tarzanAktori i filmit “Tarzan, the Ape Man”, Denny Miller ka vdekur në moshën 80-vjeçare.

Miller vdiq në Las Vegas të mërkurën pas një beteje të gjatë me sëmundjen Lou Gehrig, ka konfirmuar agjenti i tij për Hollywood Reporter.

Ai u bë i famshëm për rolin e luftëtarit të xhunglës Tarzanit në filmin e realizuar në vitin 1959.