Kqyrin
hutat
Në
Prishtinë një serb me uniformë
doganieri, plagosi pa kurrfarë shkaku Ali
Fazliun (40) për vdekje dhe për më
se 10 minuta nuk e lejua asnjë shqiptar që
ta ndihmoi të plagosurin, edhe pse atypari
gjindeshin nja 100 sish.
Kështu e ka ³demokracia²
me fjalë të buta e të ëmbla,
sidomos kur kërcet alltia... ³Mos met
zoti pa i marrue t¹tanë aty që
janë qillue, po a kqyr burri por si grue²...
-thotë kënga popullore.
Sikur
të ishte e mundur
Ditë
vere. Vapë e madhe. Samiu nga Prekazi tek
po mihte misër e kishte djegur dielli keq
në shpinë. Dikur në mesditë,
i lodhur e i djegur po i thot shokut të vet:
-Ah sikur të kishte qenë e mundur që
pasdite ta qitja barkun në shpinë!
Si
na u ndanë rrugët?!
U
takuan dy veta që njiheshin. Njëri nga
këta nuk e kishte bërë kurrë
qejfin çederr për çështjen
e atdheut, kurse tjetri kishte vuajtur nëpër
burgje të Serbisë dhe kishte qenë
i persekutuar me babë e gjysh nga regjimet
jugosllave. Ky që kishte qenë lojal
me babë e gjysh ndaj jugosllavizmit -e tani
ish goxha në këtë pluralizmin,
po i thotë të perseku-tuarit: -More,
si
na u ndanë rrugët kështu? Ti shkove
në atë farë lëvizjen e nuk
erdhe me ne!
-E ke gabim zotëri, rrugët tona kanë
qenë të ndara kaherë që nga
gjyshërit e baballarët tanë...
Ku
mbeti nusja?
Dikur
moti udhëtohej me qerre kuaj ose qe. Një
farë burri i sapomartuar, nga fshati Saradran
shkoj për ta marrë nusen e tij që
ndodhej në gjini. Ky ecte para qeve dhe nuk
shikonte mbrapa, sepse ³burrat² nuk
shikonin mbrapa. Afër një lumi qetë
kërcyen me vrull. Nusja u rrëzua e ky
nuk e shikoi fare. Ai
vazhdonte rrugën pa u shqetësuar. Kur
shkoi në shtëpi i doli e ëma përpara
dhe po e pyet: -Ku mbeti nusja?
Ky edhe nga inati se çka mund t¹i
kishte ndodhur nuses u përgjigj: -Burri nuk
e kthen kokën mbrapa për një nuse,
nënë!
Drenicë
jemi me ty!
Gjatë luftës së fundit në
Kosovë një familje e Drenicës shkon
në Prishtinë për t¹u strehuar
për një kohë të shkurtë.
Një pronar shtëpie po i thotë se
qiraja është kaq, dhe se këto para
duhet t¹i paguajë më pardhënie
për 6 muaj!
-Po mirë bre shoq, po i thotë drenicari,
-ju e keni shkyer gërmazin duke bërtitur
-Drenicë jemi me ju...!
-Hajt he burrë, ia priti ai, -po ne sikur
të ishim me ju, ja ku është Drenica
40 km.
Duke
qeshur me zor
Zekë
Fazlija i Qubrelit kishte patur miqësi të
vjetër me Mehajt e Prekazit.
Kur shkonte Zeka te Mehajt tuboheshin krejt lagja,
dhe e gëdhinte mëngjesin duke biseduar
e bërë shaka. Kur Zeka u plak u sëmurëndë
nga mushkëritë, e dërguan te mjeku.
Mjeku i tha se mushkëritë i ke shumë
keq. Njerëzit që e vizitonin Zekën
e pyesin: -ǹtë gjeti kështu
mor Zekë?
-E more burra, -përgjigjej ai, -mushkëritë
më janë shterrur duke qeshur me zor
te Mehajt e Prekazit!
Me dorëza boksi!
Një
student, i cili në ndërkohë edhe
ushtronte ngapak boks, një ditë dimri
i
kishte harruar dorëzat e boksit në shtpinë
e tij në fshat. Babai i tij para se të
nisej për treg, duke kërkuar dorëzat,
rastësisht i gjen dorëzat e boksit të
të birit. Eh, këto duhet të jenë
të nxehta, thotë me vete, dhe i fut
në duar e del në treg! Ato edhe ashtu
të mëdha, duart nuk mundte që t¹i
fus në xhepa, dhe tërë ditën
nëpër treg, njerëzit ruheshin prej
ti se mos ka luajtur...
Çka
mund të jetë ky?
Nga
babai, mbret, musliman. Nga e ëma hungarez,
katolik. Nga e shoqja australian, protestant,
afrikan! Vet i biri i mbretit, shqiptar, muslimano-katoliko-protestant,
shqiptaro-hungarezo-afrikan! Po nipi i mbretit,
pra i biri i Lekës së Parë, ³trashëgimtari²
i ardhshëm i fronit, kush e di se çdo
të jetë, për nderë le ta ketë!
Zeqë
Baksi
Një
Zeqë Baksi i Drenicës, pasi i vdiq i
ati, mbeti që të kujdesej për shtëpi
dhe burrëri. Një mik i tij kishte dasëm
dhe e thirri. Zeqa i mori dy kuti cigare, dhe
u nis për në dasëm. Para se të
shkonte në dasëm, u ndal te një
livadh me kumbulla dhe tha me vete që të
mësohem pak ndër burra. Ja nisi e po
flet me zë, duke iu thënë kumbullave
-iu ngjatë jeta burra! Për hajr
dasma i zoti i shtëpisë, -i tha një
kumbulle që ishte si më e vjetër
dhe ia gjuajti dy cigare. Nga dy ua gjuajti edhe
disa kumbullave që ishin si më të
vjetra duke iu thënë meraba edhe ju
burra. Kurse disa kumbullave që ishin si
më të rejat, iu hodhi vetëm nga
një cigare, duke ju thën: meraba edhe
ju
djemë. Ndërkaq, iu hargjuan cigaret,
dhe disa pipave të ri të kumbullave
iu tha: ju fëmijët nuk e pini.
Ja mori mendja se mirë e qiti rendin dhe
u nis tek i zoti i dasmës. E pritën
e nderuan, dhe i vunë duhan pëparara
siç ishte zakoni. Ky po ua bënë
dasmën përhajr, dhe po do me ja dhënë
atë ³rendin² e vetë si e kishte
menduar, por
kur i futi duart në xhepa e i nxori kutitë
e pa se ato ishin thatë, sepse cigaret i
kishin mbetur te kumbullat. Ashtu i zënë
ngusht me kuti cigaresh të thata në
duar u tha, -meraba burra dhe në koftë
se më ndigjoni mu, shkojmë deri te kumbullat
dhe e dhezim nga një .
E
rrahën për lesh mjekrre
Në
postbllokun e policisë serbe të Nedakocit,
u rrah një i ri shqiptar, nën pretekstin
se ai e kishte lëshuar mjekrrën që
të ju bashkohet forcave të UÇK-së!
Ky i shkreti në atë hallakamë e
sipër ua kthente: ³Jo mor, se po qe
me lesh mjekrre, dhjetëra veta do të
hynin në UÇK për para meje si
Qosja,
Gorani, Kraja, Shkëlzen Maliqi, Veton Surroi
etj.
Nga
një pako cigare për Qeverinë!
Tre
studentë shqiptarë nga Heidelbergu i
shkruan ³Rilindjes² ku i propozuan që
rreth 100 mijë shqiptarë në diasporë
të japin për ³qeverinë²
e Bukoshit,të paktën nga një pako
duhan në ditë! Për ata që
nuk e pijnë duhanin kjo nuk vlenë tha
njëri: Kot e kanë ata studentë,
³qeverinë² dhe Rugovën nuk
ka
kush e ngopë me duhan. Ata ta pinë dynjanë!
Atëherë lë t¹i mbaj qeveria
cigaret pra. Jo mor të bëjë kontrabandë
me to pastaj, -ia priti tjetri!
³Shtëpitë
e zotit²
Në
kishat që i ka përvetësuar Serbia,
si manastirin e Deçanit etj, milicia dhe
forcat tjera paramilitare serbe i kanë vendosur
forcat dhe armatimin e tyre prej ku po vrasin
shqiptarë. Sa të parespekt janë
serbët ndaj kishave!
LDK-ja kurrë nuk e ka bërë një
gjë të tillë, ta zëmë
me xhamia. Ndonjëherë kanë mbajtur
ndonjë mbledhje partiake, ndonjë kuvend,
mbase e kanë dhënë edhe ndonjë
pikë muzikore, por kurrë nuk kanë
vendosur fishekë me rrethatore.
Fascionuese
Gjatë
kohës së luftës TVSH e dha lajmin
se shumë të rinj nga Tetova dhe Gostivari
shkuan në Kosovë dhe u bashkuan me luftëtarët
e lirisë - UÇK-në për të
ndihmuar luftën kundër okupatorit serb.
ǹështë e vërteta lotët
më
rrëshqitën për faqe nga ky akt
sa madhëshor aq edhe emocionues. Një
shok i imi më tha: -Një fjalë e
popullit thotë, ³kur t¹ia hash
quranin Dakës, lidhe tëndin për
këmbë t¹arkës²!
Ti
je i besueshmi i tyre
Në
kohën e ish-Jugosllavis në perëndim
ka patur shumë klube, ku bashkatdhetarët
takoheshin e bisedonin, e besa ndonjëri edhe
spiunonte ngapak. I tillë kishte qenë
edhe kryetari i një klubi. Në një
mbledhje, ai të pranishmëve po u thotë:
-Vëllezër, këtu siç e dini
jemi në vend të huaj dhe duhet të
ruhemi shumë se po na spiunon kush!
-Nuk e besoj, foli njëri. Fundi i fundit
shoku kryetar ne s¹jemi duke bërë
asgjë të keqe kundër Jugosllavisë,
po edhe me ba dikush diçka, para teje s¹mundet
kush me shkue e me lajmëru, e na besa nuk
jena tranue e me folë para teje...
Nuk
jam unë ai?
U takuan dy shokë dhe po bise-dojnë:
-E, a po vjen edhe ti në partinë time?
-Pse, kur e ke lëshuar LDK-në?!
-Ehu, ka kohë burro, ka kohë.
-E në cilën parti je anëtarësuar
tani?
-Jam anëtarësuar në një ³parti²
të luftës.
-Mirë, po i thotë ai, -po çfarë
programi ka, dhe çka duhet të bëjë
unë teju?
-Programin e ka me vra pushtu-esin, dhe ti si
djalë i fortë që je duhet ta djegësh
stacionin e milicisë serbe.
-Pasha besën më ke ngushtue, veç
nuk jam unë ai që po kujton. Më
beso që as kaftorrin në shtëpi
unë s¹mund e kallë. Mos me qenë
nëna unë mërdhihem dimrit.
Unë e njoh vetën dhe më mirë
po rrie në qet partinë time t¹butë
që nuk luan me zjarrë, mor burrë
se ia kemi frikën mos po digjet kush!...
E
vajtuan si më pas vdekur!
