Nje foto ne perqafim me te shoqen dhe shenimi: “Nje e ardhme me e mire per te gjithe”.
Keshtu David Cameron ka shprehur kete mengjes kenaqesine e tij per rezultatin e votimeve.
”Nje komb, nje Mbreteri e Bashkuar, shpresoj te qeveris nese do jem aq me fat sa te vijoje ne postin e kryeministrit” – shkruan ai.
Konservatoret jane afer mazhorances absolute ne zgjedhjet e djeshme.
Tory-t kane marre 277 vende (+20), kunder 216 te Labour-eve (-25).
Te tretet jane skocezet e Snp a 56 (+50) dhe Libdem me 8 vende (-46).
8 vende kane marre madie edhe unionistet nordirlandeze.
Ne perqindje Tory eshte 35,58% (+0,5), Labour tek 31,1 (+1,4) Ukip e Nigel Farage mbi 12 (+9%), Libdem 8 dhe Snp 5,4% ne rang kombetar (por mbi 50% ne Scoci).
Per Miliband, ka qene “nje nate e veshtire dhe shume zhgenjyese”.
Ky eshte postimi ne Twitter sot ne mengjes i kreut te laburisteve.
Ai pranon humbjen dhe shton: Falenderoj gjithe mbeshtetesit dhe stafin. Qeveria e ardhshme do mete pergjegjesine e madhe te bashkimit te kombit. Ajo qe na bashkon eshte shume me e rendesishme se ajo qe na ndan”