ciftetShkëmbimi i partnerëve për të përhapur “fjalën e Zotit” nuk është mënyra më e mirë, por për çiftin amerikan, Cristy dhe Dean Parave nga Florida, ia vlen.
Ata thonë se janë të krishterë të përkushtuar dhe se kanë hapur një faqje interneti.

Në të caktohen takimet me çiftet e tjera të cilat sigurisht nuk janë që të gjithë besimtarë. Ka mes tyre që nuk besojnë, ka edhe ateistë të cilëve përveç shkëmbimit të partnerëve u ofrohet dhe një leksion mbi “punët e Zotit”.

Të përdorësh një metodë të tillë për të përhapur fenë duke amorale dhe bie haptazi në kundërshtim me rregullin tradicional të monogamisë. Megjithatë për Dean dhe Cristy nuk është kështu, përkundrazi.

“Unë dhe Dean kemi rënë dakort me këtë formë jetese ndaj nuk po kryejmë asnjë krim, asnjë mëkat. Zoti i vendosi njerëzit në tokë për të shijuar njëri-tjetrin. Unë e ndjej gjithnjë Zotin pranë meje dhe ai nga ka krijuar për një arsye të caktuar”, thotë Cristy.

Çifti u njoh së bashku tetë vite më parë, kur Dean sapo i kishte dhënë fund martesës së tij nga e cila ka tre fëmijë. Për një periudhë kohore ai krijoi varësi nga droga dhe alkooli, nga të cilat hoqi dorë kur përqafoi fenë gjatë kryerjes së dënimit me burg për drejtim automjeti në gjendje të dehur.