Në
kohën kur Gjermaia i kthente azilkërkuesit
shqiptarë, për një të sapo
kthyer, familja e tij në vend që të
gëzohej e paskan qarë sikur të
kishte vdekur.
-E sa kanë ndryshuar kohërat! Dikur
kur kthehej ndonjëri nga kurbeti e gjithë
lagja tubohej, dhe e uronin që kishte arritur
shëndoshë e mirë në shtëpi,
e tani qajnë familjet, pse u kthyen bijtë
në shtëpi të vet! Mos harroni atë
thënien e urtë poullore: ² Nuk
është mirë peshë me u çu,
në vende të huaja me lakmu...²
Eh,
çka ishte diktatura
Ja,
pra, shyqyr që u ngopëm edhe me ³demokraci²
po fliste një mesoburrë në një
tubim rasti. Qe besa kur ka qenë Enver Hoxha
gjallë kemi pasë shkuar kot more burra!
As nuk mund të mbyteshim në det, as
mund të vriteshim mes vete, as emrat nuk
mund t¹i ndërronim e të bëheshim
grekë, as automatikët e tanket nuk mund
t¹i merrnim e të shëtisnim pak
me to, as paratë nuk kishim ku t¹i fusnim,
sepse nuk kishte piramida atëherë. Pbrapambeturi
e madhe! Po ç¹të them më
shumë, -diktaturë me një fjalë.
Ja, tani kjo ³demokraci² e gëzuar:
nëse don, mbytu në det, nëse don,
merr automatikun e vrit nja tre-katër vetë
për qejf, nëse don, hipi tankut e shëtit
rreth qytetit, paj nuk ka qenë kështu
more burra as në kohë të mbretit,
nëse don, futja minat urës... Paj,
ruajna zot prej diktaturës!
Nuk
tutet shosha me arushë!
Një
aktivist i një subjekti politik frikësohej
shumë prej milicisë, dhe
një ditë tek po mbante një mbledhje
në një fshat, disa të rinj vendosën
që
ta frigojnë. Gjatë asaj mbledhje një
i ri i ofrohet të veshi dhe po i thotë:
-Zoti kryetar, më thanë se në oborr
po sillen milicia dhe kanë pyetur se
kush po mbanë mbledhje? Atij të gjorit
sa nuk i ra të fikët.
-Dy burra dolën në oborr. Pas pak u
kthyen dhe po tregojnë se në oborr nuk
ka këmbë milici.
-Ky aktivisti duke dashur që të tregohet
se nuk është ³frikësuar²,
tha:
-Vazhdojmë burra, se nuk tutet shosha me
arushë!
Masa ia plasi gazit...
Në
Gjakovë
Para
nja tridhjet vjetësh shkova në Gjakovë
për me i ble do jorgana,
-tregonte një plak.
-Hyra në një akçihane për
të ngrënë pak bukë. Nja katër
djemë të ri po
m¹vesin: prej nga je axho? Prej Drenice,
ua ktheva.
-Eh ju Drenica nuk patët kurrë një
njeri të zot e me shkollë. Na Gjakova
po
e mbajmë Kosovën dhe filluan e po mi
numërojnë Veli Devën, Mehmet Hoxhën,
Xhavit Nimanin, Fadil Hoxhën etj. Mjaft!
-u thashë se pasha mixhën po e
pranoj, se mos me kanë qita djem moti na
kish marrë Shqipnia.
E
mashtronim me duartrokitje
Derisa
bisedonin dy veta, njëri e pyet tjetrin:
-A keni qenë ndonjëherë
kundër sistemit të Enver Hoxhës?
-Të gjithë kemi qenë kundër
or kosovar, të gjithë. Kurrë s¹e
kemi dashur atë
sistem.
-Po mirë, si nuk e diktonte ai që ju
mbi tre milionë njerëz jeni kundër
tij?!
-Eee, e mashtronim me duartrokitje.
-Sa vite e mashtruat kështu?
-Eee, për dyzet vite rresht ia hodhem Enverit!
Janë
veshur të gjithë!
Disa
shokë në një bisedë tregonin
se atje nga ana e Gjilanit, Suharekës,
Ferizajt, e Prishtinës me rrethinë,
sikur nuk po e bëjnë asnjë telashe
me
Serbinë! Po, nuk kanë mundësi or
ti, është kohë pune. Gjilani kanë
mbjellur
duhanin, Suhareka pas rrushit, në Ferizaj
luhet bilardo, në Prishtinë pihet
limonada...
Jo, -ia priti tjetri, -në Suharekë janë
veshur që të gjithë besa! Është
e
ndershme kjo që ju në Suharekë
qenkit veshur, -i tha Prishtinalia. Në
Prishtinë s¹ke pse del, na bënë
gazin e botës, djem e vajza zhveshur!
Ata
bile s¹ishin të ekologjisë!
-A
dëgjove që Namik Hoti para disa dite
ishte në Beograd!?
-Pse tani e paske marr vesh ti?
-Jo mor, moti e kam marr vesh, pse mos është
hera e parë që ky po ³viziton²
Beogradin?
-Ani pra çka ke mor kosovar? Ata t¹uajt
për çdo ditë po shkojnë
në Beograd
që nga Brahimi e deri te kuriri i tij, e
ne spo nxjerrim zë!
-Jo, por habitem se edhe tanët po shkojnë,
por ata nuk janë të Ekologjikes.
-Eh, këta të Ekologjikës së
Namikut e kanë në program që herë
pas herë ta
ndyjnë ambientin!
A
ta pyesim plakun?
Qëmoti
dy vëllezër kishin vendosur që
të ndaheshin. Ata shkuan për ta pyetur
Plakun e urtë se si ta ndanin pasurinë
mes vete
-Plaku i urtë po u thotë, -kot paski
ardhur!
-Pse?, -po i thonë këta.
-Po ju a jeni vëllezër, - ua ktheu Plaku?
-Po besa, - iu përgjigjën ata?
-E pra, -u tha Plaku, - me vëlla çdo
gjë e ke përgjysmë, pasurinë,
të mirën
dhe të keqen!
Mos
dvet çka nuk dvetet!
³Na
paskësh qenë një herë një
grua e cila kishte mbetur e ve dhe si dukej
kishte vendosur që të mos martohej më.
Por, se si i vjen puna e martohet
sërish. Pas disa kohësh burri i ri po
e pyet: -Allahile grua - a ma i zoti a
kanë ai burri i parë, apo unë?
Ajo po i thotë: -Bre ti njeri, nuk është
borxh me dvet çka nuk dvetet se qe
besa burri i parë na kishte mbajtur të
dyve mbi shpinë, dhe e kishte lëvruar
arën!
Duku!
Një fshatar shkoi për të jetuar
në qytet. Ai kishte shokë shumë
dhe kur
bisedonte me ta në telefon u thonte, -mirë
u dëgjofshim dhe dukuni!
E shoqja u lodh duke pritur e përcjellur
mysafirë dhe një ditë po i thotë
të
shoqit:
-Allahile ti njeri çka do me thanë
kjo fjalë duku? -I shoqi po i thotë
se
kjo është kur e fton një mysafir
për vizitë. E me i thanë çduku,
çka i bjen?
Do të thotë mos eja. Një ditë
kur ai nuk ishte në shtëpi, ajo, kujtdo
që
telefonoj i tha: Çdukuni ju lutem!
A
ta bana qejfin?
Nasuf
Oruqi, një plak zotëri e teraqi i madh
e besa edhe merakli, nuk prekte
punë me dorë. Zgjohej vonë e kafenë
e pinte tërë naze. Sheti (fqinji i tij),
njeri punëtor dhe i pa naze, shkon një
ditë për ta vizituar dhe për ta
pirë
një kafe me të. Rri bukur gjatë
dhe po e vëren që Nasufi nuk po i bënë
qehre. Ky nuk u durua dhe po i thotë: ³Nasuf
more! -Urdhëro, -a ktheu ai.
Diçka si pa qehre po më rri! Unë
kur u nisa thash me vete po shkoj te Nasufi
e po ja bëjë qefin pak...
-Valla more Shet bash dhie qefin ma kie sot!
Pesëqind
dinar mixho
Një
fshatar i varfër, s¹kishte gjë
para shpirtit veçse një buallicë.
Ndërkohë ajo ndiqej për buaj. Ja
mësyu një zotërie që ishte
i pasur dhe që
mbante buaj, por ky zotëriu buallin e lëshonte
me të holla. Fukarai i gjorë
nuk kishte para. Ai shkoj me shpresë se mos
do të mbaronte punë disi dhe po
i troket në derë. Dual një çun
i ri e po i thotë: -Axho, për buallin
duhen
500 lekë!
-Nuk kam, po i thotë plaku, më shpresë
se mos po ia lëshonte pa lekë.
-Ke, s¹ke, lekët ose ec nga ke ardhur
e mos na pengo!
Plakut i hypën nervat e po i thotë:
-Ndëgjo more djalë: po t¹i kishte
mixha
500 lekë, nuk do të kishte ardhur të
ju që t¹mi hypni buallicës, po
mixha do
t¹i kishte hypur vet, që besa!
Çysh
e kam ftujen?
Iniciativa
³Familja ndihmon familjen² u parodizua.
Një zotëri, i cili
krekosej paksa, dual në pazar e bleu një
dhi dhe ia dërgoi një të varfëri,
i
cili ishte si mos më keq, por krenarinë
dhe shpresën për të ardhmen nuk
ia
kishte vrarë varfëria.
Coli i varfër sa herë që dilte
në pazar e takonte zotërinë dhe
ai e pyeste:
-Si e kam ftujën, si është për
gjiri ajo fisnike? Coli i varfër gjithmonë
i
thonte mirë, mirë dhe i buzëqeshte
si pa dashje.
Një ditë e një dhe Colit i erdhi
shpirti te hunda dhe po i thotë: -Ndigjo
or
ti zotëri, eja e merre ftujën se nuk
mund të qeshi me zor shkaku i një dhie
sa herë që të takohemi.
Pasha
zotin hunda jeme paska qenë!
Dikur
kishte qenë rrezik me u marrë me kontrabandë
duhani. Një i Polacit dhe
një i Prekazit shkojnë në Gjilan
për të blerë duhan. Udhëtimi
ishte me
rreziqe dhe bëhëj natën. I polacësi
ishte me një grip dhe me hundë të
zëna.
Nga lodhja e madhe i fishkëllon hunda dhe
iu duk se fishklluan xhandarmëria,
e i thotë shokut ikim, dhe ia dhanë
vrapit. Vrapuan dy-treqind metra e u
ndalën pak për të përgjuar.
Atij prapë hunda ³fiu², e ta marrin
vrapin
prapë. Mirëpo, ky i Prekazit e vërejti
që atij po i bënë hunda e kapi
për
dore dhe po i thotë: Ngadal vëlla se
na mbyte. Nuk ka xhandar, po hunda jote
po fishkllon! Ai u ndal dhe për të vërtetuar
po i fryn hundës.
-Pasha zotin hunda jeme paska qenë!
A
do me të rrah dajak, a do me të vra
kobure?
Një
Qaza, ³poreznik² i Serbisë kërkonte
tatimin prej populli dhe kush nuk
e paguante e bënte telashe me milicë.
