25 Jul, 2014
Madhësia e Shkronjave

Please Upgrade Your Flash Player

Get Adobe Flash player

Fraza Dashurie

Lere
Lere agimin te zbardhe ku mbizoteron erresira,
Lere shiun te bjere ku ka shkreptima,
Lere zemren te degjoje si rreh per ty zemra ime,
Leri syte e tu te embel te me shfaqen ne enderrime,
Lere rene te duket qe qielli te shndrise perseri,
Lere zemren tende te hapet, qe dashuria ime te vij tek ti,
Lere shpirtin tend te lire qe te vij tek mua
Lere mendjen te kuptoj se sa shume te dua.

Me prit
Me prit se nje dite do te vi
ne zemren tende atje
do te vi si engjell i bukur
dhe do te te puthplot etje

Do vi dhe buzet e tua do lag
do lag dhe trupin tend shpirt
por duhet te dish qe jam larg
ndaj dhe pakez me prit

Ngadale Pershperis

 

Kur mendoj per ty

Dhe ethe shpirtri leshon

Mendoj per gjene me te bukur ne jete
Mendoj per dashurine tone.

Kur mendoj per syte e trishtuar
Dhe buzet qe dridhen pa fjale
Mendoj per floket mbi gjoksin tend
Dhe zemrat qe rrahin pandal.

Kur prane teje qendroj e heshtur
Dhe dridhem kur me prek ngadal
Mendoj se brenda teje ka dicka
Qe ti ma thua me zemer, jo me fjale.

Dicka qe me ben te ndihem si engjell
Dhe hap krahet drejt teje te fluturoj
Ti me shterngon aq forte prane vetes
Dhe un ngadal peshperis te dashuroj

 Kujtoj ditet qe kaluan

Tani jam ulur e mendoj
c’do cast tonin e kujtoj
Kujtoj muajt qe kaluan
ditet sa shpejt shkuan
Por sot shum larg prej meje je
dhe zemra im vetmi p ndjen
Loti ne faqe s’est thare
Qe nga dita qe s’te kam pare
buza po pret,puthjen tende te ndjeje
Buzeqeshja im rikthimin tr gjeje!

 Zemra
Zemra zemres i bon lutje
dashuria e par fillon me pythje
zemra e femres esht hotel
kush don hin e kush don del
po zemra e mashllit esht si gur kush
hin brenda nuk del kurre

 

 

2 Comments

Nilsen Wikl 23-06-2012, 19:17

Jeta – Te dua deri ne vdekje

Ne mes nesh qendron nje lume,
qe me u bashku na pengon shume.
Ma zbulove dashurin me mesove si dashurohet,
me ty asgje nuk mbetet enderr po realizhet.
Vec kujtimet per ty nuk me kan mbete,
por edhe gjurmet ne zemer do te jene perjete.
Edhe pse dikund tjeter ti jeton e une tjeter kund jetoj
,dije se gjithmon do te kujtoj e te dashuroj.
Dashurine tone nuk ka pluhur qe e mbulon e ta bej te mos vlej,
se ajo gjithe do te jete e fresket e do te shkelqej.
Edhe sikur ne mes nesh te jete nje mal.
Kete dashuri nuk del kush qe e ndal.
Sepse te dua sa eshte bota qosh e skaj,
te dua deri ne vdekje edhe pas saj.

Jeta – E di

E di se nuk e din sa ke vlere per mua,
e di se nuk beson sa te dua.
E di se cka ti beson.
Se me tere qenien vec ti dashuron.
E di se nga frika xhelozon
,e di se largesia te pikellon.
E di se nganjehere te cmend e nervozoj,
e di se nganjehere te deshperoj.
Por dije edhe nje te vertete,
se vec ty te dashurova ne jete.
Dije se duke menduar per ty nata me zen,
por edhe mengjesi zgjuar me gjen.
Dije se dite e nate pe ty mendoj,
me beso se vec ty te dashuroj.
Dije se se ne bote mjet nuk ekziston,
qe mat kapacitetin e dashuris tone.

Jeta – Pranvera e kujtimeve

Ne kete dite pranvere zogjet po cicerojne,
nje pranvere te hershme ma kujtojne.
Ishte koha kur ne shume u dashuronim,
qe gjithecka eshte e perkryer e mendonim.
Krejt bota e jona eshte na dukej,
nuk besonim qe kjo ndjenje ndonjehere te zhdukej.
Por papritur si rrufe nga qielli na ra.
Na detyruan familjet me u nda.
Na erdhi ndarja qe nuk e kishim pritur,
na la te shtangur e te habitur.
Sikur fundi i botes ndodhte para syve te mi.
E te ndryshoja gje nuk kisha fuqi.
Pranvere ishte gjithcka ne lulezim,
veq dashurise tone qe pesoj shkaterrim.
Me dhemb shume kur kujtoj,
me nje tjeter familja te martoj.
Se nje premtim qe kishin dhene duhej te realizohej,
nje vajze e familjes tjeter me ty duhej te martohej.
Edhe pse sot familje ke krijuar,
e di qe shume i palumtur je duke jetuar.
Zoti na denoj pse nuk e di,
qe ne te jetojme pa dashuri.
E tani pranverat veq vuajtjen ma kujtojne,
mi hapin plaget sa here vijne e shkojne.

Selina – Mizore
Nje fjale me pak,
sonte degjoj
Nje puthje me shume,
me zjarr kerkoj
Nje mesazh te shkurter
pelqej te lexoj
Nje te dua te embel
dua t`a degjoj
Keto deshira s`plotesohen
se ti perher iken
vie ne shprehje ajo fjala e vjeter
molla nen molle piken.
Te dua a se kupton?
Pse perher ti hesht?
Pse endesh kot ketej pari shpesh?
A me do?
Pse hesht?
Hajde te lutem!
Te merremi vesh
ME FAL DASHURINE
Ste jap para kesh
Se e di qe te jemi bashke,
me shume se mua te pelqen…

Gloria Kallabaku – Vetem per ty

Vetem per ty te dua shume,
kurre sdo te te harroj,
sa i embel je per mua,
shume te adhuroj.
Ne kujtime rri perhere,
por mendja me shkon tek ti,
mlendohet zemra ime mjere
se ndoshta nuk jam per ty.
Qaj diten loti me pikon
vetem per ty mendoj
qaj naten askush nuk sme degjon
qe ty smund te te takoj.

David – E di
E di …
jam i mbytur ne mekate
por dua …
Marre fryme
por nuk ngopem dot
E veshtire
duroj diellin qe me ftoh
ngrohem me vetmin
ngrihem
dhe rrezohem per ty.
Hesht
degjoj zerin tend
pastaj heshtja vjen
e me trishton.
Mundohem te buzeqesh
por nuk mundem,
Perseri provoj
nga buzeqeshja dale ne lote
Ngushlloj qiellin
qe pikon
por rete e trubullta
e trazojne
Me premton
se me jo,
me genjen
pastaj falje me kerkon.
E di…
s’dua t’vdes
por as pa ty s’dua te jetoj

Poezi – Jeta

Jeta eshte e bukur, shume e bukur
por eshte e shkurter,
bota eshte e madhe, shume e madhe
ndersa per ne njerzit duket kaq e vogel,
muajt vitet ikin shume shpejt
dhe ditet as qe ndihen,
ikin si sekondat
por ti ti ti duhet jetosh deri ne fund
ta shfrytezosh me te gjitha fuqite
se neqoftese jo
nje dite do te thuash po un gabova…

Erdison Hasani – Per ty zemer

Lumturi vec
ti me fal,jeten time ne ty e kam
haruar,cdo nat gjumi nuk me ze
se heshtja me ka pushtuar…per ty
zemra vdekjen do e sjell qe une te
iki larg dhe ti te jesh e lumtur si
ne perrall…qe lart bekimin tim do
te sjell qe kurr mos te kesh
trishtim dhe asnje te mos prish
lumturin…

