loveKur hulumtuesit pyetën njerëzit për historitë e tyre të dashurisë, doli se kishte disa faktorë të përbashkët te të gjithë ata që përfshihen në ndjenjën e ëmbël të dashurisë.

Afërsia

Afërsia ndihmon shumë. Nëse po kërkoni dashurinë, pyeteni veten se ku po e shpenzoni kohën. Në një studim, i kryer në Kolombus, Ohajo, më 1950-n, 431 çifte, të cilët aplikuan për certifikatën e martesës, u intervistuan, dhe nga të dhënat doli se 54 për qind e çifteve jetonin 16 blloqe apartamentesh larg. Numri i martesave rritet po aq sa dhe ulet distanca e banimit ndërmjet çifteve. Kush bëhet mik / mikeshë në konviktet e universiteteve, njerëzit që janë të ngjashëm? Jo. Njerëzit që janë afër, ngjitur me dhomën ose godinat përreth.

Takimi i përsëritur shton emocionet në një marrëdhënie. Kur emocioni dominues është zemërimi, takimi i përsëritur e rrit zemërimin. Kur emocioni kryesor dominues është tërheqja, takimi e shton tërheqjen.Dashuria me shikim të parë ndodh vetëm në 11 për qind të rasteve dhe është më e zakonshme te meshkujt sesa te femrat. Jeni duke kërkuar për dashuri? Mendoni rreth kohës suaj dhe ku po e shpenzoni atë. Në cilin vend shkoni rregullisht dhe a jeni me ata njerëz të cilët ju doni të takoheni?Në qoftë se jeni duke shpenzuar 99 për qind të orëve tuaja në punë dhe në shtëpi, ju po lejoni të jeni beqar/e.KarakteriNjerëzit që kanë një frekuencë të lartë të përvojave të dashurisë, kanë tendencë që të kenë shumë vetëbesim dhe vetëmbrojtje të ulët. Njerëzit e pasigurt priren drejt një stili loje dashurie dhe duan të kenë marrëdhënie me nivel të ulët intimiteti dhe nivel të lartë konflikti.Një studim që kishte krahasuar nivelin e njerëzve të identifikuar dhe nivelin e intimitetit në marrëdhënien e tyre, tregoi se “njerëzit e fortë në vetvete kanë nivel të lartë përshtatjeje në intimitet”.

Ngjashmëria

Të kundërtat tërhiqen … por jo dhe aq shumë.Njerëzit priren të zgjedhin si të dashur ose partnerë martesorë, ata që kanë karakteristika të ngjashme. Për më tepër, çiftet që kanë më shumë ngjashmëri në personalitet dhe formim, janë më të qetë me njëri-tjetrin, ndihen më rehat. Si pasojë, çiftet që janë të ngjashme në qëndrimet e tyre, në temperament dhe në sjellje, kanë më shumë gjasa për të qëndruar së bashku me kalimin e kohës.

Stimulimi

Çdo situatë që na prek emocionalisht, rrit mundësinë e rënies në dashuri. Në një në çdo pesë raste, tek intervistat rreth tërheqjes romantike, marrëdhëniet u përshkruan si të filluara gjatë periudhave të stuhishme në jetën e burrave dhe grave të intervistuara. Ndonjëherë, rritja e ndjeshmërisë emocionale, është e lidhur me eksperiencën e humbjes, të tilla si vdekja e një prindi apo të afërmi, ndarje e dhembshme. Ndjeshmëria në këto raste bën që të kesh nevojë për një person ku të mbështetesh në këto momente tepër delikate. Kjo është një nga arsyet pse muzikantët janë më tërheqës.

Ne nuk mund të themi në të vërtetë se çfarë i shkakton ndjenjat tona dhe na duhet të hamendësojmë. Quhet mungesë kontrolli ndaj emocioneve. Pra, çdo nxitje situate emocionale ka forcë për të na marrosur në mënyrë që të mendojmë se jemi të dashuruar. Edhe një film mund ta bëjë këtë.

Në një studim, disa nga çiftet panë një film aksion, disa të tjerë panë një film më romantik. Rezultoi se çiftet që panë filmin me veprime romantike shprehën më shumë dashuri ndaj njëri-tjetrit sesa ata që panë filmin aksion.

Bukuria

Dëshironi që dikush të bjerë në dashuri me ju? Të qenët tërheqës ndihmon, nuk ka dyshim, kujdesuni për pamjen tuaj. Cilat janë lajmet e mira në këtë aspekt? Djemtë nuk bëjnë përpjekje të mjaftueshme.

Mendimi se meshkujt janë më të përqendruar ndaj bukurisë sesa gratë, nuk qëndron aq sa mendoni ju. Gratë gënjejnë kur thonë se meshkujt kanë prirjen për të zgjedhur të bukurën. Ato të cilat janë më të lidhura me bukurinë dhe përpiqen të tregojnë se tërheqja fizike është më e rëndësishme, janë pikërisht femrat.