Duke shkuar në një fshat e takon Arif
Qorrin, i cili ishte shumë i varfër.
Pse nuk e paguan ³porezin²?- iu
kërcënua ³poreznik² Qaza.
-Nuk kam ku me i marrë - ja ktheu Arifi.
-Kam me t¹i marrur teshat e shtëpisë,
-i tha ³porezniku²!
-Prit pak se po ta paguaj, tha Arifi, dhe nga
gardhi e nxuar një hu, mirëpo
Qazës nuk po i mbushte sy. Pasi e nxori hunin
prej gardhit, Arifi e nxuar
edhe koburën nga brezi dhe po e pyet ³poreznikun²:
-A po do me të rrahë
dajak, apo do me të vra krejt? ³Poreznikun²
e lëshuan këmbët, dhe po i
thotë: -Aman burrë, rrihem e mos m¹vra!
-Mirë, po i thotë Arifi, -bjer se nuk
mundem me të mbrri me hu. Qaza u
shtri, e Arifi i hipi hu gardhi deri sa e la të
shtrirë, sepse siç thonte
Arifi, -kisha frigë se qohet e më duhej
ta vrisja krejt!
E
mori reumatizmin
Hë,
që kur ecën ky kështu, çka
i paska ndodhur?! Eh, e ka marrë reumatizmin
dhe sa nuk është paralizuar!
Po ky ka qenë shëndoshë si molla.
Plisin e mbante në lulë të ballit,
revolen s¹e ka hequr kurrë nga brezi
-Po, pikërisht revolja është shkaku
që ky mori reumatizmin!
-Paska qenë trim i madh?
-Jo ore ti, ky vetëm nëpër dasma
shtinte pa ndalur. Revolen e kishte me leje
të hyqymetit, së voni ja morën
revolën, ndërkaq këtij i mbeti
reumatizmi
prej saj! Ata që janë trima nuk e marrin
reumatizmin, sepse ata nuk e mbajnë
armën në bel, por në gjoks qe besa
e të drejtuar nga Serbia.
Mëngjes
e jo kafjall
Një
plak e kishte patur një djalë dëshiri.
E shkolloj dhe ai filloj punën si
mësues në fshat. Prindërit u gëzuan
dhe nuk kursenin gjë për të. E
ëma i
sillte ve të skuqura, qumësht, kajmak
e çka jo për mëngjes. Sa shkonte
djali
në punë, plaku kërkonte kafjall,
por e shoqja i shtronte djath, gjizë, qepë
etj. Një ditë plaku po mendohet dhe
po thotë me vete, -si duket ky mëngjesi
qenka më i mirë se kafjalli, dhe vendosi
që nga plaka e tij tani e tutje të
kërkojë mëngjes e jo më kafjall.
-Moj plakë!
-Urdhëro, -ia ktheu ajo. Më bën
gati edhe mua pak mëngjes.
-Pas pak plaka po e thërret: -O plak, eja
se buka është gati!
-ǹështë këta?, -po
bërtet plaku. -Po unë kam kërkuar
mëngjes si të djalit e
jo kafjall moj, të marrtë mortja!
Nuk
janë të lavdueshëm
Një
çun po e pyet një plak goxha të
mençur: -Çfarë mendimi ke ti
axho për
ata që janë asnjënës?
-Pasha ,o thotë plaku, -ata që qëndrojnë
në mes të dy rrugëve nuk udhëtojnë
për askund. Populli u ka thënë:
³as hajri i shqiptarit e as sherri i
shkjaut!² Po të thotë axha se ky
allasoj i njerëzve nuk është hiç
i
lavdueshëm. Se nuk e dinë njeri me kë
janë deri në momentin e fundit! Kur
të vie fundi ata hidhen fap, e thonë
jam me të fortin!
Jo
isha duke folur për Azem Bejtën!
Në
një dasëm në Syrigonë një
i moshuar po tregonte se si ³kishte²
luftuar
kundër Serbisë gjithmonë.
-Burra, -fliste ai, në një rrethim që
më ishte bërë, as zogu i malit
nuk
shpëtonte. Kërciste pushka në të
katër anët, por edhe unë gjuaja
me pushkë
pa ja da, dhe thërrisja me sa zë që
kisha, ooo prite, prite Ndal pak, ndal
pak, - ia priti një bashkëmoshatar i
tij që e njihte shumë mirë. Ti
tregona
një herë për kë e ke fjalën?
-Prite Azem Bejtën, e drodhi plaku, pasi
që e vërejti së do t¹i dalin
për
lëndinë. Isha duke treguar për
Azem Bejtën, kur e kanë pas rrethuar
se me
pasë qenë unë asi trimi, tashi
ma kishit dëgjuar këngën.
Hej
Medet kush koka metë
Shkon një i Gallapit në Lluga të
Llapit për me pa të Osman Zhitia. Aty
e
presin sipas zakonit e ishin kanë qëllue
mbi tridhjetë burra të Llapit, pasi
u la kryeshnoshjen filloi muhabeti e dikur Osmani
po e pyet: Allahile bre
mik kush a mbet tash në Gallap prej trimave?
Ky duke menduar se do të ia
mbush syrin burrave të Llapit thotë:
Valla pas atyre trimave në Gallap jam
mbet unë! Osmani qohet në dy gjunjët
e i ofrohet më afër që ta shosh
ma mirë
dhe i thotë: -Ti je met a?
-Po valla, -iu përgjigj ky.
-Haj medet kush koka mbet bre mik, ia kthen Osmani.
Jo,
më mirë në terr!
Njëri
shkon për ta vizituar një shok në
një shtëpi azilkërkuesish. Në
dhomë
ishte terr. Vizitori po i thotë: -Pse nuk
po i ndizni dritat?
-Është e djegur, - ia ktheu ai.
-Ja paratë e blini dy - tri llampa elektrike,
-i tha vizitori duke menduar
se nuk kanë para.
-Eh, ia ktheu ai! -Sikur t¹i vëmë
llampat, s¹mund të fus gjumë në
sy kush
këtu! Tërë natën do të
rrinë duke luajtur letra. Më mirë
bisedë nëpër terr e
rehat, sesa me llampa e me ³taksirat²!
-Si po të duket, - e pyste ai herë pas
here mysafirin.
-Mirë besa, - kjo është një
zgjidhje taktike - paqësore që çdo
kujt nuk i
shkon përdore!
Ne
po e hajshim ni nam
Dikur
në Kosovë kishte pak vetura, e në
veçanti në Skënderaj, si pjesa
më e
varfër e Kosovës. Një ³posllanik²
Lata e kishte blerë një veturë.
Mirëpo,
nuk dinte që ta ngiste. Pasi ia mori pak
dorën, me mësimin që ia kishte
bërë
një shok i tij, Lata deshi që ta provojë
me nga veturën vetëm. Shoku i tha
Latës: -Ti nisu në këtë drejtim
dhe kur të shkosh në Polac të lisat
e Xanit
ktheu se unë po të pres në shtëpinë
tënde. Ky shkoi në shtëpi të
Latës dhe
po bënin muhabet me të shoqen e Latës,
kurse Lata i gjorë prit se po kthehet
këtu, e prit këtu, shkoi deri në
Gllogovc, sepse s¹kishte guxim të ndalonte.
Deri sa erdhi, shkoi më shumë se një
orë. E shoqja e Latës i tha: -Ne po
e
hajshim ni nam me këtë shokun tënd,
derisa po vije ti, Latë!
E kishte fjalën për darkën e shkreta.
O
puthu me mua, o me priftin!
Një
vajzë e sapomartuar po e vëren se i
shoqi po i kthehet vonë në shtëpi.
Një ditë ajo vendosi që ta përcjell
të shoqin. Ajo e pa se i shoqi hyri në
një objekt, ku zakonisht mbaheshin rituale
fetare. Ajo u afrua e po e
shikonte të shoqin, i cili kur u përshëndet
me priftin e puthi në të dy
faqet. Nusja u kthye në shtëpi dhe po
e pret të shoqin. Mirëpo i shoqi nga
ritet fetare kishte shkuar në kafene, ia
kishte grahë rakisë dhe u kthye si
zakonisht pas mesnate. Kur i erdhi i afrohet nuses
dhe po do me e puthë.
Nusja e hidhëruar në kulm që i
shoqi ishte vonuar prap, ia priti: -O puthem
mua në faqe, o priftin e kafenenë, se
qebesa, kështu më jo!
Po
i mpreh dhëmbët biro!
Një
³poreznik², shkon te një fshatar
i varfër për t¹i kërkuar ³porezin²
që
ai nuk ia kishte paguar Serbisë. Fshatari
i gjorë nuk kishte gjë pas
shpirtit veçse pesë kokë dele.
³Porezniku² ishte lodhur e uritur, fshatarit
i tha që t¹ia bëjë pak bukë,
kurse një çunakut po i thotë:
³Më sill legenin
dhe pak ujë, dhe filloi e po i lan dhëmbët.
Çuni nuk kishte parë kurrë njeri
duke i larë dhëmbët dhe po e pyet
babanë e vet: -Babë, çka po u
bën dhëmbëve
ky njeri?
I ati (pasi nuk diti se çka me i thënë
të birit), ia priti: -Valla more bir
qysh ashtë kah i mpreh dhëmbët
me kët farë furçe, po m¹duket
se po bahet
gati me na i hangër qito pesë copë
dele që na kanë mbetun mas shpriti!²
Prej
Xhamisë e në kafe të rakisë!
Pajaziti
nga Kuqica, ³poreznik² i pashpirt. Në
kohën e tij, s¹kishte lënë
gjë pa bërë, për t¹u
treguar besnik i hyqymetit.
U plak ky Pajazit aga dhe u pensionua,kur erdhi
e lumja demokra-ci, na e
vuri kapuqin e zi me një antenë përmbi
kry llafet e njerëzve më mirë me
i
ndi për me tregue në milici, na i bleu
dhe një palë tespi, e shkoj drejt e
në xhami!
Ditë tregu. Ramazan. Po e takoj një
vendas, i cili e mbante ramazanin.
Për habi, ai në kafene. Cigare e birrë
përpara!!!
Hë Agim, çka u bë me ty kështu?
E din ti që është ramazan, apo
unë nuk jam
në terezi?
-Eh, more vëlla - po tregon Agimi - ramazanin
e kam mbajtur shumë. Parmbrëmë
shkova me i falë edhe taravitë në
Mitrovicë, plot xhamia me xhemat, kur ç¹të
shoh, Pajazit ³Porezniku² ishte bërë
myezin. Eu, - i thashë xhematit, po a
mas Pajazitit me u fal a?! Jo bre pasha zotin
kurrë, - u thashë, - e drejt
prej xhamisë e në kafe të rakisë.
Dhe m¹beso, qysh prej djehit nuk e kam
hjek prej goje.
Mos
a kanë tjetër kush biro?
Tahir
Hajdini e kishte mbaruar ushtrinë dhe shkon
një shok për ta vizituar.