Nazmi Morina – Darka e fundit

Per here te pare dhe te fundit qendronim se bashku,
te dy te ulur perballe njeri tjetrit ne nje tryez gjigante qe na ndante.
Shikonim njeri tjetrin me dhembshuri te madhe.
Tek ti shikoja ca lote te njepasnjeshem qe pothuajse kishin mbushur goten e veres.
ne fare nuk flisnim,
ndoshta prisnim te na servohej darka e fundit.
Erdhi me ne fund…
Per darken e fundit kuzhinjeret e persosur kishin pergatitur kujtimet e se kaluares.
Ne te uritur me shum se kurre filluam te ushqeheshim me nxitim nen driten e qirinjeve.
Me ne fund u ngopem,
kujtimet e se kaluares ishin shume te shijeshme,
por ne ende nuk flisnim…
Duhet te hapen dyert e heshtjes tha ajo.
Cila eshte arsyeja e ketij takimi pyeta une??
Fundi yt u pergjigj vdekje

Nazmi Morina – Perjetimi i fundit
Kur monotonia ne jeten time arrin maksimumin,
ne ate qast mendja ime arrin nivelin me te larte te qmenduris,
pastaj per mua qdo gje erresohet,
nuk ndjej asgje,
filloj te shoh shpirtra te vdekur,
shoh tmerret qe do ti kaloj.
Me pas mbyllem ne vetvete,
filloj te ushqehem me kujtimet e se kaluares,
mallkoj figurat e djallit,
bertas ne heshtje,
qaj pa ditur arsyen pse qaj,
trupi fillon te me ngrihet,
komunikimi me boten tjeter sa vjen e shtohet,
ndjenjat e mia ngadal vdesin,
dhe behem krejtesisht njeri tjeter,
thuajse nuk i takoj kesaj bote,
derisa dikush te vije e te me zgjoj nga kjo enderr e vertet,
e me pase gjithqka i kthehet realitetit,
e une i kthehem jetes normale,
derisa te perjetoj goditjen fatale.

Nazmi Morina – Jam une

Jame nje shpirt i humbur,
nuk e njoh askend,
te gjithe me duken te njejt.
Jam une…
Jam une ai perbindeshi i nates,
jam une mbreti i se keqes armiku i se mires,
jam i lidhur me te zeza e po vallezoj me hijen time,
perballe kesa paqyre te thyer.
Jam i goditur nga kenaqesia e qastit,
ne ate minut qdo gje per mua eshte parajs,
dhe bota per mua merr fund
me shijimin e pluhurit te bardhe

Xhelantina – Skam faj qe te dua

Perandor i zemres sime
je ti shpirt ne cdo moment
frymezimi i gjithckaje
je ti endra qe me cmend..
bukuria e gjithe botes
je ti zemer vec per mua
maraton e jetes sime
skam faj une qe ty te dua…

Poezi – Digjem per ty

Me fal nje buzeqeshje
zemren mos ma lendo.
Me thuaj dhe njehere te dua
dhe fort me perqafo.
S´dua ta di se cili je,
kjo zemer per ty po rreh,
ky sy per ty po qan, s
epse dua te te kem prane.
nese nje dite do behem hi,
Ta dish se jam djegur per Ty.

Linda – Nje nate sa nje jete

Sa bukur eshte te jesh ne krahet e tua
Kur as rezet e diellit sme japin aq ngrohtesi
Sa endrra i shkruajta ne nje cop leter
Kur celsin e tyre e gjete vetem ti
Cdo germe e jotja eshte gdhendur ne zemer
Aty ku ti ndertove parajsen
Dhe bashke me syte e ty bojqielli
u kalterova ne njohjen e larget
Sa mall qe kam sa lote te presin
Sa rahje zemre ne altar
aty ku premtimin me ke thene
se sdo ndahemi deri sa te jemi gjalle

Linda – Mbreti im

Erdhe si dielli mbas nje rebeshi
Erdhi si nje lule ne debore
Erdhe si nje zog qe haroj te shtegetonte
Erdhe si princi me kurore
Erdhe ne diten e bekimit tim
Erdhe mes trendafilash ne lulezim
Erdhe si mali qe themelet si thyen
Erdhe si hena e shpreses se cmuar

Linda – Ylli im

A e mban mend kur rashe ne dashuri
Ti ishe larg ku une se di
Sa valle te prita sa lote theriten
Ti e degjove zerin e zemres dhe erdhe papritur
Dhe buzet e tua qe si preka kurre
Me ke borxh kaq puthje sa mos ndalesh kurre
Dhe veshtrimi jot me jep jete
Arij te kuptoj se linda vertet
Dhe fjala te dua nga buzet e tua
gdhendi emrin ne venat e mia
Aty ku krijuam gjithe dashurine
do mbetesh perjete ne shpirtin tim

Poezi – Te te them te dua

Nje dite ndoshta s’do te shkruaj me
do endem duke belbezuar vetem fjale!
Ndoshta askush nuk do dije t’i deshifroje,
vetem zemra ime qe ka mall!
Ah ta dish, do jene te bukura,
ndoshta me te bukurat poezi,
fjalet e gjakosura te shpirtit,
qe s’i thame asnjehere, as une, as ti!
Ndoshta perseri s’do me kuptojne,
do me thone eshte i cmendur,
se s’dine se ne trup e gjer ne zemer,
vetem emrin tend kam gdhendur.
Do te ulem ne nje kafene te vogel,
do t’i them kamarierit si habitur.
-Pres nje engjell te me vije!
Ndoshta ti s’do vish kurre,
e une pa fjale do te ngrihem….
Me turmen e njerzve ne rruge,
si i dehur do te perzihem
dhe perseri do belbezoj pareshtur,
i hidheruar, po te njejtat fjale.
Ate qe s’ta thashe kurre me goje…

Kristalina – Dashuria e dyte
Vetem per nje fjale ,me harrove mua
Ike u largove dhe nje tjeter tu afrua.
Nje fjale pa kuptim ,thene ne nje ore te vone,
Shkaterroi gjithcka ,prishi lumturine tone.
Ike nga ky vend si nje karagjoz,
Ku te gjithe te shohin si nje vrases misterioz,
Nuk vrave njeri por bere nje gabim,
Harrove dashurine ,lendove shpirtin tim.
Fillove jete te re me nje vajze te bukur,
Dukeshe i qete, dukeshe i lumtur.
Nje dite mora vesh se nga ajo ishe ndare,
Te mori gjithcka te la duke qare.
Nje dite ne rruge te pash
Dhe ne sy te thash:
E shikon mor djale c’eshte dashuria e dyte,
Nuk eshte fushe me lule ,,,,por lum qe te mbyt !

Poezi – Lumturia e perjetshme
Cdo vend per ty kam kerkuar
Te gjithe boten kam udhetuar
Kam degjuar per ty historira te pafund
Dhe thone qe ty smund te gjesh askund
Thone qe mijra vete ty te kan kerkuar
Edhe te gjithe jane dorezuar
Por une do te kerkoj kurkund
Deri sa te gjej ty lumturia ime pa fund
Po me ne fund e kuptova
Qe ti nuk je ,as ne toke,as ne qiell dhe as ne diell
Por je ne fund te zemres sime te thelle.

http://www.tiranachat.net

Reply
Nilsen Wikl 23-06-2012, 19:19

ENDRRA IME

Endrra ime ka sy pranvere,
dhe floket behen bime
peme
lule
Endrra ime ka trajten e duarve te mija
kur prekin tere dridhje
buzen e kalter
te nje bregu te larget
Endrra ime eshte celesi i valeve qe hyjne
ne qerpikun e pergjumur te muzgut
feshferitje e eres qe deperton mes degeve te kohes
harresa qe ngec mes kreshtave te ngjarjeve
dhe vonohet duke u ngaterruar mes figurave te
shperfytyruara
kreherit te mbremjes
Endrra ime eshte fanella e shpuar nga plumbat e
betejave
pikellimi i lidhseve te kepuceve prane varrit
ne agim
dhe lulja e kuqe
fushave te se ardhmes
Endrra ime eshte prekja e rrezes se pare mbi dritaren
e gjumit
hapi i zemres drejt qyteteve te mengjesit
Eshte e trokitura e paqes ne deren e madhe te botes
guri qe i kendon bukes se neserme
dhe torba e shpresave qe ngjit te perpjeten e drites
Endrra ime je ti qe mban mbi supet e tua tashme te
kerrusura
tere peshen e ketij horizonti te ngrysur
dhe rri e pret pa u lodhur
karvanin e gjate te diejve
qe do te vijne.

