DUDIJA
- Nëpër rrugët e Munihut Syla
e Dudi po e kërkonin Dudinë, e cila
kishte humbur dhe po bërtisnin :
Dudi ! Oj Dudi ! Pas pak kohësh kalon andejpari
Luli e u thotë :
-Sa të pakulturuar që jeni ,si po
bërtisni ashtu në rrugë? Edhe
unë e kam humbur Lulinë, po , si e
do rendi , kam shkuar në polici dhe i kam
dhënë shënimet si duhet: "e
gjatë - 1.80cm ,flokë të gjatë,
sy tepër të kaltër , gjinj të
bujshëm ,këmbë të gjata..."
-Pa një pa dy,Syla i kthehet Dudit: -Lëre,bre
Dud,Dudinë,hajde ta lypim Lulinë!
ZGJEDHJA E MISIT
- Po e shikojnë Dudi e Dudia zgjedhjen
e Misit në Televizion, kur ja Dudi foli:
- Ueh, shikoje këtë bukuroshe, Dudie,
qenka si Mercedes, ndërsa ti je si kombajn!
Disa netë më vonë shtrihen Dudi
e Dudia në shtrat dhe Dudi don të
bëjnë dashuri, po Dudia ia kthen:
Kush e ndezë kombajnin për atë
kashtëz!
KËRCIMI
- Njëri e kishte shprehi para se shkonte
për të fjetur pshtynte për dritare
dhe pastaj gjuhej ne shtrat.
Njëhere, dy , tri herë , kur një
natë habitet në vend se të pshtynte
për dritare e të gjuhej në shtrat,
ai pshtyn në shtrat e gjuhet për dritare!
GJELAT
- Kishin qenë dy gjela, njëri i thotë
tjetrit:
hajde të shkojmë se në frigon
e dyqanit përballë kishin ardhur plot
pula cullak !!!
KOKA KOLLA
- Kishin qenë tre shokë, dhe një
dite shkojnë në një lokal për
të pirë nga një pije.
Njëri kërkon shfeps, tjetri fanta,
kurse I treti thotë: a keni coca colë?
- Kamarieri thotë jo coca colë por,
koka kollë .- Ky ia kthen : e si ashtu?
Atëherë edhe shoku im që e ka
emrin Cali, a me thirrë kali a ??????????????
PREZENTIMI
- Ka qenë shqiptari dhe amerikani, ulen
në një lokal. Afrohet kamarieri dhe
e pyet së pari amerikanin: -cka doni te
pini? - Ai thotë Gjoni Voker Viski.
Shqiptari thote: -Shaban Teslica Koka kollë,
kujton se duhet te prezantohet së pari!!!
LEPURI PIANEC
- Shkon lepuri në kafe të arushës
edhe bërtet: biiiiiiiiiiiiiima një
biiiiiiiiiiiiiiiiirë!
Arusha thotë: birrën po ta bi veç
edhe njëhere me bo me bërtit t’gozhdoj
me gozhda.
Te nesërmen mbrëma vjen lepuri prapë
dhe e thirr arushën, eja këtu: A keni
gozhda?
Arusha thotë: jo! Lepuri prapë bërtet
biiiiiiiiiiiiiiiima një biiiiiiiiiiiiiiiiirë.
SOLIDARITETI
- Pyet mëuesja nxënësit: - Nëse
dikush nga ju e konsideron veten budalla, le
të ngritet në këmbë! Në
fillim askush prej nxënësve nuk ngritet.
Pas pesë minutash, derisa në klasë
mbretëronte qetësi relative, në
këmbë ngritet Bibi. Mësuesja
habitet. Ajo nuk beson se Bibi e konsideron
veten budalla:
Cka? Bibi, ti veten e konsideron budalla? Jo
ore, por më vinte keq kur të shihja
se qëndronit vetëm në këmbë!!!
NJERIU I GABUAR
- Gruas së re ia tërheq vërejtjen
një mikeshë:
- Unazën e fejesës po e mbani në
gisht të gabueshëm?