Në ndejë e sipër, babai i Tahirit
i lodhur kërkoi të falur, dhe u shtri
në
një qoshe të odës. Shtihej se gjoja
po flinte, por qëllimin e kishte që
shokët t¹i linte që të bisedonin
lirshëm. Tahiri, pasi që ja mori mendja
se
i ati flinte, ia nisi bisedës e po tregon
për ³trimëritë² që
i kishte bërë
gjatë shërbimit ushtarak. E rreha një
ushtar, -po thotë Tahiri, -pastaj një
rreshter, mandej një dhjetar, por më
interesant ka qenë kur e kam rrahur një
kapiten! Besoni burra, -fliste ai, -kapiteni i
ka patur nja 90 kg., dhe si i
kam rënë boks, me të parën
e kam rrëzuar! Babai i Tahirit, po dremiste,
por
kur i dëgjoi këto fjalë (duke e
njohur të birin që s¹është
që i bjen kujt) u
ngrit e po i thotë: -Mos u kanë tjetër
kush biro?
-Po pra babë, - ia drodh Tahiri, -isha duke
treguar për një shok timin që e
ka pas rrëzuar një oficer me një
të rame.
-E kështu po, -ia ktheu plaku, -se ti nuk
je që i bjen kuj pasha babën, veç
taksirati i këtyre shokëve dhe i jemi
që na le pa gjumë sonte.
Dhëndrri
i ³mençur²
Një
bujk nga Vraniçi merrej edhe me kultivimin
e bletëve dhe për to
bisedonte përherë dhe kudo. Shkon një
ditë te i vjehrri i vet dhe fillon e
po i shpjegon atij për dobinë e bletëve
dhe i thotë se veç mjaltit, bletët
kanë edhe veti tjera shëruese. Pra s¹ka
nevojë për barëra të mjekut
po i
thotë ai vjehrrit të vet. Më mirë
është me të thumbuar nja 20-30
bletë sesa
me e marrë një kuti hapa!
-Hajt he djalë, le atë muhabet, - po
i thot i vjehrri, se me qenë ashtu,
mjeku në vend të ilaqeve e mban një
krojshe me bletë dhe kur të shkosh për
t¹u vizituar, ta fut një grusht bletë
në pantollana...!
Mbase
kërset vetë
Ish-pushteti serb e kishte rrethuar një fshat
me forcat e veta, ndërkaq
helikopterin ua kishte lëshuar përmbi.
Agroni, rreth 13 vjeçar e kishte
marrë çiften që e kishte patur
me leje gjyshi i tij, dhe u fut në odë
e po i
thotë babait të vet: ³O babë,
merre çiften e gjuje helikopterin se po
vjen!
-Besa more bir me pas qenë unë ai që
e gjuej s¹kisha pritë hiç që
të më
thuash ti. Nëse ta merr mendja gjuje vetë
se unë jo qebesa Ose çoja gjyshit
ndoshta ai ban gajret
Gjyshi i tyre po i dëgjon e po thotë:
-Besa me pas qenë gjyshi i pushkës,
tash ma kishit sjellë bukën në
mejdan të luftës po lene atë
të uruar te
lama, mbase kërset vetë e i del kënga!
Edhe
filxhanin ta ha
Shkon
Ferat Beqa me shokë te një mik i veti
për ta ngushëlluar për një
vdekje. I pritën mirë e sipas zakonit.
Pak pasi që i pinë kafetë, miku
po i
thotë Feratit: -Allahile a ta sjell edhe
një kafe?
-Jo nuk mundem më, ti mos u mërzit se
e kryem, - ia ktheu Ferati.
-Allahile a mundesh me e pi edhe një kafe
a jo?, -prapë po e pyet miku.
-Allahile edhe 10 kafe mundem me i pi, edhe filxhanin
ta ha mas mbrami, po
nuk ka nevojë më shumë se një
kafe. Kjo është mortë në të
ngushlluem, kafetë
i pimë e me na dhanë leje t¹ecim,
-ia ktheu Ferati.
A
bleve gjë?
Dy
vëllezër, kishin mbetur vetëm,
si mos më keq në pleqëri. Njëri
prej tyre
një ditë doli në treg të Gjilanit
për t¹i blerë gjërat e nevojshme
për
shtëpi. Në të kthyer u takua me
dy miq të tij dhe nisën e po bisedonin.
-Më falni se tash m¹duhet të shkojë!
Edhe vëllaun e kam lënë vetëm
në
shtëpi, -u tha plaku. Të dy miqtë
u shikuan mes veti dhe i thanë:
-Edhe ne deshëm të vinim tek ju sonte!
Ky u zu ngushtë, megjithatë iu tha:
-Po ejani, pse jo? Po ju e dini se s¹ka kush
iu shtron e gatuan. Ne, siç e
dini jemi vetëm!
- Ani s¹ka gjë, - ia pritën ata
dhe ia morën gjërat që i kishte
blerë ky për
t¹i ndihmuar e u nisën. Kur mbërrinë
në shtëpi, vëllai tjetër i
priti mirë,
u vuri kafe e duhan përpara dhe po bisedojnë.
Pas pak ai po e pyet të
vëllain se si kishte kaluar në treg
dhe a kishte blerë gjë?
-Po besa i bleva dy kuaj, - iu përgjegj i
vëllai.
-Po a erdhi hip a zhdrip, - po e pyet i vëllai.
-Jo, nuk u hipa, veç i ngarkova, - po i
përgjigjet ky.
-Njëri nga miqtë duke e kuptuar aludimin
po thotë: Besa është dashtë
me u
hypë e pak ka qenë!
Unë
jam në shtëpinë time!
Avdiu, fqi i Bislim Prekazit shkon një ditë
për të ndenjur tek ai. Avdiu
ndenji gjer në mesnatë! Edhe pse ishte
dimër njeriu i gjallë duhet të
lëvizte, kurse atë ditë iu desh
që mbi 16 orë të rri ngujuar në
odë duke e
dëgjuar Avdiun se çka po i thotë!
Hëngrën mëngjesin, drekën
e darkën e
Avdiu nuk po lëvizte. Dikur, pasi kishte
kaluar mesnata Avdiu po thotë:
³Bislimo, a qohemi?!²- Bislimi ia ktheu:
Unë jam në shtëpinë time e
nuk kam
ku e kaj nënën me shkue, kurse ti bëja
si të duash Avdio...
Ata
nuk vesin
Njëfarë
djali goxha i sert, para lufte po i thotë
një plaku: ³Jam trim e qe
besa frikës nuk ia di se nga i ka dyert,
por me i vra milicët e Serbisë po
më thonë ³shpiun e dorë e
zgjatur e UDB-së, mos me i vra, prapë
po më thonë
frikacak e i pa kurriz- çka me ba mixho,
m¹drejto pak! He, more djalë, - po
i thotë plaku, -rri kështu si je, ma
mirë, se ata që vrasin milicinë
e
serbisë, tybe nuk vesin!
Nuk
është borxh me këqyr seri!
Po
bisedonin dy shokë në Zvicër, të
cilët iu takonin partive të ndryshme.
Zgjedhjet u kryen në Kosovë dhe tash
po afrohet seanca e parë e parlamentit,
po i thotë njëri tjetrit. Çka
ta merr mendja, kush do të zgjidhet president?
Megjithëse jemi anëtarë partishë,
është mirë që ne të mërgatës
të mos
përzihemi fort!
-Dmth., të rrimë të paanshëm,
siç po thua ti?
-Mirë pra, a ka mundësi të ta bëjë
edhe një pyetje?
-Vetëm urdhëro, -ia kthen ky që
hiqej si më i ditur.
-A e kemi ne Kosovën nënë?
-Po, si jo.
-E pra, nuk është mirë me ndejt
i pa anshëm e me këqyrë seri e
nënës me na i
hip turli agllamazi e me na e lodrue poshtë
e lartë.
Mos
shkoni atje!
Një
politikan kosovar ditë më parë
me rastin e një vizite që e bëri
në
Shqipëri, takoi edhe parinë e të
gjitha partive politike atje. Gjatë bisedës
u tha: -Kohë më parë ju patët
shkuar edhe në Beograd, prandaj iu lus që
të
mos shkoni më, se nuk na vjen mirë neve
në Prishtinë.
-E more vëllaçko, -ia kthyen ata,
-ju të Prishtinës po shkoni përditë
në
Beograd e besa edhe kokat po i lini në ato
rrugë me vetura e ne nuk po u
kritikojmë, kurse ne qemë një herë
e ju menjëherë na kritikuat! Ia keni
bërë
si dhia deles në atë meselenë
A
doli?
Ia
dërgova një shkrim një gazete dhe
po prisja publikimin e shkrimit. Prita,
e prita, por shkrimi nuk doli! E mora në
telefon: Alo, po-unë jam.
-Pse nuk doli shkrimi?
-Shkrimi ishte i mirë, por nëse ka mundësi
që ta shkurtoni pak se është
shumë i gjatë dhe sikur po humb pak
në vlerë, ia kthei ai. E mora shkrimin,
e shkurtova për bukuri, e përcolla...
Prapë nuk doli. E rraha prapë telin:
-Alo, po unë jam.
-Aaa, ju qenkët? Po, shkrimin e kemi marrë,
por nuk kemi botuar, sepse ishte
shumë i shkurtër dhe sikur e kishte
humbur kuptimin. Sikur ta zgjatni pak!
Eh, i thash atij: nuk po mund e gjej si iu bie
tamam juve të gazetës!
Na
ka ra kallamoqi në shi!
Dy shokë të hutuar nga gëzimi që
ju kishte ecur fati dhe kishin fituar
në biznes , tek po ecnin rrugës dhe
bisedonin se si do t¹ia bënin me atë
fitim, një fqi i tyre, po i vërenë
se nuk janë në terezi dhe po u thotë:
-Hë
ç¹është puna? Dukeni si
të gëzuar, por edhe të humbur fare,
mbasePo ejani,
hyni brenda pushoni pak dhe pastaj vazhdoni!
-Iu faleminderit shumë, -ia kthyen ata, se
nuk kemi kohë.
- Pse burra, çka ndodhur?
- Na ka ra kallamoqi në shi, -ia kthyen ata.
Vetni
diçka burra
Muja
nga Drenica, plak pedant, e i ditur, nuk linte
tubim burrash pa
shkuar. Mirëpo, dobësi e tij ishte se
fliste shumë dhe nuk ndalej. Në një
dasmë ku ishte edhe Muja, filloj muhabeti.
Njëri nga ana tjetër e odës po
i
thotë: A po na flet diçka axha Mujë?!
-Po more, -u përgjegj Muja dhe ia filloi
bisedës.
Dikur pas, tri orësh e përfundoi e po
i shikon të pranishmit se a u ka bërë
përshtypje biseda e tij, apo jo? Asnjëri
nga të pranishmit s¹po flet! Muja
po u thotë: Po vetni diçka burra,
se unë u tregoj çka të më
vetni!
-Besa ka mbi dy orë që po mundohna me
të vetë, po ti s¹po lejshe as me
tvetë, mor burrë, -i tha një dasmor.
Ndize
një duhan!
Në
një odë burrash po bisedohej për
tema të ndryshme nga historia, shkenca,
politika, etj. Një plak ndërhynte vazhdimisht,
edhe pse kishte ekspertë
lëmishë të ndryshme të pranishëm.
Dikur njëri u mundua që t¹ia bëjë
të
ditur plakut se e ka tepruar, dhe i tha: ³Ndize
një duhan mixho se je
lodhur, -dhe ia gjuajti një cigare.