Dashuri e ndaluar

Leshoje drerin Artemide.
Harkoje harkun,
shigjeten shigjetoje,
piken e lotit qe shket nga syri i drerit,
nese te ngushellon,
qelloje.

Leshoje drerin Artemide.
Se dashuria ka uri,
dhe vjeshta,vjeshta e llahtarisur ve kujen
si te jete ne zi.

Shigjeta e nisur kurre s’kthehet pas
dhe mosha s’eshte gafore qe shkon praptas.

Klapite e lindjes te tmerrojne?
Rreshqit,
rreshqit ne siperfaqen e jetes,
gjahtare e vetvetes.

Mbi koken tende rri mberthyer
nje cerdha gjysmehene,
nen driten e saj
ne kopsht te Luksemburgut,
pellumbat dashurohen gjersa cmenden.

Leshoje drerin Artremide
dhe mos e nis ate shigjete.

Sorkadhja veshur me te zeza,
kahmot
pas blirit
pret.

Paris,1992

Xh.Spahiu

I PA TURP JAM

Dritero Agollaj

S’i kam dashur kurre gjerat e bujshme
Dhe shpesh jam menduar duhan duke pire;
Ka gjera lakuriqe qe s’jane te turpshme,
Sic ka dhe gjera te c’ndershme te veshura mire.
Ja,e verteta rri lakuriqe ngahere,
Ja, dhe genjeshtra me petka rri veshur!
Me thoni: cila ka turpin dhe cila ka ndere?
Kjo qe ju thashe s’ka gje per te qeshur!
Ja thone se ime bije miliona fiton
Prej hateresh qe i bejne e dyer qe i hapen
Si shperblim per poezine qe ujdisa
Tash dyzet vjet per kte qerrata Parti
Qe nuk me harron e nderin ma di
Le te thone sa te duan se dhendri im
Mijra dollare merr fitim
Ne tendera qe i ben me policine
E nga firma te huaja merr leverdine
Ama mua nuk ma ndan Rakine
E un si bilbil kendoj per Partine
Une Poeti nga Devolli
Qe vetura e kolltuku muk mu ndan
Qe kur depuetet u be Dritero Agolli
Packa se nen hunden time u arrestuan
Dynja me Poet e shkrimtare
Disa dhe per dy fjale van ne litar
E pun e madhe lumi le ti marre
Kush b.ythen drejt nuk di te mbaje
Kur penen te marrin partin mos ta shaj
Se gjemen i bej e hater su mbaj
Le te qajne nenat e tyre le te qajne
Rakin me rruaza nuk dua t’ma ndajne
As qepen e bozhigradit e mishin e qengjit
Mos guxoj kush ne tryez t’ma mungoje
Se dyfek nxjerr e derdh plumb ne goje
Jam Poet monument kulture
Packa se im at ish fshatar me poture
Une vetur falas kisha nga Shteti
E sot miliona mi fiton Elon Muhameti
Jam krenar e i bute me shok Partie
Dallkauk e kopuk me kelysh demokracie
Nderi e Parimi jan pun boshe
Rakia dhe e dashura me cica ne qoshe
Jane kuptim i vertet i jetes
Prandaj nuk ju ndava hudhrave dhe qepes.

Mushkonja femer.

Nje mbremje vone kur isha ne breg,
ne reren e ngrohte po rrija i qete.
Nderkohe erdhen tek une, oh c´mrekulli,
nje tufe mushkonjash te vogla me furi.

Nga veshjet e mushkonjave dallova direkt,
qe te gjitha ishin, femra per lezet.
Sic mundet dhe ju te kini degjuar,
femrat e keqija, jane tmerr ne te pickuar.

Ende isha duke qendruar,
ne ate peshqir te pikturuar,
nje mushkonjez femer me afrohet
dhe mbi trup te nxire me ndalohet.

Ashtu pa zhurme shume,
mushkonjeza u afrua tek une.
Lengun e jetes sime shijonte
mua me kruhej, vetes fuqine ia shtonte.

Fundja, c´kuptuat nga kjo histori?
Qe femrave s´duhet t´ju besoje njeri
Ndaj cfare jeta mund te n´a mesoje,
burri eshte mushkonja, qe do te triumfoje!

Siegfried Skielka

Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe,
s’eshte asgje mbytja ne lum a ne dhomat e gazit
I kam borxhe nenes qe s’ia ngrita varrin,
i kam borxhe lisit qe s’ia hodha pjergullen,
i kam borxhe dashurise qe ia vodha te dielen,
i kam borxhe krimit qe s’i vura emer.
Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe.
I kam borxhe fjales qe s’e pashe ne enderr
i kam borxhe korbit qe s’ia zbardha pendet,
i kam borxhe vitit ’13 qe s’ia mbylla plaget
i kam borxhe ardhemrise qe ia lashe tek pragu
terin e nje kohe te larget.
Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe.
U kam borxh te gjalleve,
u kam borxh te vdekurve;
gurin e varrit e shes
te laj borxhet.

NGA XHEVAHIR SPAHIU

Dituri Dizdari

PESEMBEDHJETE KARAFILA

Sythet jetëëndre buisin shpërthejnë
harlisen pabindshëm kah drita, but-egër
kryelartësi brezash gjakon, ndër kapilarë
…thurimat e netëve vajzërore…

Oh ç’vakëllim ndjesish vërtike dhënë bashkë me gjirin
Oh ato tipare ai vështrim ato syqielli ai trup i brishtë
Oh ajo ndezje e prushtë e flaktë deri në guxim e përballjes
Oh ai zë kumbim jehesh këngë e gjyshërve
Oh pasuria ime, të falem o zot m’a ruaj

Ndërthuren përdore pakuptuar breznitë, shpirti im!
Pesëmbëdhjetë karafila – aromë bije
mbërthejnë rrënjët e fjetura
Me besimin e qëndrueshëm se e djeshmja
nuk është më e mirë

Dituri Dizdari

KATEDRALE DURIMI

Nuk mund ta dija kurrë që …do t’i thyeja…
nga pak çdo ditë…
…soletat e qëndresës… kat pas kati.

Të dhemb e shtrenjta ime
vrasja ka llahtarë
maskën qëllimin befasinë goditjen
që gjaku i dhunës ndërton llogjikëftohtë
të buzëqesh ty, bën seks me ty,luan
besimin të vjedh,dashurinë
gurin e rëndë i lidhin litarit të shpresës gajasen
kur shkallë pas shkalle ulet poshtë kryet e krenarisë
rëxohen sytë e butë e të bukur orëve të trishtimit
prej dhunës, fyerjes, poshtërimit,
prej pafuqisë së guximit vrarë tek ti,
arsyes që nuk mund të shfaqet kur ballon krimi…
dhimbjes se askush dhe asgjë nuk të mbrron ty
të drejtën tënde ëndrrën jetën
dërmon,shkallmon e ti nuk mundesh…

dhe loti i dhimbjes frymën e shpirtit meku
udhë ku ndjenja dhe arsyeja u shkelën barbarisht

Oh nuk mund t’a besoja që do të rrënoja
atë shenjtësi durimi
që qenkësh ndërtuar fshehtas tek unë
dhe nuk e dija jo që nga dritaret aty
zëra pa faj fëmijësh klithnin nga gëzimi

DITE VJESHTE

Një re qiellit – malli im.
Gjithë dhimbja e patretur e një jete
peshën e kujtesës mban

Gjithë pesha e saj në një re vjeshte.

Me të në qiell unë luaj.
Si fëmijë

…gishtat e dëshirës ledhatojnë, prekin
…fytyrën,sytë,buzët…
…e vështroj dhe më vështron…
… çapis drejt saj…
… afrohet drejt meje…

Udha e gjatë e dashurisë time.
…në një re vjeshte.

LOJE

Një portret mantel mbrëmjeje …
…pranë një zjarri në vatër.
Nën hi thellë fshehur, një thëngjill.

Zjarri i jetës e ka përzhitur të tërin.

