cmimi.nobel2014-fizikeDy shkencëtarë japonezë dhe një amerikan me prejardhje japoneze kanë fituar Çmimin Nobel në Fizikë për shpikjen e diodave që emetojnë dritë dhe që janë më pak të dëmshme për mjedisin.

Isamu Akasaki, Hiroshi Amano dhe Shuji Nakamura u nderuan për punën e tyre për teknologjinë e llampave me dritë të bardhë nga gjysëm-përçues. Laureatët arritën të realizojnë me sukses një proces që shumë shkencëtarë ishin përpjekur ta bënin por kishin dështuar, dhe tani falë punës së tyre, kemi në përdorim të gjerë llampa që konsumojnë shumë më pak elektricitet se llampat inkandeshente.

Në njoftimin që bëri sot, Akademia Mbretërore e Shkencës në Suedi tha se kjo teknologji relativisht e re ka ndihmuar për të mbrojtur burimet natyrore dhe premton të përmirësojë cilësinë e jetës për 1.5 miliardë njerëz në botë, të cilët nuk janë përfshirë ende në rrjetet e shpërndarjes së energjisë.

Akasaki dhe Amano janë kolegë në Universitetin Nagoya, ndërsa Nakamura punon aktualisht në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara. Ata do të ndajnë çmimin prej 1.1 milionë dollarësh që shoqërohet me Nobelin.