-Besa jo një duhan, por edhe një kuti
po të ma gjuash përpara, s¹e kam
ndër
men që ta ndali bisedën, - ia ktheu
plaku.
Sa kushton doktor?
Një
bujk i pasiguruar e kishte pasur gruan sëmurë.
Shkon te një shok i vet,
i cili punonte në një fabrikë,
për t¹ia kërkuar librezën
e sigurimit
shëndetësor. Ky e dërgoi të
shoqen te mjeku për vizitë. Mjeku e
pyeti
pacienten: -Ku ju punon burri, shoqe?
-Në fabrikë të municionit, -ia
ktheu ajo. I shoqi i pacientes po i dëgjon
dhe po pret.
- Si iu quhet burri?, -po e pyet pacienten prap
mjeku.
Pacientja sa deshi të hapë gojën,
i shoqi ia priti: -Sa kushton vizita me e
pagua me pare në dorë doktor,? -se unë
nuk mund ta ndëgjoj gruan time duke
thënë se jam gruaja e filanit, sherri
i 50 markave.
Inkasant
ish-²porezniku²
Në
fshatin Kodrali të Deçanit, aktivi
i LDK-së së këtij fshati në
një
mbledhje e caktoi edhe një inkasant për
3%-in. Thanë se u emërua një
³poreznik² i cili po me këtë
detyrë ishte i ngarkuar edhe nga pushteti
serb.
Ky dai, pa hezituar fare, filloi e po e mbledh
tatimin e 3%-it, por edhe
porezin e Serbisë! Njerëzit kur e takonin,
iknin prej tij!
-Po pse po ikni prej tij bre burra?, -po pyet
njëri.
-E more vëlla, ec e dije se për ka është
duke mbledhur tatim ai sot, për
qeverinë e Bukoshit a për atë Milloshit?!
Qeshin
ata - qeshim ne!
E
ju ngjatë jeta burra, -po i përshëndet
një kalimtar disa fshatarë që i
njihte, dhe u ndal në bisedë me ta.
Gjatë bisedës po i pyet: -Po si po e
kaloni me këta shkie dhe me këtë
demokraci?
-Po si të them more vëlla, po na thonë
se duhet me ndej urt e mos me i
provokue se na rrahin e na vrasin. Na kanë
thënë këta të demokracisë,
kur
qeshin ata t¹Serbisë, qeshni ju, qeshim
edhe ne të partisë. Kur nuk qeshin
ata të Serbisë, nuk qeshim ne e as ata
të partisë. Se kujt do t¹i dalë
vaj
kjo e qeshur mor vëlla nuk e di, veç
një fjalë e urtë popullore thotë:
³Qesh
ëmbël ai që qesh i fundit²
I sëmuri
Sylë
Dibrani nga Prekazi ishte sëmuar një
herë. Shkojnë shumë vetë për
ta
vizituar. Ndër ta edhe kushëriri i tij,
Shabani i Osmanit. Pasiqë
përshëndeten, pijnë nga një
kafe dhe fillon muhabeti. Shabani po e pyet:
-Baca Sylë! Si po ndihesh, a po mundesh me
ngranë ndonjë gjë, apo jo? Eh mor
bir, -ia ktheu Syla, -qe besa e zotit s¹po
muj fus gja në gojë veç pak mish
të zogëzave dhe nga pak rrush, -tjetër
gjë nuk po më hahet.
-E kuj ja kaj nënën e nuk ja kana zogëzat
e rrushin?, - ia peiti Shabani. Po
ti paske marrë mësysh o baca Sylë!
A
jemi gati?...
Njëri
kthehet i lodhur me tren nga një mbledhje.
Sipas marrëveshjes me të
shoqen ajo duhej ta priste me automobil në
stacion të trenit. Ky erdhi bukur
vonë. Në parking sheh një makinë
dhe i ngjan si e vetja, futet brenda dhe
shtrihet mbrapa duke thënë me vete,
derisa të vijë shoqja po flejë
pak. E
zonja e makinës vjen, futet në makinë
dhe i jep marshit pa shikuar se ç¹ka
mbrapa! Pas një ore ngarjeje, atij i del
gjumi dhe e pyet ³të shoqen²: -A
jemi gati me mbërri? Zvicëranja kur
dëgjon se e ka dikë brenda tmerrohet
e
sa nuk përplaset me automobil. E ndal makinën
dhe e flak jashtë e këtij s¹i
i mbetet tjetër, pos të kthehet në
shtëpi ngadalë!
Kështu së paku është arsyetuar
para gruas së vet!
Ma
kanë vjedhë automobilin
Një
mërgimtar në Zvicër e parkon makinën
e tij në një vend bukur larg
shtëpisë. Të nesërmën,
me që kishte për të bërë
një rrugë të gjatë, zgjohet
heret dhe e kërkon makinen aty ku e linte
zakonisht. Makina nuk ishte aty.
Ai duke menduar se ia kanë vjedhur, lajmëron
policinë. Ky në të vërtetë
e
kishte harruar vendparkimin. Pas nja tri-katër
orësh një djalë i tij duke
lozur e sheh makinën të parkuar, dhe
vjen e i tregon të atit: -Babi makina
ishte në parking, e ke harruar vendin!
- Mua mos më trego, - ja ktheu i ati, - nëse
je trim shko e tregoi policisë!
Sendet
e grave!
Njëri
duke udhëtuar me tren, tek po e shihte me
vëmendje një goxha burrë me
nja tre-katër zinxhirë ari në fyt,
me nja dy-tri unaza e zinxhirë nëpër
duar! Ai e vërejti bashkudhëtarin
që po e shikonte me habi.
-Hë, a po të pëlqejnë?, i
tha ai, -janë safi ari 24 karatësh.
-Jo, jo nuk po i shikoj se po më pëlqejnë,
por te ne në Drenicë këto i
quajnë ³sene të grave². Kur
t¹i kthejmë nuset n¹gjini, pas
një jave që
martohen, i dërgojnë të stolisura
kështu si ti!...
ǹaj kish me qenë djali
jem!
Po
bisedonin disa burra: -Shumë e zullumin po
e bën Serbia në këo anë. Ne
që
po durojmë ose jemi tepër frikacakë
o më të fortit në botë, se
burrat
dikur moti kësi poshtërimi nuk kanë
duruar.
-Një plak si më i ³sert² po
thotë: -Po si nuk doli një djalë
nane e me i vra
disa milicë të Serbisë në
mjedis të pazarit! Çaj kish me kanë
tamam djali i
jem Pas një kohe burrat u shpërndanë,
edhe djemt e plakut shkuan për të
fjetur. Njëri nga djemt flenë shumë.
Nusja e tij po e thërret: -zgjohu he
burr se ora është 11, dhe baba po bërtet
se ishte bërë nami në Gllogoc,
i
kishte vra disa milicë të Serbisë
dikush! Ai u zgjua nga gjumi me sy të
skuqur, nga se kishte fjetur shumë dhe mendoj
që ta frikësoi të atin pasi që
ia dinte ³takatin²
-Pse u zgjove kaq vonë, s¹të vjen
turp me ardhë kush e ti ende fjet!
-Isha dikund mbrëmë, dhe nuk kam fjetur
tërë natën, -ia ktheu i biri.
-Ku ishe?, -kërceu plaku si me dyshim, duke
ia vërejtur sytë të birit që
ju
kishin skuqur.
-Paj është punë me zazar, -po i
thotë i biri, -po më mirë nuk po
të tregoj.
-Ku ishe?, -kërceu plaku si ta kafshonte
gjarpëri.
-Po ti o babë, mbrëmë para gjithë
atyre burrave na skuqe duke thënë se
nuk
po ka burra me i vra qeta milicë! Mua më
erdhi rëndë e rash në Gllogoc dhe
e
bëra namin
-Ujë, ujë, po bërtet e reja! -
U bë hallakamë, plakut i kishte rënë
të fikët
nga frika. I biri u pendua kur e pa babanë
e vet në atë gjendje dhe po
mundohej që ta sille në vete duke i
thënë: -Babë, o babë, zgjohu,
se ëndërr
të tregova, ëndërr Plaku
erdhi pak në vete dhe po i thotë djalit:
-A është
një mend, apo më ke gënjyer?
-Të kam gënjyer, të kam gënjyer,
-po i thotë i biri.
-Ujë, ujë, ujë, -po bërtet
prapë e reja plakut. Prapë plakut i
kishte rënë
të fikt, por kësaj radhe nga gëzimi.
Unë
as në dasëm besa jo!
Në
burgun e Pozharevcit katër shokë në
një dhomë. Djemë dai që nuk
po ndinin
hiq për policët serbë. Gati për
ditë ja thonin këngës më zë
goxha të lartë e
t¹a çlironin Kosovën e t¹i
bashkonin tokat shqiptare e çka jo. Një
ditë një
gardian i zuri duke kënduar dhe i dërgoi
në raport te drejtori i burgut. Ai
i dënoi që të katër me nga
30 ditë qeli (birucë). Ishte muaj janar,
ftohtë i
madh dhe pas 20 ditësh u takuan në sheti.
Njëri nga Tetova, po e pyet
shokun nga Drenica: -Edhe sa ditë na kanë
mbetur vetmi?
-Edhe dhjetë ditë -u përgjigj ai.
Ai e pyeti prapë: -Çka po ta merr
mendja, e, do të këndosh ti Drenicë,
më?
- ³Besa ti bëja si të duash o Tetovar,
se unë as në darsëm më jo!²
Verës
nuk është kështu!
Dy
vetë shkojnë te një mik për
të ndenjur. Ai u gëzua shumë kur
i pa dhe i
priti me të gjitha të mirat që
i kishte në mundësitë e veta, mirëpo,
varfëria e kishte kapluar. Dimër i ashpër
dhe aty po bënte shumë ftohtë.
Të
zotit të konakut po i vinte keq që s¹po
i ngrohte dot mysafirët e si për t¹u
shfajsuar po u thotë: ³Lironu burra
se po e shoh që po u vjen pak si ftohtë,
por nuk e di se ç¹u bë kështu
me këtë dimër, besoni se verës
nuk është
kështu!²
A
pshtoi sahati?
Një
fshatar e kishte patur një djalë të
vetëm dhe nuk ja prishte për asgjë.
Ditë prej ditësh djali u rrit dhe babait
i kërkoi që t¹ia blej një
orë dore
(atë kohë orë dore kishte pak kush).
Plaku bëri ç¹bëri dhe e
shiti një dele
për t¹ia blerë djalit orën.
Një ditë ata shkuan në mal për
dru. I biri hipi
në një lis të gjatë dhe filloj
me ia krasitë degët, kurse plaku po
i
ngarkonte në qerre. Ndërkohë dega
thehet dhe i biri rrëzohet, por për
fat
nuk vritet shumë. Babai i tij e dëgjoi
britmën e djalit dhe po vrapon drejt
tij duke e pyetur: -A pshtoj sahati pa u thye,
bre bir?
Edhe
atje qenka gati si këtu!
Kur
Titoja i prishi punët me Shqipërinë
(1948), shumë titista dualën në
teren për t¹i bindur masat se në
Jugosllavi është më mirë se
sa në Shqipëri!
