itali48-vjeçari shqiptar, pasi vrau të dashurën me çekiç tentoi të arratisej, por gjeti vdekjen pasi u përplas me një makinëShqiptari, i cili vrau të dashurën e tij me çekiç, ka humbur jetën në një aksident automobilistik. Mësohet se Astrit Qejavani 48 vjeç u aksidentua për vdekje mbrëmjen e djeshme në Massa Finale, në provincën e Modena-s. Por, ditën e sotme është gjetur edhe gruaja moldave  38 vjeç, e vdekur në banesën e saj.

Sipas medieve italiane, ka qenë vajza e moldaves, e cila ka lajmëruar policinë për vdekjen e nënës së saj. Kur policia ka shkuar në vendngjarje ka gjetur edhe çekiçin, me të cilinën shqiptari kishte qëlluar në kokë moldaven, gjithashtu u gjet edhe një karrige e thyer.

Astrit Qejavani pasi kishte kryer krimin, kishte tentuar të arratisej, por gjeti vdekjen pasi u përplas me një makinë tjetër në autostradë në Vicenza të Italisë.

Pas hetimeve, policia tregoi se shqiptari kishte ecur me shpejtësi të madhe dhe në drejtim të kundërt. Ky ishte shkaku edhe i vdekjes së tij.