Një portret mantel mbrëmjeje …
…pranë një zjarri në vatër.
Me gacën luan.

Ti a e di…

AUTOPORTRET

Mundësi, alternativë, zgjidhje dëshirash jam, dashurish
nerv që s’është veçse një udhë që duhet përshkuar
shpresa – diell mes gjethesh të jetës.
Burim i pashtershëm kujdesjesh dashurish
mbështeteni aty lehtësisht.

Oh, unë vrapoj, vrapoj,nuk mund të ec ndryshe
Oh, ç’vrap ditësh,vitesh fluturimi që s’të rritin më
një hap para të tjerëve për të qenë i fundit
megjithse e di, oh e di, pas vjen pashmangshëm rëzimi …
por dua, pse mundem, pse besoj
që kjo është gruaja,mëma.

Dhe gjithë kjo lumturi, gëzim, shpresë
Që s’më le të vdes
…gjallë më mban
dhe rrëmbimi i rjedhës të ndal për fuqinë,
mendimin,
aromëkthjellët kthehesh në ndërgjegje
…kërkimi gërmimi ngujimi aty për të përligjur.

Oh, egoizëm i fshehur thellë brenda njeriut
qënke dhe tek unë , patericë e panevojshme udhe,
krijesë në përpëlitje – që ngre krye,
sfilitur nga dashuritë,zgjidhjet, siguritë që jep
…pa ndalur askurrë

…uri luaneshe për të vegjlit e saj…

…që nuk ka të drejtë të shijojë më, një ëndër
një mundësi të mundëshme në kufirin e fundit
një tjetër jetë shenjtësisht të bukur
pa ju prekur ju të shtrenjtit e mi,pa ju vrarë.

Ferrparajsa

Pa pike pezmi vdes qysh neser
po fundja fatit pse t’ia prish
Pushtoma shpirtin, vere e vjeter,
me lidh me pranga perendish.

Shkelqen parajsa permatane,
s’ka ferr e terr e tmerr pa fre,
se nga te gjithe qe shkuan e vane
asnje s’u kthye prape mbi dhe

Por cfare merzie e perzishme
rrafshire e botes n’ameshim!
Pa pabesi te befasishme,
pa nje perplasje, nje tundim

M’u ndiz ne deje zjarr i pare,
me prush e afsh me perkedhel.
Nje mije demone ta heqin zvarre,
i zmbraps ky dufi yt rrebel!

Me yjet flet kur pret vetem
ne ferrparajsa gjithesish.
Plugoma shpirtin, vere e vjeter,
te thyej pranga perendish.

Xhevahir Spahiu

Shqiptar e shkuar Shqiptarit – Alban Tartari

Une, jam shqiponja e Bjeshkeve te Namuna,
Jam flamuri qe Ismailit i rri te koka e varrit,
jam pisqolla e arte fshehur ne gji te Ises,
Jam gjoksi i gjakosur i Adem Jasharit.

Une, jam topuzi i Gjergj Elez Alise,
Hija e Kostandinit qe sjell naten Doruntinen,
Jam nje fije e mustaqeve te Gjeto Basho Mujit,
Nje hap i tij qe trondit tere krahinen.

Une, jam rreptesia e Leke Dukagjinit,
Nje fjale e rende ne faqet e Kanunit,
Jam nje gur i bardhe ne brigjet e Drinit,
Shpata qe Skenderbeu lart e tundi.

Une, jam nje strofe e bukur e Naimit,
Shkruar mbi malet , fushat e brigjet,
Jam malli i Serembes, Samiut, Jeronimit,
Jam shpirti i tyre, qe ne kurbet vazhdon te digjet.

Une, jam deshmori qe ra ne Mitrovice,
E me gjakun tim u la edhe Cameria,
Se jam ai qe nuk u qa kur vdiq,
Se per deshmoret nuk qan njerezia.

Une, jam nje pushke qe del nga frengjite,
Jam nje kenge labe, nje tel i ciftelise,
Jam Cerciz Topulli qe kurre s’ra ne prite,
Jam e kuqja e flamurit atje lart, ne shtize.

Ja pra, une jam shqiponja e Bjeshkeve te Namuna,
Jam lulja qe i ka mbire Ismailit te koka e varrit,
jam pisqolla e arte e dinakut Ise,
jam gjoksi i copetuar i Adem Jasharit.

Une jam Shqiptar e shkuar Shqiptarit…

Ka dashuri te vogla
Dashuri te pare, dashuri nr. 1,
Dashuiza,
Qe zukatin ne kujtese posi miza,
Qe bejne kakao,
Qe lajne kanotjera;
Ka dhe dashuri te medha; te lira si era,
Mbetur tutje-tehu neper bote anembane
Qe s’na dijne ku jemi,
Qe s’i dijme ku jane.

Dashuri e vogel kerkon te kthej fotografite;
Dashurive te medha u merr erë floket ndane binareve,
Ngulçimet e tyre u ngjajne sirenave,
Sirenave te hapsirta te ndarjeve.

I. Kadare

APOTEZA GRI

Qielli eshte gri
Toka eshte gri
Gri dhe puthja

Buka s’ka ere
Era s’ka ere
S’ka ere lulja

Endrra eshte gri
Gjaku eshte gri
Gri dhe zjarri

Molla s’ka ere
Uji s’ka ere
S’ka ere bari

Moti eshte gri
Shpirti eshte gri
Gri dhe kenga

Era pa ere
Buka pa buke
Pa zemer zemra

Xh. Spahiu

Kënga e Melankonisë

Në ajrin e përndritur,
Kur vesa ngushëllimtare
Bie në tokë,
E paparë, e padëgjuar
Me këpucë të hijshme e të lehta.
Si të gjithë ngushëllimet e ëmbla,
A të kujtohet, të kujtohet, zemër e zjarrtë,
Si dikur digjeshe nga etje
Për lotë hyjnorë, për vesë ngushëllimtare,
E etur, e lodhur, e zhuritur,
Teksa në shtigje me bar të zverdhur,
Rrezet përvëlimtare, verbimtare, dashakeqëse?

“Dashnor i së vërtetës? Ti ? – Kështu të tallin –
Jo ! Vetëm një poet !
Një bishë dinake, grabiqare, tinëzare,
Që duhet të gënjejë,
Që duhet të gënjejë me vetëdije dhe me dashje,
Dhe të dëshirojë prenë,
Me ngjyrime larve.
Dhe vetë larvë,
Dhe vetë pre !
Ky dashnor i së vërtetës ?
Jo vetëm një i marrë ! Vetëm një poet !
Duke folur vetëm për ngjyrat,
duke bërtitur nga larva laramane e çmendurisë,
Vërtitet në urën e fjalëve rrenacake,
Ndër qiejsh të rremë,
Duke ardhur përqark vërdallë !
Vetëm një i marrë, vetëm një poet !

Ky dashnor i së vërtetës ?
Jo, përfytyrim
I heshtur, i ngrirë, i lëmuar, i ftohtë,
Dhe as shtatore hyjnore
E vendosur para tempujve
Në roje të pragut të shenjtë.
Jo ! Armik i shtatoreve të virtytit,
Më e afërt sesa shkretia e pragut të një tempulli.
Me guxim prej maceje
Hidhet nga çdo dritare,
Në çdo çast,
Duke nuhatur me dëshirë dhe pasion,
Vrapon nëpër pyjet e virgjër,
Në mes bishave me lëkurë lara – lara.
I shëndetshëm, plot ngjyra, i bukur si mëkati,
Me buzët dëshirake,
Hyjnisht tallëse, hyjnisht skëterrore,
Hyjnisht të etura për gjak,
Sulet për grabitje, gënjeshtar dhe tinëzar;
Apo si shqiponja
Që nga larg vëzhgon greminën,
Greminën e vet.
Ah, si ulet
Poshtë e më posthtë,
Thellë e më thellë,
Dhe pastaj, duke mbledhur flatrat,
Lëshohet si plumb
Mbi qengjin,
Armike e shpirtrave të butë si qengji,
Duke urryer të gjithë ata që e vështrojnë
Me vështrim prej deleje, ata që e kanë lëkurën
Të butë si të sajën, dhe butësi qengji !