Në Skënderaj kishte ardhur për
këtë qëllim Veli Deva, dhe kishte
shkuar në
fshatin Klinë (të Skënderajt),
për të biseduar me fshatarët e
atyshëm. Pas
dy orë bisedash Veliu po u thotë fshatarëve
se më mirë është këtu
se në
Shqipëri?
Fjalën e mori një fshatar e po thotë:
Unë jam bujk e ndoshta nuk di mirë,
veç si po thuani ju shoku Veli, edhe atje
qenka mut si këtu!
Veli agës i erdhi inat që për dy
orë të tëra nuk kishte mundur t¹i
bind
fshatarët. Kur shkoj në komunë,
urdhëroi arrestimin e fshatarit për
ta
³bindur² me masa tjera. Fshatarin e
gjorë e kishin rrahur aq keq sa që një
pajtonxhi e solli në shtëpi. Bashkëfshatarët
i dualën përpara dhe po e
pyesin se çka i kanë thënë
në milici? - Fshatari edhe pse i dërmuar
nga
dajaku nuk ishte thyer, bile ishte edhe shakaxhi
e po u thotë
bashkfshatarëve të vet: -Ka thënë
Velia, ai që nuk thotë rrnoftë
Shqipnia,
me pajtan do ta qojmë të shpija!
Për
dhunë...
Pas
demonstratave të vitit 1981, në tërë
Kosovën shkruheshin parolla si
³Kosova Republikë², ³Poshtë
Serbia² etj. Milicët shkuan në
Malishevë ku
ishte shkruar një parollë e tillë.
E thirrën të zotin e shtëpisë
dhe e
pyetën: -Kush e ka shkruar këtë
parullë?
I zoti i shtëpisë po u përgjigjet
se nuk e di, dhe se kishte patur dëshirë
që edhe ai ta dinte.
Mirë axho, - po sikur ne ta zbulojmë
atë që ta ka shkruar parollën në
shtëpinë tënde, çka do t¹i
bëje ti?
Eee, ai mua ma paska shkrue ³Poshtë
Serbia² e unë ati për dhunë
do të ia
shkruaja ³Rroftë Shqipnija²!
Pëllumbat!
Në
një demonstratë, ditë më parë,
i lëshuan disa pëllumba të bardhë
në
fluturim, në shenjë paqeje. Po i thotë
një demonstues tjetrit: Shih sa
bukur, pëllumbi është simbol i
paqës dhe ne të LDK-së botës
po i trgojmë se
jemi për paqë. Mirë besa, -ia ktheu
ai, -por s¹duhet ta bëjmë shpesh
sepse
bota do të mendoj se jemi pëllumbaxhinjë!
Ja
ky patrioti i juaj!
Ishim në Shqipëri dhe po rrinim me disa
shokë, -tregonte Shpendi, -aty
pari kaloi një vendas i imi (të cilin
e njihja mirë), sepse dikur ai kishte
qenë punëtor i UDB-së. Një
tiranas, që ishte aty me ne, po na thotë:
-Ja,
ky patrioti juaj!
-U habita, -rrëfente Shpendi. Këtë
e quan patriot ti?, -i thash.
-Po ore, pse ç¹të keqe ka? Ne
në Shqipëri u themi patriotë vendësve
tanë, si
ju atje në Kosovë që i thërrisni
bashkatdhetarë, - ma ktheu
- Aha, po ashtu he burrë, se ma ngrive gjakun.
Me
e pasë ditë nuk isha hy
-Po
ti ç¹deshe këtu?, -po e pyet
një djalë i ri në shetitoren e
burgut
njërin.
- E more djalë, - ia ktheu ai, pasi dolën
nga burgu këta të 81-tës,
e
pashë se i respektonte populli. U grumbulluam
ne disa shokë që kishim qenë
në shërbim të LKJ-së dhe formuam
Ministrinë e Mbrojtjes. Pasi që e formuam,
njërin nga shokët tanë e angazhuam
që të na lajmërojë në
milici të Serbisë!
Po, pra, sepse ndryshe nuk na besonte kush që
ne kemi bërë diçka. Kështuqë
ne e formuam, ai na lajmëroi, na morën,
na dhanë dajak e na dënuan. Disa
ikën jashtë, për ta ³bërë²
ushtrinë në Perëndim, veç
që besa nuk e kam ditë
se është kështu burgu, se nuk isha
hy kurrë!
Besa
unë në qafë do të sillja!
Një Haziri i Prekazit, njeri pleqnar, kishte
patur shumë shokë, dhe kur
dilte për t¹i vizituar nuk kthehej me
ditë të tëra. Një herë
kishte shkuar
në anë të Shalës dhe kur erdhi
në shtëpi pas dy javësh po tregon
se sa mirë
e kanë pritur dhe se e paskan sjellur me
qerre kuajsh gjer në Mitrovicë, në
të kthyer!
-Nipi i tij po i thotë: -Mixho, qysh i ke
mërzit ti ata për dy javë ditë
rresht, ka qenë rrezik që të sjellin
në qafë deri në shtëpinë
tënde.
Besa shpejt më ka dhezun
Para
shumë vitesh, dy burra të Drenicës
po udhëtonin nga Klina për në
Vojnik. Njëri prej tyre kishte qenë
duhanxhi, dhe atë botë shkrepsa nuk
kishte, por për t¹ndezë cigaren
përdorej urori. Ai e vuri eshkën në
gurë e
filloj ta godas me uror. Kështu, pas nja
një ore rrugë eshka mori zjarr, ai
e ndezi cigaren dhe po i thotë shokut të
vet, -besa shpejt më ka dhezun!
Ka
mundësi!
Një
ditë u dëgjua nga një ³intelektual²,
se edhe Palestina na qenka
shqiptare! Ai merrte shembuj dhe e zbërthente
emrin e Arafatit, që në shqipe
do të thoshte Ara e fatit. Pra sipas tij,
fjalë shqipe. ǹtë themi,
mbase
ka mundësi, sepse edhe ata po sikur ne janë
të robëruar, zatën të gjithë
të
panafakët, sipas një filozofie, janë
vëllezër - ara të fatit, toka mera,
që
kujt t¹i teket futet e i lavron, besa koxha
thellë
Ujk
e qen - janë një familje
Një
ditë ujqërit u tubuan në një
mal, po bëjnë dert e po qajnë hall!
Bashkë
me ujq në këtë kuvend, morën
pjesë edhe do qen! Filloi mbledhja e diskutimi,
nuk po dihet se ku do t¹i dal timi. Disa
qenë i diktuan dhe shkuan pyllin e
rrethuan për t¹ua prishur kuvendin.
Një ujk dual për t¹i vëzhguar
dhe pa qentë se me të lehura po vazhdojnë,
duke e lehur shoqi-shojn. Kthehet ujku e po i
njofton, se kuvendi mund të
vazhdon. Tek e fundit mori skile, ujqë e
qenë janë një familje, dhe të
lehurat i kanë me hile!
Unë
e di se si merr vesh ti
Një plak i urtë, po bisedonte mbi gjendjen
tonë në përgjithësi dhe mbi
mundësitë e zgjidhjes së çështjes
kombëtare. Mirëpo, njëri ende pa
i
analizuar fjalët e plakut, bënte pyetje
dhe e kundërshtonte atë vetëm e
vetëm për ta hedhur poshtë mundësinë
e zgjedhjes së çështjes kombëtare.
Plaku dikur u mërzit dhe po i thotë
atij burrit: -Unë e di se si merr vesh
ti e disa si ti. Juve duhet tërë natën
me ju zhdep dajak e tërë ditën
me ju
treguar se Serbinë e kemi pushtues.
T¹ishe kanë i huej!
Njëri
kishte shkuar në mal për dru. Sa e ngarkoi
qerren, pushoi pak dhe u
nis për në shtëpi. Mirëpo,
kali kishte qenë me huqe, dhe s¹e tërheq
që s¹e
tërheq qerren. Bujku i gjorë ishte larë
në djersë duke e shtyer qerren me
krah, por kot. Dikur u lodh e u mërzit e
po i thotë kalit: -Qe besa ma shumë
nuk kisha dashtë veç t¹ishte
kanë i kojshisë, e me t¹hyp dajak!
E
kam një vajzë
Dy
shokë donin të shkonin së bashku
në një demonstratë në Paris.
E thërret
në telefon dhe për habinë e tij,
ai ende në banesë. ǹu bë
burrë që nuk
vjen?, ka një orë që po të
pres!
-Më fal por nuk po ju kuptoj, pse po më
prisni?
-Ti po tallesh me mua, a? Po ne e vendosëm
që të shkojmë në Paris për
demonstratë!
-A ha, më fal se paskam harruar fare. Nuk
mund të vij se e kam një vajzë!
-Qysh, ti ke vajzë, a?!
-Jo more, jo, unë jo, po shoqja ime, prandaj
nuk mund të vij!
Ky shkon vetëm në demon-stratë,
dhe për çudi pjesëmarrja ishte
shumë e
vogël. Atë ditë, si duket, patriotët
tanë ishin në maternitet!
Po
mërzitemi...
Pas
luftës po bisedonin dy veta. Çfarë
halli ke, që dukesh kaq i mërzitur?
-Me vëllain bisedova në telefon para
tri ditësh. Ishte bërë zeher. Edhe
nga
atje (si më tha vëllai) do t¹i
kthejnë të gjithë!
-Jo more, -i thash.
-Po, po, - tha ai, - na kanë thënë
gjermanët se të gjithëve do t¹iu
kthejmë
në shtëpi. E bëra zemrën guri
e i thashë: Po shyqyr o vëlla, nëpër
shtëpitë
tuaja ju kthejnë.
-Eee, po për këtë shkak po mërziten
hallku, se me na pas çue në shtëpi
të
huaja nuk ishim mërzitur as i fije!
Për
inat të vëllezërve!
Një
pejan kishte patur katër vëllezër
dhe të gjitha të mirat. Ai ishte
vëllai i madh dhe zot shtëpie. Kur filloi
ekzodi, tre vëllezërit e tij
shkuan azil. Ky mbeti i vetëm në shtëpi,
ndërkaq ata nuk i dërguan as edhe
një metelik. Një ditë ky u lodh
nga punët e shumta të shtëpisë
dhe vendosi
që të dalë edhe vetë në
azil, dhe drejt e në Perëndim. Këta
e morën në
pyetje sipas rregullave dhe po e pyesin: - Pse
ke ardhur azil, kush të ka
rrezikuar atje?
- Unë azil kam ardhur për inat të
vëllezërve të mi, se nuk jam i
rrezikuar.
- Nëse ke ardhur për inat të vëllezërve,
ne të kthejmë në Pejë, -po
i thonë
ata.
-Jo besa, nuk kthehem pa i kthyer vëllezërit
para meje.
O
ti shok, a ke kohë
Njëri e kishte pasur një djalë
të parahatshëm, që ia sillte njëqind
të
zeza në shtëpi. Te plaku filluan e po
ankohen shumë veta se i biri i tij u
sillte probleme.
