Më ty vëlla luftuam për tokën e atdheutSot je në karrigën mbretërore vëlla i dashur

Sot më grupe policesh më rrënon lirinë tim

A nuk kishim një qëllim lirin e fjalën e liri

Në trupin tënd të goditën plumbat e armikut

Sytë më pikuan lot në netët e gjata më shi

Në ato qaste më zë të lart më thirre vëlla

Më zërin e përvuajtur  të ndihmova unë

Të barta në shpin time vëlla më kilometra gjatë

Falë të Madhit Zot shpëtove nga vdekja në luftë

Në liri na ndau djalli i zi në kohën e dritës që sot

Tani pse më prangos duart para vdekjes o vëlla

Unë të dua vëlla na bashkon një gjuhë e nënës

Na bashkoj sakrifica e trimave nëpër histori

Në atë botë ishim të lidhur të betuar në flamur

Ne përqafuam  flamurit tonë kombëtar kuq e zi

Në grilat e burgut qëndroja i heshtur natën

Mendoja të kalurën tonë të ndritur historike

Gjakun e derdhur në tokën  e  bardhë shqipe

Pika loti më rrjedhin nga sytë e mi të kaltër

Pse vëlla më ërrëson jetën tani në dritën tonë

Ndoshta ke harruar plagën që i dhuruam atdheut

Letrat që i lexonim më mallin më të madh atë botë

Tani pse më prangos vëlla në tokën e çliruar ti sot

Vëlla mos më gjyko pse nuk jam më ty në pushtet

Jam vëllai i juaj kur unë ju gjykoj jam në mesin tuaj

Jam një degë në lisin e përbashkët të popullit shqiptarë

Por disa dega të lisit tonë  fatkeqesisht sot më janë tha

Vëlla unë ti ruaj rrobat e përgjakura të plagës tënde

Sot ti më hap varrin e shpirtin më këput litarin në liri

Pse vëlla shkel mbi gjakun tënd e nderit tonë në Shqipëri

Dua të shoh diellin – pse më prangos vëlla në këtë çeli

Prishtinë, 29 mars 2015

Rudi Berisha

Rudi Berisha

6. maj 10:33

E shkruar nga Rudi Berisha

Dielli më prekë shpirtin e ndezur më zjarr …!

Shikoj sytë e t’u të ndezur nga zjarri për dashuri

Zjarrin dua sonte të gëlltit më ujin e lotit për mall

Në shtratin tim eja sonte të lëvizim mbi oqeane

Në anijen e Titanikut të hidhemi ne të dy në valle

Shikoja sytë e t’u në dritën e hënës në këtë natë

Këputja  ngadalë më dorën time litarin e këmishës

Fustanin të gris furia ime në dorë mbani dy gota

Eja të ulesh në karrigen e shpirtit tim në çeli brenda

Dielli më prekë shpirtin e ndezur më zjarr për ty

Nata nuk dua të kalëron në lindje të mëngjesit

Këmbët e shtratit dridhen nga dhuna e shpirtit

Çdo gjë ndodh në këtë dhomë të vogël dashurie

Mëngjesi erdhi edhe pse ne të dy e deshëm natën

Kemi prekur shpirtin gjuhën e lagur nga loti jonë

Këtë natë të ikur e kam të qëndisur në ditarin tonë

Dielli më prekë shpirtin e ndezur më zjarr përvëlon