krijuesit- e-mërgatësShkruan: M.Krasniqi-Në Munchen të Gjermanisë, më 22 nëntor 2014, nën mbikëqyrjen e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë  (LKSHM)  u mbajt një takim festiv me krijuesit e mërgatës. Ky takimi festiv kishte për qëllim t’i festonte dy data të mëdha historike; Të alfabetit shqip-Kongresit të Manastirit, si dhe për ditën e flamurit- Pavarësisë së Shqipërisë, po ashtu  LKSHM-ja festoi edhe një vjetori e themelimit të saj . Në këtë takim festiv morën pjesë përpos krijuesve, shqiptar, që jetojnë në Gjermanisë, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit  e krijuesve nga Franca, Zvicra, Kanadaja, Suedia dhe Italia. Ndërsa në programin vjetor që e kishte përpiluar LKSHM-ja ishte paraparë që ky manifestim të mbahej në Austri, po për shkaqe teknike dhe mundësive tjera ky takim manifestues  u mbajt në Gjermani, në pranin e më tepër se 50-të krijuesve të zhanreve të ndryshme. Ndërsa rreth këtij organizim dhe mbarëvajtjen së punës organizative u kujdes, poeti i fjalës së bukur artistike, Fran Tanushi. Manifestimi u nda në dy pjesë: Në pjesën e parë ishin referimet, diskutimet e të pranishmëve, ndërsa në pjesën e dytë u lexuan poezi nga konkurruesit për poezinë më të mirë si dhe ata që ishin jashtë konkurrimit. Për këtë, poezinë më të mirë u ndanë edhe disa mirënjohje.

krijuesit-e-mërgatës3

Ndërsa fjalën e rastit e mbajti kryetari i LKSHM-së Hasan Qyqalla, ku ndër të tjera dha një kronologji të shkurtër rreth veprimtarisë të LKSHM-së, ku shtoi se: “Sot e një vit më parë u mblodhëm në qytetin e Koblenzit, që kronologjisë historike të kombit tonë, t’ia shtojmë begatinë edhe me një datë të rëndësishme, kur më 22 e 23 nëntor u mbajt Kuvendi Themelues i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, i pari i këtij lloji në historikun tonë. Kjo, bëri që mos të mbesim vetëm ëndërrimtarë të “netëve të gjata” apo imagjinarë të shpresave të “thata”. Ndryshe të mos mbesim peng të iluzioneve, por t’i qasemi mendësisë së urtësisë drejt realizimit të ideve  që dhe ishte synim i përbashkët i yni. Madje zoti Qyqalla shtoi edhe këtë: “Përkundër sfidave , qofshin teknike apo gjeografike  formësuam  bindjen tonë se në aspektin socio-kulturor do jemi formë emblematike kombëtare e identifikimit dhe integrimit (në vendet përkatësisht shtetet ku jetojmë e krijojmë) në këtë fushë të mrekullueshme, siç është padyshim arti”.   Po ashtu  z. Qyqalla u ndal edhe te mishërimin i krijuesit të mërgim me Alfabetin, Flamurin, gjakun e ashtin, me etninë dhe shtoi: “Këtë, mos ta kuptojmë si hiperbolizim i nervit nacional, por gjithnjë i referohem të kaluarës sonë sa të dhembshme po aq edhe krenare. Prandaj, nuk kemi si të qëndrojmë të pazëshëm kundruall betejave heroike nisë prej Heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, pastaj Kongresit të Alfabetit në Manastirë, Shpalljes së Pavarësisë të Shtetit Shqiptarë (edhe pse ashtu i cunguar), Gjuhës së bekuar prej Zotit, siç shprehej At Gjergj Fishta, e deri më luftën e shenjët të UÇK-së , që identifikohet më rënien heroike, përkatësisht sakrificën e familjes së kryekomandantit Adem Jashari… etj. Sikur dhe ceku në veçanti

-Manifestimi tradicional poetik i mërgatës mbarëshqiptare në Koblenz…

-Takimet poetkrijuesit-e-mërgatës1ike të krijuesve mbarëkombëtarë “Promenadë Mërgimtare” në vendlindje (të shpallura tradicionale nga ky vit)

-Takimet e Nëntorit që do jenë të organizuara në formë rotative (Austri, Zvicër, Suedi, Belgjikë…etj).

 

Më pastaj fjalën e mori poeti, atdhetari dhe ushtari i UÇK-së, që ishte dhe mbeti njëri nga veprimtarët e shquar, Martin Çuni ku fjalën e tij e përmbylli me atë se krijuesi i mirë është koka e kombit. Në fund të takimit, në emër të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, përshëndeti kryetari i saj dhe ua uroi të gjithë bashkëkombësve 102 vjetorin  shpalljes së Pavarësisë; si dhe106 vjetorin e Kongresit të (Alfabetit) Manastirit, po ashtu shfrytëzoi rastin që të gjithë krijuesve të mërgatës mbarëshqiptare t’ua uron njëvjetorin e themelimit të LKSHM.