-Ndëgjoni burra, -u tha plaku, -ky biri im
edhe në shtëpi kur është,
poqese
nuk ka me kë të ngatërrohet gjatë
ditës në mbrëmje del në sokak
dhe cilitdo
kalimtar që kalon atypari i thotë: ³O
ti shoq, a ke kohë me ardhë këtu
e me
ma kajtë nanën², por, ju shyqyr,
n¹shtëpi s¹e keni!
Ku
i ke mustaqet?
Dy veta u futëm në një lokal e
po bisedojnë.
-Pse burrë i ke hequr mustaqet?
-I hoqa ashtu kot, po lëre këtë
punë!
-Pashë besënë më trego, pse
i hoqe mustaqet?
-Shiko, unë po të tregojë, por
ta dish mirë se po doli fjala kund, ti ke
me gjetë belanë, tha dhe filloi e po
tregon: -Më rastisi puna me këta
t¹milicisë së Serbisë e më
dërguan në stacionin e tyre. Ata fill
ia nisën e
po luajnë me dorë! E unë e kisha
mërzi lojën me dorë dhe iu bërtita
mos
luani me dorë, se qe besa unë nuk duroj
si kujtoni ju! Ata u ndalën e po
kqyren mes veti (eh, thash me vete se i frigova),
mirëpo ata ia nisën me
luajtë me duar e me këmbë, por
si mas keqi kalova me njërin që mu kacavar
për mustaqesh e nuk hiqej dot E t¹mu
zgjat buza burro rrafsh dy pëllëmbë
e
thash më mirë po i hjeki, se helbete
mos po takohem prapë me ta e siç të
thash, unë e kam mërzi me luajt me dorë!
Hajde
qyqe e ha bukë!
Një Hajzeri i Klinës i kishte patur
pesë vëllezër. Babai i kishte lënë
herët dhe ky kishte mbetur për tu kujdesur
për ta. I kishte rritur dhe nuk
kurseu asgjë për t¹i shkolluar.
Më vonë ata u punësuan e besa blenë
edhe
³tramafila², - tregonte Vesa, -mirëpo
unë mbeta si mos më keq, nuk më
merrnin as në tramafil. Për ta tani
s¹po kam dert, ata dolën në bukë
të
vet, por po habitem me nënën.
-Pse?, -po e pyet bashkëbiseduesi.
- Eee, kur u shtron bukë del e i thirrë
djemtë: ³Hajde ha bukë o profesori
jem, o mjeku jem, dhe tjetrit, o avokati jem!
e t¹fundit më thërret edhe
mua: ³Hajde ha bukë edhe ti oi qyqja
jeme, se ka edhe për ty!²
Për bashkim me të Shqipërisë!
Një
grup këngëtarësh nga Shqipëria
dha koncerte në disa qytete të Kosovës.
Në mesin e këngëtarëve ishte
edhe Vjollca Lukaj, e cila sapo u kthye në
Shqipëri, për një gazetë deklaroi
se kanë kaluar aq mirë në Kosovë
dhe se në
pritjet e ngrohta që iu bënë, ka
patur edhe 12 oferta për martesë nga
patriotët tanë! E more baca i vet, kur
është në pyetje bashkimi me Shqipëri,
patriotët tanë shkrihen të gjallë.
Ngadalë, ngadalë
Në
një dasmë, një grua nuk po pushonte
së vallëzuari. Rrihte shuplaka dhe
sikur ishte humbur fare nga gëzimi. Një
grua tjetër aty afër po pyet: -Moj
shoqe, më trego se kush është ajo
grua që po kërcen kaq shumë se
nuk po e
njoh?
-Është e ëma e djalit që po
martohet, -ia ktheu ajo.
-Ah, ia bëri ajo gruaja që pyeti, -i
thuaj qe besa hiç mos u gëzo se qysh
e
njoh unë atë që do të vijë
nuse këtu, kjo si vjeherr do ta rrahë
kokën e
vet...
Boll
qen jam unë, po...
Në
një fshat paskësh ndodhur një punë
në kundërshtim me ligjet e pushtetit
serb. Në atë fshat paskan qenë
dy spiujë, një Bajrami dhe një
Shaqiri. Atë
natë ata po mendonin që të nesërmen
herët të shkonin në stacionin e
milicisë
për të lajmëruar rastin. Shaqiri
zgjohet në orën 4 të mëngjesit
për të
arritur në orën 6 në stacion të
milicisë. Mirëpo kur arrin aty e gjen
Bajramin, i cili kishte arritur para tij! Valla,
-i thotë Shaqiri boll herët
jam çuar unë, por t¹i qenke spiun
më i hershëm! Boll qen jam unë,
por t¹i
qenke qen bir qeni.
Loja
me fjalë
Një
mbrëmje në një kafene diku në
Kosovë, një i ri e vuri një maskë
në kokë
dhe filloi t¹i legjitimonte klientët,
dhe atë në gjuhën serbe, si
³liçna-karta², sharje e fyerje
tjera. Një nga të pranishmit nuk mundi
t¹i
duronte me sjelljet e tij dhe e theri me thikë,
duke e pandehur për
provokator serb.
Këshillë: Edhe nëse bëni shaka
bëni ato në gjuhën tuaj, se ju
marrin pastaj
për të huaj.
Fill
pas drejtorit
Njëri
kishte ardhur nga Kosova për një vizitë
në Zvicër te një mik i veti.
Ky edhe e priti mirë dhe kaluan një
kohë bukur të gjatë duke biseduar
e duke
e çmallur. Pas një kohe, vizitori
duke e vërejtur se shoku i tij i paskësh
rregulluar punët për merak, mendoi se
ky do ta ketë një vend të mirë
të
punës dhe më të ardhura të
majme. Filloi ngadalë e po e pyet: -Ti, lum
miku,
ç¹punë bën këtu?
-Jam fill mas drejtori, - ia ktheu ky.
-Zëvendës apo nëndrejtor?, - e
pyeti ai sërish.
-Jo, jo, -ia ktheu ky. -Kur mbaron punën
drejtori e niset për në shtëpi,
fill pas tij futem unë në zyrë
me fshesë në dorë
Nuk
është për ju
Njëri
kur e kishte martuar djalin, kishte bërë
një dasëm të madhe.
Kur erdhën krushqit dhe nusja, plasi vallja
dhe gëzimi. Nusja kishte qenë
shumë e pashme. Të nesërmen dasmorët
kishin filluar të shkonin nëpër
shtëpi
të tyre, por disa të rinj po silleshin
ende aty pari dhe kishin dëshirë që
ta shihnin nusen edhe njëherë. I zoti
i dasmës ishte lodhur dhe kur i diktoi
të rinjtë, u thotë: -Hajtni bre
bac se vallahi nuk është për ju.
Nusja e ka
të zotin e besa edhe nuk është
mirë me i kqyrë senet e huaja.
Diçka
kemi nuhatur
Pas
disa vrasjesh të policëve serbë
në Kosovë, një grup intelektualësh
ishin
ndarë në dy grupe: njëri që
e pranonte ekzistencën e UÇK-së
dhe tjetri që e
mohonte këtë fakt.
Njëri nga të pranishmit po u thot: Zotërinj,
më vjen keq që edhe nuk
doni t¹ i shihni gjërat realisht, ngase
nuk merrni vesh në të nuhatur. E ke
gabim, i tha njëri. Për të nuhatur
edhe ne kemi nuhatur diçka, por të
nuhaturit është aftësi e shqisave
të zagarit e jo të intelektualit.
Qysh
i kemi punët?
Po e pyet njëri shokun e vet: -Allahile qysh
i kemi punët në politikë?
-Punët a? Si puna e kusherirës sime.
-Po si është puna e kusherirës
sate?
-Kusherira ime, u martue dhe kur erdhi s¹pari
te shpija, po e pyesin shoqet:
-Allahile qysh e kalove natën e parë
me burrin?
-Çka t¹ju them, -tha ajo. Pasi u bëra
gati me ra, po e bëj mend se qysh me
ra. Me u kthye kah burri, thashë se do t¹mendojë
se jam kurvë. Me ia kthye
shpinën, do t¹mendojë se jam budallicë!
Atëherë rash në kokërr t¹shpinës
dhe
thash t¹bëhët çka të
bëhët!
Si duket, edhe ne këtu në Kosovë
jemi në kokërr të shpinës,
si ajo
kushërira ime, po i thot ai...
Kush
ia ngreh këmbën
Një
semimaturant nga fshati, sa kishte mbaruar filloren.
Për ta vazhduar të
mesmen duhej shkuar në qytet ku edhe mund
të takohej me milicë serbë, të
cilët atë kohë i maltretonin edhe
nxënësit. Ky duke e ndjerë rezikun,
po e
pyet një të rritur: - A s¹është
mirë me i vra milicinë serbe?
-Po, -ia ktheu ai.
-Po nuk kam revole, - i tha nxënësi.
-Edhe revolen ta gjejë unë.
-Nxënësi u mendua pak dhe pyeti: -E
kamën kush me ia ngreh?
-E, që besa, kamën nuk po ia ngreh sot
gjithkush!
Të
rrahën prap, a?
Sa
herë që zbriste në qytet Agimi
e bënte nga një eksces të vogël
dhe shpesh
rrahej me milicinë serbe. Një ditë
u kthye në shtëpi i rrahur dhe i dërrmuar
nga milicia.
-A prap të rrahën, a?, -e pyeti e shoqja.
-Po, ia ktheu ky.
-Eh, moj qyqe, -i tha e shoqja, -me qenë
pak ma sabërli, nuk të kishin
rrahur kurrë.
-E si të sillem unë moj grua kur të
dalë në pazar?
-Po merr yrrnek pak, nga këta sabërlitë!
-Hajt moj më sjellë një gotë
ujë se milicia kanë punë me burra
e jo me
sabërli!
Eh sikur të pëlciste edhe një
herë!
Tek
po e shihnin një film dokumentar për
UÇK-në, një burrë po qante
me lot.
-Mbaje vehten he burrë, -po i thotë
e shoqja.
-Eh sikur të plaste lufta edhe njëherë,
-tha ai, -qe besa nuk e lë kurrë
pa u bashku me UÇK-në.
-Po lufta ishte, -ia priti ajo.
-Ishte, por më zuri në befasi e të
papërgatitur.
-Si të papërgatitur, kur lufta zgjati
gati tri vjet!
-Qe besa edhe tridhjetë vjet me pas zgjatë
ty gjithmonë të gjenë ta
papërgatitur, -ia ktheu ajo!
Po
na sheh zoti!
Dy dilinxhi që në kohën e LKJ-së
nuk kishin lënë gjë pa bërë,
kur u
plakën, filluan t¹i kthehen rrugës
së zotit. Mbanin ramazanin dhe luteshin.
Një ditë tek po e falnin drekën,
në oborr të xhamisë, po i thotë
njëri-tjetrit, afër veshit: -A futemi
nën atë mollë dhe e falim drekën?
-Pse të futemi nën mollë?, e pyeti
tjetri.
-Sepse aty fshihemi e ndoshta nuk na sheh zoti,
se bani e na pa që ne dy po
falemi, na vret te dyve ditë e m¹drekë.
Ku
është Shtabi?
Kur
UÇK-ja luftonte, shpalli përfaqësuesin
e saj politik, zëdhënësin,
Shtabin etj. Disa nuk donin të besonin se
kjo është e vërtetë.
