime

shoh triumfin e së vërtetës

shoh jetën e pasjetës.

Tek jam me Ty

ndjej gjakun të më endet

ndjej shpirtin ta shtypë plogështinë

ndjej vullnetin ta mund pleqërinë.

Vetëm prej këtu shoh

se atë që prita agoi

dhe vetëm tani e ndiej

se unë vërtetë rroj.

* * * * * * * * * * * *

Stinet enden neper vitet monotone te jetes se sterlashte, dhe me vehte

marrin e lene nje mori personazhesh e kujtimesh. Nder to shoh qenjen time duke brdhur tehut te kesaj jete. Shoh se pas çdo pellembe rritjeje tehu vepron dhe nuk me le te rritem me shum se nje trup i afte per bredhje. Dhe per çudi mu i njejti teh nuk eshte i mprehet per te gjithe njesoj. Disa vetem i gervishe, e disa perkunder natyres se tije të “mprehur” i lemon, e mua me pret. Me pret dhe nuk me le te rritem, nuk me le te gezoje ate çka eshte falur per mua. Dhe peripetite vazhdojne te njejtat, vetem se personazhet nderrojne. Personazhet dhe vitet nderrojne ndersa jeta mbetet po ajo, e njejta, me tehun e saje te mprehet jo njesoj per te gjithe.

* * * * * * * * * * * *

Linda me shpresë se do rritem me kohën.

Eca pas hapave të aromave të këndëshme.

Vrapova pas xixëllonjave që me agun e parë u zhdukën.

Rritesha me euforitë e çastit dhe mendoja se jetoja si të gjithë, dhe të gjithë jetojnin si unë.

Por një ditë mora në thua në njëren nga kufomat e qenjes sime.

Ktheva kokën prapa. E ç’të shikoja? Gjeneratat e mija, bile edhe ata qe lindën më vonë se unë, të bardhë, të zinjë e të verdhë ishin rritur e bërë burra, kurse unë s’isha veçse një foshnje e zhveshur. Dhe ja pak më tutje shoh kopjet e mëhershme të trupit tim që kishin ngelur aty shekuj më parë, dhe që vajtonin vehten dhe ata që po ndjeknin rrugën e tyre.

Pyes:

- A duhet që edhe unë ti bashkohem vajit të tyre dhe të pajtohem me atë që unë po e quaj “fat”?

- Apo duhet me këto pak fuqi që më kanë mbetur të grryej brazdën e lënë përgjysëm nga përpjekësit e mëhershëm, brazdë kjo e ndryshme nga rrjedha e tanishme e jetës sime.

Jo, jo ky vaj nuk është kah më sjellë gjë të mirë në jetë.Jo, unë duhet filloj nga puna, që bile së paku pasardhësit e qenjës sime të mos ndjekin rrugën time, por të ndjekin atë të shëndetshëmen, atë që të rritë e të bën zot të vetvehtes.

* * * * * * * * * * * *

Perpjekje

Ecë,…nxitoj, papritmas mbërthehem ,

shterngohem, tkurrem,

mbledhë të tëra fuqitë,

zbërthehem, frymoj

frymoj erërat e reja,

një klithmë jete shpërthen nga dejet e Apollonisë

S’epem jo.

Më vënë një lak dhe rrëzohem,

ngrihem,

rrëzohem, dhe prap ngrihem,

ecë,

takoj henen; e zbehët si gjithmonë,

e lë prapa shpatullave dhe vrapoj,

vrapoj kah e nesërmja,

vrapoj kah dielli ,që ti them edhe atije

se unë akoma RROJ.

* * * * *

DUA

Ta kem pak bukë dhe një shtëpi,

Ta kem një vëlla të ngrej dolli.

Ta dua një nuse, të rris një djalë,

Ta kem një motër të mos ndjejë mallë.

Të kem shokë, të kem miq

Të ngadhnjejë mbi armiq.

Ta thurr një gardh që quhet kufi,

Të mbroj nderin të kem fuqi.

Dhe t’I qeshë vdekjes për ty Shqipëri!

* * * *

Për ty Nanë

Po bredh rrugëve të botës
Me kokë e shpinë kërrusur

Kerkoj atë moj nanë

Që dikur ke humbur.

Trupi më është tharë

Këmbët më janë gjakosur

Endem kancelarive të hueja

Tim emër për t’vulosur.

Jo se nuk më njohin

Jo se nuk I njoh

Por çerrja e thyer

Më shtyen kah ajo

Më shtyen mielli i pakët

Në magjen tone të moçme

Më shtyen hija jote

Ëndërr e kahmotshme.

Por jo nuk u lodha

Dhe s’do lodhem kurr

Për Zot e Shqipëri

Për nderë e flamur.

Pra duro moj nanë

Pak, edhe ca ditë

Mos u ndiej e shkretë

Se gjallë i ke bijtë.




[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]