[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Humor 7

-Exkluzive për faqen e RTVZIK,Muhamet Jonuzi-Tetovë

-Një nxënës i sapoardhur ne klasën e re pyet mësuesen : “Mesuese a dënohet dikush për diçka që nuk e ka bërë? –“Jo asnjëherë” përgjigjet mësuesja. – Atëherë se besoj se do të më dënoni për detyrat që nuk i kam bërë.

-Një shkencëtar Shqiptar po studionte një plesht. “Hidhu” i thote pleshtit, pleshti hidhet, “hidhu” pleshti hidhet. Më pas i këput krahët. “Hidhu” i thotë pleshtit, pleshti hidhet. Raport1: Pleshti me krahë të këputur u hodh. Më pas i pret këmbët. “Hidhu” i thotë, pleshti hiç, “hidhu” edhe një herë, pleshti hiç. Shkencëtari shkruan: Raporti2: Pleshtit kur pret i këmbët, nuk dëgjon nga veshët.

-Një shkencëtar Shqiptar merr pjesë në një konferencë rreth kërkimeve arkeologjike. Filluan të mburren Amerikanët: - në vendin tonë gërmuam 25 metra nën dhe dhe gjetëm kabllo telefoni. Dmth të parët tanë kanë përdorur telefona. I vjen rradha Shqiptarit: - Ne në vendin tonë gërmuam 50 m sgjetëm gjë, gërmuam edhe 50 m të tjerë prapë sgjetëm gjë ... dmth. të parët tanë kanë përdorur celular.

-Beqoja nje ditë gjen një thesar dhe gërmon nje vend për ta fshehur. Më vonë për të gjetur vendin ku e ka fshehur shkruna aty: ”Beaua nuk ka fshef thesar këtu.” Kalojnë ditët dhe Bequa kthehet për të marrë thesarin, shkon tek vendi ku e ka fshehur, e sheh shenjën që ka lëne por sheh të shkruar sipër : “ Këtë thesar se ka vjedhur Zequa.

-Një hajdut shkon në Pazar për të shitur rrobat që kishte vjedhur, por një hajdut tjetër ia vjedh. Në darkë e shoqja e cila e sheh të mërzitur e pyet: “Sfitove gjë?” – Hajduti duke qeshur: “-Kësaj here i shita me çmimin që i mora.

-Ishte ndeshje e madhe, vetëm se pjesa e parë mbaroi keq. Sulmuesi i qendrës i shkoi huq të gjitha pasat. Përveç kësaj hëngrën edhe tre gola. Në pushim ne dhomat e veshjes sulmuesi qëndror sla llaf pa thënë për albitrin: “ Albitër i shitur, padrejtësi...” Sa të gjej rastin do ti fus nje shkelm b... Trajneri duke i rënë supeve..: “Kam frikë se do të të shkoj huq edhe ajo

[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]