Pakica shqiptare nuk mund të mbajë një shtet që shumica nuk e do si të tillë!Te dashur miq, pamjet horror, shtepite e rrafshuara qe vijne nga Kumanova, te vraret dhe te plagosurit e shumte deshmojne per shkallen e terrorit te eger shteteror qe qeveria e Maqedonise perdori ne lagjen shqiptare ne Kumanove. Permasat e operacionit, vendi i kryerjes se tij, mungesa e transparences dhe manipulimi i zhvillimeve dramatike nga qeveria e Maqedonise flasin me shume per nje skenar te organizuar, mundet nga autoritetet e Shkupit ose miqte e tyre. Mjafton te kujtoj ketu se grupi i armatosur nje here u paraqit si grup trafikantesh, me vone si terrorist islamik me uniforma te zeza te ISIS, e kur doli se edhe per uniformat genjyen atehere e shpallen UÇK, por kesaj here iu ngeli ne dore kjo UÇK sepse ne Kosove, Shqiperi e Maqedoni asnje faktor shqiptar nuk e njeh dhe nuk e mbeshtet.

Terrori shteteror ne Kumanove nuk erdhi si rrufe ne qiell te hapur por si nje vazhdimesi aktesh dhe qendrimesh te hapura antishqiptare te autoriteteve maqedonase, apo ekstremistve maqedonas te frymezuar edhe nga politika zyrtare e Shkupit. Nje nder keto akte tejet te renda zyrtare eshte dhe procesi “monstra”, ne te cilin autoritetet siç del nga pohimet e ministres se brendshme denuan per vrasje te 5-fishte pa prova me burgim te perjetshem 5 shqiptare, gje qe shkaktoi protesta te drejta masive te qytetareve shqiptare ne Shkup dhe qytete te tjera.

Te gjitha keto zhvillime deshmojne se Shkupi zyrtar mesa duket ka mbrritur ne perfundimin se ne Maqedoni, Republiken e Aleksandrit dhe luaneve te tij, nuk mund te jetohet me shqiptaret qe jane aty shume e shume kohe para se Olimbia te lindte Aleksandrin apo para se luanet te mberrinin keto vite ne republiken e tyre.

Reagimi i komunitetit nderkombetar eshte per t’u pershendetur. Ai ka bere investime te medha qe ne vitet 90 e ne vazhdim per garantimin, paqen dhe stabilitetin e ketij vendi. Por nisja sa me pare e nje hetimi serioz nderkombetar per terrorin shteteror te autoriteteve te Maqedonise ne Kumanove dhe per procesin “monstra”, eshte jetik per te parandaluar nje pershkallezim te metejshem te rrokullisjes te ketije vendi me rendesi te veçante startegjike per paqen, stabilitetin ne rajon.

Duke ju bere thirrje shqiptareve te shmangin me gjakftohtesi cdo akt dhune dhe konfliktualiteti, theksoj se askush nuk duhet te mendoj se pakica shqiptare mund te mbaje ne kembe nje shtet, te cilin shumica maqedonase, ose te pakten perfaqesuesit e saj ne pushtet, nuk e duan si te tille!