Kështu,
Si shqiponja e si pantera
Janë dëshirat e poetit,
Dëshirat e tua, mes mijra maskash,
O i marrë, o poet !

Ti që pe njeriun,
Ashtu si Zoti qengjin,
Për të zhbimë Zotin nga njeriu,
Dhe butësinë prej qengji nga shpirti,
Qeshje gjatë zhbimjes, -
(Kjo, kjo është lumturia jote !
Lumturi shqiponje dhe pantere,
Lumturi poeti dhe të marri !”)

Në ajrin e përndritur,
Kur drapri i hënës,
Armik i ditës,
I blertë mes kuqëlimit të purpurtë,
Futet vjedhurazi lakmitar,
Duke rrëshqitur në çdo çap,
Tinëzar në kaçubet e trëndafilave,
Gjersa ato këputen e molisen
Të zbehta nëpër natë.

Kështu molisesh njëherë,
Prej çmendurisë të së vërtetës,
Prej gëzimeve të ditëve
I lodhur, dhe i sëmurë nga drita,
I këputur nga mbrëmjet dhe hijet.
Për të vërtetën
I djegur dhe i etur.
Të kujtohet, të kujtohet, zemër e zjarrtë,
Si lëngoje nga etja ?
Se i djegur jam
Për të vërtetat,
Si i marrë,
Si poet !

Nietzsche

Buka jone e perditshme, Xhevahir Spahiu – nga libri “Ferrparajsa”

Ti erdhe prane dhe me the:
Ta hengra zemren!
Une mbylla syte
dhe shpleksa endrren.
Shoh si pergjaket zemra ime
ne buzet e tua prej mishi dhe drite.
Te befte mire, e dashur.
Po tani, tani a s’me thua
pa zemer, si mund te te dua?
Ti the dy fjale,
hodhe nje gur:
Ta hengra zemren
dhe une i pergjakur numeroj
rrathet e endrres.
E di: zemra ime
zemren tende e ka bere cope e cike,
kullon gjaku prej saj
si kokrrat e sheges, pike-pike.
Ti the: Ta hengra zemren,
kur une fatziu e kisha sosur tenden.
Ishte koha e zise
dhe zemrat na u bene buka jone e perditshme.

Pi per shendetin e Merit,
q’e kam ketu thelle ne gji,
heshtaz e mbylla deren,
vetem, pa miq ne gosti,
pi per shendetin e Merit.

Ndoshta m’e bukur se Meri,
eshte mbi dhe nje perri,
por s’gjenden dot sy te tjere,
te te shohin me kaq embelsi
si syt e te embles Meri.

Qofsh pra e lumtur moj Meri,
o diell me rreze flori,
ne jete mos ndjefsh asnjehere,
dhembje dhe brengje ne gji,
gezim te ndritte, moj Meri.

Gjerat qe nuk bere

Kujtoj diten qe te mora hua makinen
dhe ta demtova, te kujtohet apo jo?
Thashe se do me vritje por ti nuk e bere
Kujtoj ate dite qe ngulmova te shkojme ne plazh
ndersa ti me kundershtoje
se dukej qe do te binte shi, dhe ra shi apo jo?
Thashe se do te me bertisje:
“Te pata thene!”, por ti nuk e bere
Kujtoj ate dite kur u perdridhesha te gjitheve,
per te te bere xheloz,
dhe ti u bere xheloz, te kujtohet apo jo?
Thashe se do te me lije, por ti nuk e bere.
A te kujtohet atehere
Kur permbysa nga inati torten
Ne tapetin e makines tende?
Thashe se ti mo rrihje, por ti as kete nuk e bere.
Kujtoj ate nate qe harrova te te them
se ne pritje duhej shkuar me veshje serioze
dhe ti erdhe i veshur me xhinse, a te kujtohet?
Thashe se do me ndeshkoje, por ti nuk e bere.
Po jane kaq shume gjera qe ti nuk i bere!
Sepse kishe durim me mua, me dashuroje dhe me mbroje.
Ishin kaq shume gjerat per te cilat
desha te te kerkoj te falur
kur te ktheheshe nga Vietnami,
Por ti nuk u ktheve!

Dashurise – NDOC GJETJA

O Perendeshe e gjithe pushtetshme
e universit mashkull femer
Bej c’te duash me veten time
jam instrumenti yt i vjeter.

Ne jete me solle kaq shume dhimbje
dhe shqetesime pambarim
po s’jam ankuar kunder teje
as me goje e as me shkrim.

Te jam nenshtruar e te nenshtrihem
gjersa ne bote te jem i gjalle
nen pushtetin tend te perbotshem
me pelqen te jem nje skllav

Ma ktheve gjuhen ne percartje
me bere plak me shpirt femije
here me hodhe qefinin kraheve
here me ngrite gjer ne yje.

Me hidh ne zjarr, ne det, ne ferr!
Me hidh ne balte, me hidh ne hon!
Vec te lutem mos me ler
ne ate vend ku ti mungon.

Femra te denuara

Ato, si ajo grigja qe shtrire mbi rere rri menduar,
U hedhin horizonteve te deteve shikime te dridhura,
Kembet duke dashur t’i prekin, duart duke i afruar
Mes ligeshtimve te embla e rrenqethjeve te hidhura.

Ca prej tyre qe kane pritur aq gjate nje miqesi,
Belbezojne thelle gjethnajave ku perrenjte gurgullojne,
Rrokje per rrokje, dashurine e te druajtures femijeri,
E gjetheza te reja pyjeve te gjelber nisin e u bulojne.

Ca te tjera , si murgesha ecin rruges, gati duke u zvarritur,
Mes per mes shkembenjeve mbushur plot vegime
Aty ku San Antonio pa si nje llave te zjarrte vervitur,
Gjokset lakuriq e te purpurt te te tijave tundime.

Ka edhe nga ato, qe neper refleksin e rreshires rreshqitese,
Brenda boshllekut te heshtur te pasqyrave pagane,
Te therrasin per ti ndihmuar ne ethet e tyre flakeritese
Ty o Baccho qe fashit sembimet me antike mjerane!

Ka edhe te tjera qe gjoksi i beqareve u sjell aq kenaqesi,
Qe duke fshehur nje kamzhik ne palat e fundeve te gjate
Perziejne ne nje cep pylli te zymte a neteve plot vetmi,
Shkumen e bute te qejfit me lotet e dhimbjes se pamate.

O virgjeresha, o djallushka, o mostra, o martirake
O shpirtra te medhenj qe realiteti u jep percmim te zi,
Kerkoni te pafundmen , here te devoteshme here dionizake,
Here ne ulurima thare, here ne denesa te zena pusi!

Ju qe ne ferrin tuaj shpirtin ma keni shpene e keni shqyer,
Ju dua e meshiroj, o moterzat e mia te shkreta ne kete bote
Per at ngrysje te vuajtjes, per ate etje kurre shperblyer
Per ata lumenj dashurie qe zemrat e medha ua mbushin plot !

Bodler (Lulet e se keqes)

Love Me

Love me in the Springtime, when all is green and new,
Love me in the Summer, when the sky is oh so blue,
Love me in the Autumn, when the leaves are turning brown,
Love me in the Winter, when the snow is falling down.

Love me when I’m happy, and even when I’m sad,
Love me when I’m good, or when I’m oh so bad,
Love me when I’m pretty, or if my face is plain,
Love me when I’m feeling good, or when I’m feeling pain.

Love me always darlin’, in the rain or shining sun,
Love me always darlin’, after all is said and done,
Love me always darlin’, until all our life is through,
Love me always darlin’, for I’ll be lovin’ you!

Mimoza Ahmeti

——————————————————————————–

ARMIKU IM

Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket
armiku im.
E c’do te ish jeta ime pa ty
dhe jeta jote pa mua?
Askush s’mund ta dije
(kur kushtezimi mbaron
qenia zhduket)
Armik.Armiku im!
Prej teje rash ne gjume dhe perftim
te asja qe kerkoja,
prej teje gjelberoi lenda ime, u zgjua
dhe u perendua,
kur vrasja shpirtat mbertheu.
Oh, ne te vertete ti je dashuria
dhe jo urrejtja ime,
armiku im.

