sheqeri-diabetikNjerëzit të cilët konsumojnë pije të gazuara, rrezikojnë t’i sjellin një shumëllojshmëri problemesh shëndetësore vetes.

Ky është rezultati i dy studimeve të reja publikuar ditët e fundit.

Problemi me pijet e gazuara dhe sheqerin që ato mbartin, ndryshe nga konsumimi i sheqerit normal është që ai i pijeve të gazuara depozitohet menjëherë në mëlçi.

Fruktoza (sheqeri i ëmbël) kthehet në acid yndyror, duke shkaktuar kështu sëmundje të mëlçisë.

Sugjerimet e studiuesve janë që konsumimi i sheqerit, i cili është deri diku i pashmangshëm, duhet të “vritet” me ecje dhe aktivitet fizik.

Kështu mund të shmangen sëmundjet që shkaktohen nga depozitimi i sheqerit të tepërt në gjak.

Në studimin e dytë, të publikuar në The European Journal of Clinical Nutrition, është sugjeruar që për tretjen e sheqerit në organizëm, njeriut i duhet të lëvizë 12.000 hapa në ditë.