droga1Ai e detyroi të pinte cigare dhe më pas 2 pilula të bardha me një lëng misterioz, i cili u bë shkak që ajo të përfundonte në spital në gjendje të rëndë.

Leonard Xhafa, një 25-vjeçar shqiptar, ndodhet nën akuzë për trafik droge dhe për abuzim me një të mitur në Itali.

Në nëntor të vitit 2010, i riu shqiptar kishte njohur nëpërmjet rrjetit social “Facebook” një 15-vjeçare dhe pasi kanë folur për disa javë kanë vendosur të takohen.

Vajza u tha prindërve që do ta kalonte ditën me miqtë, por ajo më parë takon Leonardin dhe në mbrëmje miqtë e saj.

Pasi janë takuar në Fabriano, vendi ku jeton shqiptari, ky i fundit i ka dhënë të miturës një cigare dhe më pas dy kokrra me një lëng të çuditshëm.

Pasi është ndarë me Leonardin, ajo është takuar me miqtë e saj me të cilët ka kaluar disa orë në mbrëmje duke konsumuar edhe pije alkoolike.

Vajza, tashmë 19 vjeç, rrëfen se pasi ka mbaruar së darkuari me miqtë e saj e ka pasur shumë të vështirë të kthehej në shtëpi, për shkak të shpërqendrimit dhe shikimit të dobët.

Ajo ka mbërritur në shtëpi në gjendje shumë të rëndë, çka detyroi prindërit që ta dërgonin vajzën në spital. Pas analizave gjithçka ishte e qartë; ajo kishte konsumuar kokainë, e cila pasi është bashkuar me alkoolin ka pasur një efekt më të rëndë, që mund të kishte sjellë pasojë për jetën e adoleshentes.

Tashmë pas gati katër vitesh, Leonard Xhafa është arrestuar nga policia italiane si përgjegjësi kryesor i asaj ngjarjeje