Pikerisht ato qe ne shvleftesuam
ndersa rruges ecim
qe asnjehere s’i ditem,
TURMAT,
qe inerte derdhen
dhe fryme marrin
me injorim lane pasoje
mbi shpirtin tend
mbi shpirtin tim.

Dua natyren time.

Dua të hedh
në varg natyrën,
e qiellit,
vrenjtësinë t´ja humbas,
ajrin,
me parfum ta lyej,
pastaj,
fuqishëm të thërras.
Të thërras,
sa zëri t´më ngjiret,
e ngadalë,
e tëra të shterem…
natyrës dua
të shtrihem,
aromës së saj,
të endem…
Të qesh sot,
me natyrën dua,
të vetmen,
që më rilind mua…
po ku ta gjej
të bukurin vend,
ndaj mbeta,
poete e dështuar…

© Alma Papamihali

Beson ti…?

Beson ti,
në jetën pas vdekjes,
më pyete dikur…
Përgjigje nuk dija,
ndaj vetëm të pash çuditur…

Beson ti,
që ekziston dikush lart,
që mendon për të gjithë ne?
Nuk e di. Besoj kur të shoh,
të prek dhe ndjej që ti je…

Beson ti,
që të jesh i lumtur,
të dashurosh duhet?
(U përgjigja)
Dashuria me të dytin emër,
lumturi quhet…

© Alma Papamihali

Mengjes (Jacques Prevert)

Kafene fillimisht hodhi
Ne filxhan
Pastaj qumeshtin hodhi
Mbi kafe
Me pas hodhi sheqerin
Ne kafene me qumesht
Me lugen e vogel
E perzjeu
E piu kafene me qumesht
Dhe mbi tryeze filxhanin e vendosi
Pa me folur
Ndezi nje cigare
Dhe rrathe krijoi
Me tymin e saj
E leshoi hirin ne tavell
Pa me folur
Pa me veshtruar
U ngrit
Kapelen ngjeshi ne koke
Dhe pardesyne dimerore veshi
Se binte shi atehere
Dhe iku
Nen shi
Nje fjale pa me thene
Nje shikim pa me hedhur
E une mbeshteta koken ne duar
Dhe qava

Blues funeral – W. H. Auden

Ndalini te gjitha oret, keputjani telefonit cdo fije,
Josheni qenin qe te mos lehe, me nje kocke plot shije,
Heshtini pianot e nen nje te mbytur gjemim
Aviteni qivurin, qe miqte e dhimshur te vijne…

Lerini aeroplanet te sillen perqark duke ofshajtur,
Mesazhin ” Ai s`eshte me” qiellit duke i zhgarravitur,
Lidhjuni fjongo te tylta qafave te bardha te pellumbave
E beni qe doreza te zeza te veshin policet rrugeve.

Se ai ish Veriu im, Jugu, LIndja, Perendimi,
Java ime e punes dhe ajo e diele pushimi,
Mesdita, mesnata, kenga, bashkebisedimi im,
Mendoja se dashuria rronte perjete, por e pata gabim..

Ndaj yjet sduhen me,flakini te gjithe nje nga nje,
Le te paketohet hena e te cmontohet dielli
Le te shteren oqeanet e te priten gjithe druret neper pyje
Se tash asgje ska per tju dashur me asgjeje

*****

Oh, thomeni ju lutem te verteten per dashurine..

Disa thone se dashuria eshte femije,
Ca te tjere se eshte zog
Disa thone se e sjell boten verdalle,
E ca te tjere se eshte absurditet i kote.
E kur pyeta per te nje fqinjin tim,
Qe dukej sikur dinte gjithcka
Lere, me mire mos flasim,
Gruaja e tij e bezdisur me tha..

A ngjan valle me nje pale pizhame
A me sallamin ne nje dhome te varfer nder hotele?
Ere e saj me sjell ndermend ate te nje lame,
A te nje arome te mire gushellonjese?
Po ta prekesh, si me gjemb te ngjan ajo shpuar,
Apo eshte e bute si pushi roses ne shpupurim?
A eshte valle e mprehte apo e lemuar nga cdo ane?
Oh, thomeni , ju lutem te verteten per dashurine..

Shkrujane per librat e historise,
Vec ca shenime te shkurtra ne fund te faqeve,
Por prape ajo eshte me i zakoneshmi,
Bashkekuvendim neper anijet oqeaneve
Madje e gjeta te permendur,
edhe ne kronikat e vetvrasjeve,
dhe te shkarravitur e pashe,
Ne stacione trenash, tabelave te orareve.

A ngjan me nje hungerime te uritur Alzasiane,
Apo me rropamen e nje ushtarakeje fanfare?
A mund ti japim valle asja m te lartin imitim
Ne nje piano Steinway a ne nje sharre?
A kendon ajo valle neper ballo zecjerre,
Apo i pelqen vec klasiku kompozim?
E kur lipset te heshte valle ne heshtje te bjere?
Oh, thomeni ju lutem, te verteten per dashurine..

E kerkova ne te gjitha qoshkat e nje shtepie verimi,
Por nuk qe as atje,
U perpoqa ta gjeja brigjeve te Tamizit, ne Maidenhead,
A ne Brighton, ne ajrin kuronjes te termave,
E une ende sdi c`do me thote kenga e mellenjes
as sè cme flet tulipani,
Po ajo nuk qe as brenda nje qymezi
as perposh nje shtrati…

A i jep valle fytyres me te cuditeshmet shfytyrime,
A mbi nje kolovajze merzitet shpesh duke u kolovitur,
A e shprish valle gjithe kohen neper garime
Apo me tela te keputur violine duke luajtur
A ka valle ndonje mendim te vetin prane
Dhe a e mendon te mjafte patriotizmin
e shakate e saj saj jane vulgare e lezetegjate?
Oh thomeni ju lutem , te vertetn per dashurine …

po Kur te vije , do te vije pa nje shenje a paralajmerim,
ja teksa jam duke kruar hunden
E do trokase valle ne deren time ne agim
Apo ne autobus do me shkele kemben,
A do te ngjaje valle me nje ndryshim moti
E pershendetjen do ma jape me miresjellje a nencmim
E jeten valle do ma nderroje pergjithnji
Oh, thomeni ju lutem, te verteten per dashurine…

W. H . Auden

Varianti ne shqip nga D. Thomollari

Per te gjithe ata(ATO) qe arrijne te kuptojne..

CILTERSI

Tani sapo mbarova librin e nje poeti,
Te thelle fort, te holle , sic thone simbolist,
Aq i thelle vertete, aq i holle aq artist,
Sa me zu koka e gje s’mora vesh un’ i shkreti..

Nuk jam estet o miq dhe sikunder ju thashe,
Kjo mendja ime e mefshte mundohet fare kot,
te thellat e te hollat mendime si kap dot..
Qe ta them shkurt, nuk jam vecse nje koketrashe..

Po besa, i trashe jam, i trashe do qendroj,
Kurren e kurres , jo, s’do mund t’i admiroj,
Gjithe ato bukuri qe… s’i kam kuptuar..

Me varni, o zoterinj (zonja) , me quani gomar,
Por..”Rrofte qartesia !” do therres dhe ne litar,
Kur te me coni ju per t’me ekzektuar.

Jackues Normand (1848-1931)
perktheu S. Caci

***
Me pyete c’mendoja per dashnoren tende te re;
Dhe meqenese tani ne jemi thjeshte ” m-i-q ”
Do te jem e cilter, por gjuhes do ti ve fre
Se nuk bej pjese tek tipat hakmarres, te liq.

Kjo varet nga shija, qe s’duhet diskutuar;
Sepse kush nga ne eshte i afte te kuptoje,
Pse disa e duan dhomen gjithmone te erresuar,
A gjellen e shendeteshme, por qe s’futet ne goje?

S’ka ligj se c’tipare duhet te kete ne fytyre,
Dicka te bukur e gjen ne cdo vetull, sy a veshe,
Zoti s’mund t’u jepte gjithe krijesave ngjyre,
Ndersa mend iu dhe vetem disave prej nesh.