- E di, jam fejuar për njeriun e gabuar.
ÇKA ËSHTË PËR
T'U ÇUDITUR
Dy gra fqinje takohen në korridor
Cka është me ju fqinjë, mos jeni
e sëmurë?
Pse mendoni ashtu? Paj, që tri ditë
po shoh duke dalë doktorin nga banesa jote?
Cka është për t’u çuditur?
Unë që dhjetë ditë po e
shoh një oficer duke dalë nga banesa
jote dhe nuk po ju pyes mos ka pëlcitë
lufta.
DËMI
- Takohen dy miq të vjetër, të
cilët nuk ishin parë që moti.
Eh sa m’u bë qejfi që të
pashë- I tha njëri-, por çka
do të bësh sonte?
Nuk kam planifikuar asgjë. E nesër?
Plotësisht jam i lirë. E pasnesër?
Gjithashtu. Mirë e të premtën?
Nuk kam kurfarë obligimesh. E të shtunën
në mbrëmje? Kam për të shkuar
në një premierë të operës.
Dëm! Desha që të shtunën
të të thërrasë në darkë.
PËRCJELLJA
- E pabesueshme - I ankohet mikeshës një
grua, e cila mendonte se është e bukur,
çdoherë që shkoj rrugës
për Pazar, meshkujt më vijnë
pas, thjeshtë nuk di si t’i largoj?
Eh, kjo të paktën është
e lehtë. Përnjëmend? Cka të
bëjë? Thjesht, vetëm kthehu të
të shohin dhe ata vetë do të
largohen.
SHIU
Dy binjakë para lindjes, I thonë
njëri-tjetrit:
Mos dil njëherë jashtë, si duket
po bie shi! Pse ku e more vesh ti? Paj, ky që
na vizitoi më parë kishtë mantel
gome.
TAKIMI
- Nëse dëshironi, gjatë lindjes
suaj mund të jete prezent edhe babai i
fëmijës- I thotë gjinekologu
një gruaje para lindjes.
Më mirë jo, - I përgjigjet ajo,
ka mundësi që këtu të vijë
edhe burrin im dhe mund të takohen.
GJATËSIA
Pas zgjedhjes së MISS-it, dy kandidate
tjera e përgojojnë miss-in e ri.
Fitoi vetëm për shkak të gjatësisë
- tha njëra. Për shkak të gjatësisë!
- u cuditë tjetra.
Për shkak të gjatësisë së
puthjes, që i dhuroi kryetarit të
jurisë.
OPERA
- Cka është opera, Agron?- e pyeti
mësuesja vogëlushin dhjetëvjecar.
- Kjo është kur njeriut, të cilit
i kanë futur thikën në shpinë
këndon në vend që të vdes.
HOMOSEKSUALITETI
- E pyet Dudi Sylën:
- Sylë ,bre kam dëgjuar se je homoseksual.A
është e vërtetë?
- Paj si të them, e vërtetë është
- i përgjigjet ky
- E kam dëgjuar se edhe vëllau yt
është?
- Valla edhe ai është?
- Kam dëgjuar se edhe djalin e axhës
e ke homoseksual" - Po edhe ai është!
- Po a është kush në familjen
tënde që interesohet për femra?
-Po,more motra ime!
POLICI
Vjen polici me marre femine e vet ne foshnjore
(cerdhe) dhe e vet msusja:
- Zotni cili femij eshte i juaji
- Ska lidhje, ma nep cilinda - i thote polici
Edhe ashtu duhet mi kthy prep neser
Ka kap polici nje pinguin ne rruge dhe e con
ne stacionin e policis. Kur e shaf shefi pinguinin
i thote:
- Shka coje atje ku e ka vendin, ne kopshte
zologjik
Mas nja 2-3 sahatsh e shef shefi te njajtin
police me pinguin per dore neper qytet.
- Pa pse se ke cu mar viç atje ku te
kame thane????
- Ne kopsht zologjik kena qene, tesh pa shkom
n'kino.