U ngrit njëri në një tubim dhe
po thotë: -Eh, sikur të kishte shtab
UÇK-ja, do të tregonte se ku e ka
vendin ky shtab në Kosovë!
-Mirë e ke besa, ia priti tjetri, - edhe
Beogradi është shumë i interesuar
që ta dijë se ku është ky
shtab, e besa për këtë edhe paguan
majm!
Nal
ta qes një cigare
Tek
po kalonte qytetit të Deçanit një
i sapoliruar nga burgu, shumë njerëz
që e njihnin po e shihnin me simpati. Por
edhe shumë spiunë jugosllavë po
e
shihnin me sy të keq. Njëri nga ata
spiunë po e thërret nga ana e tjetër
e
rrugës: -O Jashar, eja ta qes ni cigare!
Jashari ia ktheu: -Qe besa ni paqet po ta blejë
vetëm e vetëm mos të të shoh
me sy.
Iu
ngulet fort, bile!
Në
ish-sistemin, disa pushte-tarë nga Gjakova
vendosën ta hapin një kurs
politik edhe për gratë e tyre. Pas dy-tre
muajsh, personi që e kishin
angazhuar për të mbajtur kursin, shkon
në komunë dhe u thotë burrave të
këtyre grave: -Unë nuk iu jap mësim
më grave tuaja!
-Pse?, - i thanë ata.
-Sepse që tre muaj po mun-dohem me ua ngulë
mësimin në kokë, por kot se nuk
po iu ngulet!
-Ngadalë, ngadalë, se iu ngulet, si
jo, -i thanë ata.
-Unë po them se nuk po iu ngulet mësimi
në kokë bre bacë, se atje ku po
thuani ju, iu ngulet fort bile!
Po
besa
Po
bisedojnë dy veta: -Të gjithë të
burgosurit politikë kishin pas qenë
bashkëpunëtorë të UDB-së,
madje edhe demonstratat e ¹81-ës i ka
organizuar
Serbia!
-Po besa, edhe unë ashtu mendoj, sepse, nëse
të kujtohet, pas vitit 81 kur
këta ishin nëpër burgjet e Serbisë,
mua edhe ty disa herë na ka pas thënë
edhe Jovica!
Shkarkimi
Pak
kohë pas luftës, nga QPK-ja u shkarkua
një ministër dhe vendimi iu bë
i
njohur me shkrim. Të nesërmen ministri
i shkarkuar u shpreh për opinion:
-Mua mund të më shkarkoj vetëm
z. Kushner!
Dikur një nuse e kishte ndarë i shoqi.
Shoqet e saj po i thonë: -Moj, sikur
kemi dëgjuar se të ka ndarë burri?!
-Jo besa, e keni gabim. Mua mund të më
ndajë vetëm plaku i katundit e jo
burri im!
Me cigare në pleme
Një burrë zbret nga fshati në qytet
dhe futet me cigare në gojë në
një
barnatore, për marrë ca ilaqe.
Farmacistja po i thotë: -Axhë, të
lutem fike cigaren! Ky po shikon
përreth dhe po i thotë farmacistes:
-Hajt moj shoqe, unë bashkë me Sefën
para dy ditësh kemi pi duhan në pleme
me kashtë mbi dy orë, e s¹a kanë
rrezik, le ma këtu që nuk paska çka
kallet!
Mbasi
ramë
Në një dasëm për dy ditë
me radhë, daire e aheng. Gratë duke
u marrur me
dasmën, kishin harruar fare për t¹iu
qitur lopëve sanën në grazhd.
Ato duke i rënë defit dhe duke vallëzuar
mbi divanhanën e ahurit, thyhen
trenët dhe disa nga gratë bien mbi koshin
e sanës, të mbushur që para dy
ditësh.
Pasi ranë, njërës iu kujtua e tha:
-Allahile mori gra, mbasi ramë poshtë
a t¹u qesim lopëve pakë sanë.
E
pres lisin
Një
vajzë e dashuruar në një djalë
të ri kishte qitur fjalën, o e marr
Gazmendin, o do të varem n¹Lis t¹kronit!
Disa shokë që kishin dëgjuar për
këtë po e pyesin Gazmendin se çka
do të
bënte. Ai u tha: -Më vjen keq. Unë
nuk mund ta marr, por kam vendosur që ta
shpëtojë!
-Si?, - e pyetën shokët.
-Do ta pres lisin, u tha Gazmendi.
Qysh
është dreqi, hoxhë?
Shaban
Sadiku i anës së Deçanit, edhe
pse në moshë dhe haxhi, e ngiste
motoçikletën dhe t¹a bënte
tym e pluhur.
Një ditë po e ngiste motoçikletën
me shpejtësi nëpër Deçan
dhe ashtu në
shpejtësi e ndali para imamit të Irzniqit.
Hoxhën e mbuloi pluhuri nga
shpejtësia e motorrit dhe i hyri frika në
palcë. -Hoxhë, -po i thotë Haxhi
Shabani, -me m¹kallxu a ka dreq edhe si është
dreqi?
-Po bre haxhi, -po i thotë hoxha, dhe dreqi
është qeshtu sikur ti, me kapuq
të haxhisë në krye, hypun n¹motorr,
që ta bënë pluhur e mjegull e t¹bënë
turr me t¹shkelë.
Sa
për naj llaf
Një
i Drenicës kishte mbetur vejan, si mos më
keq. Kaloi një kohë bukur e
gjatë dhe ai nuk u martua. Një natë
i shkojnë tre katër shokë në
konak.
Gjatë bisedës njëri nga shokët
po i thotë: Pash besën, pse s¹u
martove hala?
Ti edhe nuk je aq i vjetër.
-Qebesa, -ia ktheu i drenicësi, -edhe unë
po e shoh që nuk bëhët pa u
martua. Jo aq shumë për ato punët
tjera, sa për atë që kam mbetur
fillikat
vetëm pa pas me kand me ndërrue një
llaf.
N¹a dhashë besën si s¹hin
më fellë, sa për naj llaf po t¹i
sjellim gratë
tona, burrë, -po i thotë mysafiri.
Fol
diçka
Nebihu
shkon tek një Qerimi për ta futur mësit,
në një fshat përtej, për të
birin. Qerimi e priti mirë, po bisedojnë,
hanë drekë, pinë kafe dhe po pret
se sa mësitni po i folë Nebihu për
ta kryer punën e mësitit.
Nebihu nuk foli asgjë. Në ndejë
e sipër, ai po thotë. ³Qerim, unë
nisa me u
que², por ti fol diçka! A don me ma
nxjerrë t¹bijën e filanit apo jo?
Qerimi ia ktheu: -Jo, fol ti besa more Nebih,
a don me i nxanë djalit nuse a
jo?
Një herë majtas e një herë
djathtas
Një
vejan, punëtor në Gjermani, një
ditë e thërret një gjermankë,
shoqe e
punës, në dasëm. Ditën e dasmës
gjermanka i afrohet kolegut vejan dhe në
shenjë respekti i thotë: -Eja ta hapim
dasmën sëpari unë e ti me një
vallëzim!
Ky edhe po e refuzon duke u arsyetuar se nuk ka
haber nga vallëzimi. Ngreu
se të mësoi unë, po i thotë
ajo.
Ia hodhi duartë rreth qafe, u afruan trup
më trup dhe ajo po i thotë: ³ein
mal links, ain mal rechts² (një herë
majtas, një herë djathtas). Ky edhe
dikur u nxeh pak e po i thotë në gjuhën
e saj: -A bënë drejtë një
herë bre
zojë se, mbaruam herë majtjas e herë
djathtas!
Kemi
qenë shokë
Para
disa vitesh, do burra të Prekazit paskëshin
luftuar me hyqymet të
Serbisë. U shtërnguan dhe dolën
kaçak, malit. Kështu kaloi një
kohë bukur e
gjatë. Një i shaljan u mbyll brendë
në shtëpi. Një ditë po i thotë
e ëma:
-ǹke more bir që ke mbetur ngujue?
Ti vra kënd nuk kie e as me hyqymet nuk
ke luftue?!
-E, moj nënë, -ia ktheu ai, -unë
luftue nuk kam, por kam qenë shok me ata
burrat e Prekazit që ia kthyen pushkën
Serbisë.
-Besa moj loke, nuk është borxh me u
shoqërue me trima kur nuk ia kie
hallin, se jet mshelë, pasha loken!
Ma
presin dardhën
Në
një dimër kishte rënë borë
e madhe. Ismet Domi i Gjakovës, po sa e sheh
borën, merr rugën për Zhabel, fshat
ky i Dushkajës midis malit. Në të
dalë
të qytetit takohet me do të njofshëm
dhe ata e pyesin: -Për ku je nis Ismet,
në këtë kijamet?
-Burra, ka ra gjithë kjo borë e i ka
nxanë Zhebelin pa dru. Shkova se ma
presin dardhën!
Mos
shihni kusur
Një
i Zhebelit po e martonte djalin e madh. Natën
e dasmës e kishte të
shtunën. Ditë tregu në Pejë
dhe i zoti i shtëpisë kishte shkuar
në treg për
të blerë edhe ca cikrrime. Dasmorët
kishin filluar të mbledhen në odë
e s¹u
qitte kush kafe as duhan, por herë pas here
u thonte i vëllai i të zotit të
shtëpisë, -Burra, mos shihni kusur se
na kini nxanë ³gafil². Baca hala
s¹ka
ardhë prej Peje!
Mehmet Bislimi lindi më 24 mars 1958 në
fshatin Prekaz i epërm.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje,
gjimnazin - drejtimi i shkencave
natyrore në Skenderaj. Studjoi në Prishtinë
në Fakultetin e Shkencave
Natyrore në katedrën e Kimisë.
Në korrik të vitit 1981 burgoset dhe
mbanë 5 vjet burg.
Pas daljes nga burgu (1986), anëtarësohet
në LPRK. Ishte në të gjitha
instancat e organizatës gjer tek anëtari
i Kryesisë së Përkohshme të
saj.
Gjatë luftës ishte bartës i veprimtarisë
së Fondit të UÇK-së
³Vendlindja Thërret². Gjatë
mandatit të QPK-së ishte Përfaqësues
i
Përgjithshëm për Diasporë
i Ministrisë së Financave në kuadër
të QPK-së.
Pas formimit të Degës së PDK-së
në Zvicër, Mehmet Bislimi zgjedhet kryetar
i
Degës.
Me krijimtari letrare ka filluar të merret
qysh në rini.
Shkrimet e para i ka botuar në revistën
³Bota e re², në ³Alternativa²,
pastaj pak kohë ka shkruar edhe për
të përditshmën ³Rilindja²
botimi në
Zvicër. Tri vite me radhë ka shkruar
në gazetën ³Zëri i Kosovës²
artikuj të
ndryshëm, si dhe për kaq vite në
këtë gazetë e ka mbajtur këndin
me humor e
barcoleta me pseudonimin³Ngucakeqi².
Poashtu ka shkruar edhe për gazetën
³Rruga jonë² shkrime të ndryshme
dhe barcoleta me pseudonimin ³Gjembi².
Momentalisht jeton dhe vepron në Zvicër.
Kohë pas kohe shkruan edhe poezi si
dhe mendime të urta.
|