Lideri i opozitës Zoan Zaev ka komentuar dorëheqjet e ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe atij të transportit Mile Janakievski. Sipas liderit të opozitës, dorëheqjet vetëm kanë vërtetuar autenticitetin e bisedave telefonike të publikuara deri më tani nga opozita, por edhe aferat korruptive. Zaev tha sot se Qeveria dhe Kuvendi nuk kanë më legjitimitet të propozojnë dhe të votojnë ministra të rinj. Sipas tij, dorëheqjet duhet të vazhdojnë në të gjitha fushat, por të prekin edhe partnerin e koalicionit, BDI-në. Zaev tha se nuk mund të zgjidhen ministra të ri nga një qeveri që nuk ka legjitimitet.