sheshelSeanca e Vleftësimit e Gjykatës së Hagës e ka miratuar lejimin e përkohshëm të kriminelit serb për krime lufte, Vojisllav Sheshelit nga Gjykata e Hagës, mëson gazeta serbe Blic.

Qeveria e Serbisë më herët ka dhënë garanci me kusht për lëshimin e Vojisllav Sheshelit, mirëpo ende nuk është e ditur se cilat kushte i ka vendosur Gjykata e Hagës dhe a do t’i pranojë ato Vojisllav Shesheli.

Vojislav Shesheli u akuzua në 2003 nga Tribunali i Hagës për persekutime në baza politike, racore dhe fetare, si dhe për dhunim të zakoneve të luftës gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi, nga 1991 deri më 1993.

Ai akuzohet gjithashtu se ka urdhëruar spastrimin etnik të joserbëve nga territoret e Kroacisë lindore, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe provincës serbe të Vojvodinës