Jam e sigurte se ajo, ka plot cilesi te tjera,
Bashke me ndonje virtut qe lehte s’harrohet,
Si dhe nje joshje te fshehte, terheqese si vera,
Qe me pak vemendje, edhe mund t’i dallohet.

Dhe nese disa vishen vec per kompliment,
C’bukuri kujtojne ato se kane;
Per nje njeri qe eshte bosh , pa mend,
A ka rendesi modeli ne nje fustan?

S’eshte se mendoj qe ajo eshte tip koti,
Kjo shprehje nuk hyn ne fjalorin tim,
Ka meshkuj qe i duan femrat si qemoti
Zeulet e kokemenjane ne cdo kuvendim.

S’eshte se ajo nga asgje nuk merr ere,
S’eshte se e folura e saj mua ma shpif
por nje brume i gatuar, fije fije prere,
Pa sherbet, s’behet kurre kadaif…

Eleanor Brown

Kënga e Melankonisë—nga Friedrich Nietzsche

Në ajrin e përndritur,

Kur vesa ngushëllimtare

Bie në tokë,

E paparë, e padëgjuar

Me këpucë të hijshme e të lehta.

Si të gjithë ngushëllimet e ëmbla,

A të kujtohet, të kujtohet, zemër e zjarrtë,

Si dikur digjeshe nga etje

Për lotë hyjnorë, për vesë ngushëllimtare,

E etur, e lodhur, e zhuritur,

Teksa në shtigje me bar të zverdhur,

Rrezet përvëlimtare, verbimtare, dashakeqëse?

“Dashnor i së vërtetës? Ti ? – Kështu të tallin –

Jo ! Vetëm një poet !

Një bishë dinake, grabiqare, tinëzare,

Që duhet të gënjejë,

Që duhet të gënjejë me vetëdije dhe me dashje,

Dhe të dëshirojë prenë,

Me ngjyrime larve.

Dhe vetë larvë,

Dhe vetë pre !

Ky dashnor i së vërtetës ?

Jo vetëm një i marrë ! Vetëm një poet !

Duke folur vetëm për ngjyrat,

duke bërtitur nga larva laramane e çmendurisë,

Vërtitet në urën e fjalëve rrenacake,

Ndër qiejsh të rremë,

Duke ardhur përqark vërdallë !

Vetëm një i marrë, vetëm një poet !

Ky dashnor i së vërtetës ?

Jo, përfytyrim

I heshtur, i ngrirë, i lëmuar, i ftohtë,

Dhe as shtatore hyjnore

E vendosur para tempujve

Në roje të pragut të shenjtë.

Jo ! Armik i shtatoreve të virtytit,

Më e afërt sesa shkretia e pragut të një tempulli.

Me guxim prej maceje

Hidhet nga çdo dritare,

Në çdo çast,

Duke nuhatur me dëshirë dhe pasion,

Vrapon nëpër pyjet e virgjër,

Në mes bishave me lëkurë lara – lara.

I shëndetshëm, plot ngjyra, i bukur si mëkati,

Me buzët dëshirake,

Hyjnisht tallëse, hyjnisht skëterrore,

Hyjnisht të etura për gjak,

Sulet për grabitje, gënjeshtar dhe tinëzar;

Apo si shqiponja

Që nga larg vëzhgon greminën,

Greminën e vet.

Ah, si ulet

Poshtë e më posthtë,

Thellë e më thellë,

Dhe pastaj, duke mbledhur flatrat,

Lëshohet si plumb

Mbi qengjin,

Armike e shpirtrave të butë si qengji,

Duke urryer të gjithë ata që e vështrojnë

Me vështrim prej deleje, ata që e kanë lëkurën

Të butë si të sajën, dhe butësi qengji !

Kështu,

Si shqiponja e si pantera

Janë dëshirat e poetit,

Dëshirat e tua, mes mijra maskash,

O i marrë, o poet !

Ti që pe njeriun,

Ashtu si Zoti qengjin,

Për të zhbimë Zotin nga njeriu,

Dhe butësinë prej qengji nga shpirti,

Qeshje gjatë zhbimjes, -

(Kjo, kjo është lumturia jote !

Lumturi shqiponje dhe pantere,

Lumturi poeti dhe të marri !”)

Në ajrin e përndritur,

Kur drapri i hënës,

Armik i ditës,

I blertë mes kuqëlimit të purpurtë,

Futet vjedhurazi lakmitar,

Duke rrëshqitur në çdo çap,

Tinëzar në kaçubet e trëndafilave,

Gjersa ato këputen e molisen

Të zbehta nëpër natë.

Kështu molisesh njëherë,

Prej çmendurisë të së vërtetës,

Prej gëzimeve të ditëve

I lodhur, dhe i sëmurë nga drita,

I këputur nga mbrëmjet dhe hijet.

Për të vërtetën

I djegur dhe i etur.

Të kujtohet, të kujtohet, zemër e zjarrtë,

Si lëngoje nga etja ?

Se i djegur jam

Për të vërtetat,

Si i marrë,

Si poet !

Parisi naten

Tri shkrepse te ndezura ,
nje nga nje ne erresire…
E para per te pare
fytyren tende,
E dyta per te pare
syte e tu,
E fundit per te pare
gojen tende…
Dhe tere nata per te mi kujtuar perseri
duke te te shtrenguar ne krahet e mi…!

Jacques Prevert

Nese do te me duash…
Elisabet Brauning

Dhe nese do te me duash, per asgje tjeter
veç per dashuri.
Mos thuaj “te dua per buzeqeshjen,
per veshtrimin, per sjelljen delikate,
per mendimet qe perputhen e qe nje dite
me kthjelluan.
Keto gjera mund te duhen, por ndryshojne,
ndryshojne ne ty, ndryshojne tek une.
Mos me duaj per meshiren
qe than faqet e mia.
Harro lotet qe te dhane kenaqesi
dhe humb keshtu dashurine.
Duame vetem per hir te dashurise
se dashurise,
qe rritet tek ty me nje dashuri te pafund.

e preferuara ime e te gjitha koherave

Në mundsh!

Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…

Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,
të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh…
Në durofsh dot thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë…

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,
dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë…
Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,
që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë…

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash
e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…
Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,
dhe gjithkend e çmon, por veç sa meriton…
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të renda
me vepra që peshojnë
dije dhe mos kij asnjë dyshim,
se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda,
dhe BURRE do të jesh, o biri im!

Përkthyer nga Robert Shvarc

Maya Angelou-Still I rise

You may write me down in history
With your bitter, twisted lies,
You may trod me in the very dirt
But still, like dust, I’ll rise.

Does my sassiness upset you?
Why are you beset with gloom?
‘Cause I walk like I’ve got oil wells
Pumping in my living room.

Just like moons and like suns,
With the certainty of tides,
Just like hopes springing high,
Still I’ll rise.

Did you want to see me broken?
Bowed head and lowered eyes?
Shoulders falling down like teardrops,
Weakened by my soulful cries?

Does my haughtiness offend you?
Don’t you take it awful hard
‘Cause I laugh like I’ve got gold mines
Diggin’ in my own backyard.

You may shoot me with your words,
You may cut me with your eyes,
You may kill me with your hatefulness,
But still, like air, I’ll rise.

Does my sexiness upset you?
Does it come as a surprise
That I dance like I’ve got diamonds
At the meeting of my thighs?

Out of the huts of history’s shame
I rise
Up from a past that’s rooted in pain
I rise
I’m a black ocean, leaping and wide,
Welling and swelling I bear in the tide.

Leaving behind nights of terror and fear
I rise
Into a daybreak that’s wondrously clear
I rise
Bringing the gifts that my ancestors gave,
I am the dream and the hope of the slave.
I rise
I rise
I rise.

Dhe zoti me beri femer–Gioconda Belli

Dhe Zoti me beri femer,
me floke te gjata,
sy,
hunde dhe goje femre.
Me linja
dhe kurba
dhe valezime te buta
dhe me germoi brenda,
me beri nje prerje te qenieve njerezore.
Endi me delikatese nervat e mia
dhe i balancoi me kujdes
numrin e hormoneve te mia.
Kompozoi gjakun tim
dhe me injektoi me te
qe te vadiste
te gjithe trupin tim ;
linden keshtu idete ,
endrrat
instiktet.
Te gjitha qe krijoi butesisht
gdhendur me fryme
dhe zhbiruar me dashuri,
jane mijera gjerat qe me bejne femer çdo dite
per te cilat zgjohem krenare
çdo mengjes
dhe bekoj seksin tim.