Raporton polici shefit te vet:
- Zoteri shef, sonte duke kalu neper par i pac
dy vete tuj u q* ne park.
- Nuk thohet ashtu mar gamar, thohet "benin
dashuri"
- Ok, mfal - thote polici - Sonte kur kalova
neper park i pac dy vete tuj ba dashuri por
kur u avita pak ma afer ata me taman u q**shin
Hyn polici ne civil ne shitoren e instrumenteve
muzikore dhe i thote shitsit.
- A ka mundesi me ma nap ate harmoniken atje
n'qoshe?
- JA! Policeve nuk i shesim!!!
- Pa si e dite qe jame police kur une jame ne
civil?
- Aja ne qoshe nuk eshte harmonik por radijator!
Shkon nji polic në patrollë ( polic
i Ulqinit ky ). Edhe e nal nji djal.
I thot : "A da me ta vërtetu une ty
se je hajvan?"
"Hajt", i thotë ky,"par
n'rast se nuk ma vërteten t'rras në
burg sonte."
"OK. Ndigja kty. Ma trega ti mu sa kifle
ke hangër natje në bark të thatë?"
"Pa i kam hangër 5 copë."
"E a e shef se je hajvan. Ke hangër
nji në bark të that, e kta 4 tjerat
i ke hangër mbi at të parën."
"Auuu", thotë polici, edhe bindet
se isht hajvan e gjysë bile.
Shken ky i njajti polic, mas përfundimit
të punës në stacion të policis
edhe i thotë komandirit : "A da me
ta vërtetu, zoti komandir se ti je hajvan,
edhe ate hajvan e gjys?"
"Shika", i thotë komandir, "ke
fol fjalë të mdhaja, par, spreva.
Veç se, n'rast se nuk ma vërteten,
kam me të suspendu, e kam me të çu
në Kollashin me punu."
"Mirë", i thotë ky, veç
ndigja ktu. Sa kifle ke hangër natje në
bark të thatë?"
"Pa nja 3 copa", i thotë ky.
"Aiiiiiiiii. T'i kishe hangër 5, tash
t'kisha bind se je hajvan. Par, ke hangër
3 e nuk mundem".
Hyseni i tregon një miku djalin e tij
që t'a vërtetojë se djali ngjan
më shumë në nënën apo
në babain dhe ai e pyet:
- Çka mendoni, në kë ngjan
ky djali ynë ?
- Jo, s'mund ta di...e dini, unë si njoh
të gjithë fqinjtë tuaj!
Miku i thotë mikut :
- Gruan e kam në pushim. Dje nga bashkëshortja
ime e dashur mora një letër prej gjashtë
faqesh.
- Çka të shkruante në të?
- Shkruante se posa të kthehet nga pushimi
do të më tregojë krejt çka
ka përjetuar.
Në stacion të autobusëve takohen
dy shokë të vjetër. Njëri
pyet tjetrin:
- A u martove më ?
- Jo , - i përgjigjet tjetri.
- E çka po pret?
- Autobusin!
Një grua e moshuar i afrohet policit të
komunikacionit dhe e pyet:
- Ju lutem, a mund të më tregoni se
cila rrugë më shpie më së
shpejti deri në spital?
- Kalo nëpër këtë shesh
symbylltazi dhe do të jesh atje brenda
pesë minutave.
Një kalimtar u ndal para një të
riu që i shiste tre papagajë skaj
rrugës.
- Sa kushton ky papagall ?- e pyeti kalimtari
për njërin.
Shitësi ia tha çmimin duke e arsyetuar
se ai e di përmendësh ''Iliadën''
e Homerit.
- Po ky tjetri ? - u interesua kalimtari.
- Ai kushton dyfish.
- Prej nga gjithë ky ndryshim ? - u habit
kalimtari.
- Sepse ky e di përmendësh edhe ''Odisenë''
e Homerit.
- Po i treti ?
- Ai kushton sa dy të parët.
- ?
- Mos u habit i tha shitësi. Ky nuk di
asgjë por është shefi i dy të
parëve