[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Muzikë

PARASHQEVI SIMAKU

"Energjia dhe orët e saj në erresireë do t'ju çojnë në një udhëtim filozofik që ndan me ju eksperiencen e botës së brendshme, ashtu siç di vetem ajo. I tillë është imazhi i muzikes së saj, provokon lirikën dhe melodinë si pjesë futuriste.

E lindur në Shqipëri, në moshën 5 vjeçare, Simaku ishte ndër fëmijët e vëmendshëm që nuk i shpëtonin shfaqjet e teatrit të Kavajës. Ishte e njohur tashmë dhe në ekranin e televizionit nacional. Ishte ndër të paktat artiste që me të mberritur të 16-at, merr pjesë në festivalet kombëtare të muzikës së lehtë.

Ndërkohë i kishte hyrë shkollës për t'u diplomuar në Institutin e Larte të Arteve të Bukura të Tiranës. Këngetarja shqiptare kishte marrë vleresimet si "ambasadore dhe shqiptare e folkut dhe kulturës". Megjithatë Simaku për aq koncerte sa ka dhënë në Shqipëri do të mbetet në mendje për performancat e saj të mrekullueshme, plot diell, edhe raportet e saj zyrtare me Shqiperinë, asnjëherë nuk kanë qenë atje ku duhej, sepse nuk kanë ndëruar as njeren palë, as tjetren.

Me shkuarjen në Amerikë gjithçka ishte në provë, performanca e saj në kabaret dhe restorantet në Nee York, Boston, Detroit, dhe Chicago, ku ajo u bë e pranishme me muziken e Billie Holiday. Disa nga influencat e zërit të saj kanë qenë Bjork dhe Sade.

Udhëtimi saj drejt Los Angeles solli në dritë dhe albumin e saj të parë më 1996 "Noi Siamo Uno" (Ee Are One). Këto vite të fundit Simaku është duke punuar fort, me muziken alternative, elektreonike dhe folkun e Evropës Lindore

 

 

[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]