Pablo Neruda

I can write the saddest lines tonight.

Write for example: ‘The night is fractured
and they shiver, blue, those stars, in the distance’

The night wind turns in the sky and sings.
I can write the saddest lines tonight.
I loved her, sometimes she loved me too.

On nights like these I held her in my arms.
I kissed her greatly under the infinite sky.

She loved me, sometimes I loved her too.
How could I not have loved her huge, still eyes.

I can write the saddest lines tonight.
To think I don’t have her, to feel I have lost her.

Hear the vast night, vaster without her.
Lines fall on the soul like dew on the grass.

What does it matter that I couldn’t keep her.
The night is fractured and she is not with me.

That is all. Someone sings far off. Far off,
my soul is not content to have lost her.

As though to reach her, my sight looks for her.
My heart looks for her: she is not with me

The same night whitens, in the same branches.
We, from that time, we are not the same.

I don’t love her, that’s certain, but how I loved her.
My voice tried to find the breeze to reach her.

Another’s kisses on her, like my kisses.
Her voice, her bright body, infinite eyes.

I don’t love her, that’s certain, but perhaps I love her.
Love is brief: forgetting lasts so long.

Since, on these nights, I held her in my arms,
my soul is not content to have lost her.

Though this is the last pain she will make me suffer,
and these are the last lines I will write for her.

Loreley

Ich weiß nicht, was soll es bedeuten,
Daß ich so traurig bin;
Ein Märchen aus alten Zeiten,
Das kommt mir nicht aus dem Sinn.

Die Luft ist kühl und es dunkelt,
Und ruhig fließt der Rhein;
Der Gipfel des Berges funkelt
Im Abendsonnenschein.

Die schönste Jungfrau sitzet
Dort oben wunderbar,
Ihr goldnes Geschmeide blitzet,
Sie kämmt ihr goldnes Haar.

Sie kämmt es mit goldnem Kamme,
Und singt ein Lied dabey;
Das hat eine wundersame,
Gewaltige Melodey.

Den Schiffer, im kleinen Schiffe,
Ergreift es mit wildem Weh;
Er schaut nicht die Felsenriffe,
Er schaut nur hinauf in die Höh’.

Ich glaube, die Wellen verschlingen
Am Ende Schiffer und Kahn;
Und das hat mit ihrem Singen
Die Loreley getan.

Heine

Lorelai

Nuk di ç’farë do të thotë
kaq i helmuar që jam,
Një përrallë të vjetër mbi botë,
Gjithnjë në mendje e kam.

Kur ngryset era freskohet,
I qetë Rini rrjedh.
Dhe maj’ e malit ndriçohet
Kur dielli rrezet ia heth.

Më e bukura virgjëreshë
krenare lart atje rri;
Ka rrobën si mbretëreshë,
Kreh leshrat porsi flori.

I kreh me gribën e artë
Dhe këngës për bukuri
Ja thotë me një të lartë,
Të fortë melodi.

Me mall lundërtarit të shkretit
Ja zuri shpirtin e qetë,
S’i sheh më shkëmbijte e detit
Se heth syt vetëm përpjetë.

Unë varkën, besoj, e lundërtarin
Tallazi tok i fundoi,
Se Lorelei hapi varrin
me këngën që këndoi”

Haine

perktheu Anton Mazreku

Lorelai

Nuk di pse jam kaq i hutuar
Kaq brenge pse kam ne gji:
Nje prrallez e kohes se shkuar
S’me hiqet nga mendt kurrsesi.

Fillon erresohet. Rini
Ne heshtje te thelle dremit
Dhe shkembin ne breg perendimi
Me rrezet e fundit shkendrit.

Atje, maje shkembit te larte
Kendon embelsisht Lorelai
Dhe petku i shtatit, i arte
Dhe krehri ne doren e saj.

Papo neper t’arten gershetez
Plot hir ajo krehrin kalon
Dhe kenga magjike, fshehtas
Gjithe vendin perreth e pushton.

Shastisur prej saj, lundrari
çan rrjedhen me vrull, po ç’e do:
Nuk sheh qe shkembinj ka perpara
se syt’ i mban lart, tek ajo!

Tani, une e di, lum’ i gjer
Mbi te rrjedh me shkulm e vaj
Dhe gjith’ kete gjeme e beri
Me kengen e saj, Lorelai.

Haine

perktheu Jorgo Bllaci

Prej largesise ku ndodhesh
ti ke per te mesuar
te me degjosh me zemer me shume
sesa me vesh
Per t’ardhur gjer tek une qe rri
duke veshtruar
ti ne vetvete ura dhe rruge do gjesh,
-Ne mes nje oqean i tere na ka ndare,
e pyje e fusha e male na kane ndare ne mes,
Pose njeri pas tjetrit ata do zhduken fare,
Kur ti te hedhesh syte drejt bregut
ku une te pres.

Jules Supervielle

Phenomenal Woman
by Maya Angelou

Pretty women wonder where my secret lies.
I’m not cute or built to suit a fashion model’s size
But when I start to tell them,
They think I’m telling lies.
I say,
It’s in the reach of my arms
The span of my hips,
The stride of my step,
The curl of my lips.
I’m a woman
Phenomenally.
Phenomenal woman,
That’s me.

I walk into a room
Just as cool as you please,
And to a man,
The fellows stand or
Fall down on their knees.
Then they swarm around me,
A hive of honey bees.
I say,
It’s the fire in my eyes,
And the flash of my teeth,
The swing in my waist,
And the joy in my feet.
I’m a woman
Phenomenally.
Phenomenal woman,
That’s me.

Men themselves have wondered
What they see in me.
They try so much
But they can’t touch
My inner mystery.
When I try to show them
They say they still can’t see.
I say,
It’s in the arch of my back,
The sun of my smile,
The ride of my breasts,
The grace of my style.
I’m a woman

Phenomenally.
Phenomenal woman,
That’s me.

Now you understand
Just why my head’s not bowed.
I don’t shout or jump about
Or have to talk real loud.
When you see me passing
It ought to make you proud.
I say,
It’s in the click of my heels,
The bend of my hair,
the palm of my hand,
The need of my care,
‘Cause I’m a woman
Phenomenally.
Phenomenal woman,
That’s me.

JACQUES BREL

Në se të duhen
( S’ils te faut )

S’ke kuptuar gjë…

Në se të duhen trena për t’ia mbathur botës
E anije me vela që udhëtimesh të shpien larg
Për të kërkuar diell që t’a mbash në sy
E kengë që ti lehte mund t’i kendosh
atëhere …

Në se të duhet agimi për të besuar të nesërmen
Dhe të nesërmen që të mundësh të shpresosh
Për të gjetur shpresën që të kap për dore
Për të gjetur dorën që ti ke braktisur
Atëhere …

Në se do të dëgjosh rrëfime e fjalë të moçme pleqsh
Për t’u ngushëlluar për ato që s’ke bërë dot
Në se poezia për ty humbet vlerë e bëhet lojë
E në se jeta jote nuk është veç një pleqëri
Atëhere …

Në se do të duhet pak mërzitje për t’u dukur i thellë
A rrëmujë qytetesh për të harruar çdo zhgënjim
E pastaj delikatesë për t’a ndjerë vehten të denjë
E pastaj zjarr e nevrik per t’u dukur i fortë trim
Atëhere…

Atëhere ti s’ke kuptuar asgjë …

Never give all the heart (W.B. Yeats)

Never give all the heart, for love
Will hardly seem worth thinking of
To passionate women if it seem
Certain, and they never dream
That it fades out from kiSs to kiSs,
For everything that’s lovely is
But a brief, dreamy, kind of delight,
O never give the heart outright.
For they, for all smooth lips can say,
Have given their hearts up to the play.
And who would play it well enough
If deaf and dumb and blind with love?
He that made this knows all the cost,
For he gave all his heart and lost.

Reply

Leave a Reply

%d bloggers like this: