Të gjitha rrugët që çojnë drejt Qeverisë së Maqedonisë janë të bllokuara nga forca të shuma speciale policore

Protesta sërish u paralajmërua sot para Qeverisë së Maqedonisë në orën 18.00, por pritet mbërritja e protestuesve. informon agjencia e lajmeve INA nga terreni. 

Forcat policore me mjetet transportuese kanë bllokuar akset rrugore që çojnë nga Qeveria.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot bëri thirrje për protesta të qeta dhe pa dhunë.

Ai këtë thirrje e bëri pas publikimit të materialeve të tjera të përgjimeve që zbardhën detaje për vdekjen e gazetarit maqedonas Nikola Mladenov.

protesta5 mk-protesta