Salajdin Shabani-Kumanovë, maj 2015- Asnjëherë në jetë nuk e kisha menduar se do të shkruaj ndonjë lament për ndonjë nga nxënësit e mi. Përleshja në Kumanovë më kishte brero se mos ka pësuar ndonjë nga nxënësit e mi. Fati i mirë që asnjë nuk kishte pësuar me jetë, por plagosja e ish nxënësit tim më erdhi ndër lajmet më të para. Shkruajta pakëz sa për të njoftuar opinioni por si duket ishte pak dhe tani ndërgjegjja e profesorit po me nxit për të shkruar një latent për ish nxënësin tim Malush (Nazim) Azemi.
Si profesor, në shkollën fillore “Naim Frashëri”, e mbaj mend Malushin që kishte kryer shkollën fillore pa ndonjë ambicie të madhe sepse jeta e vështirë e mbijetesës kishte rritur para kohe .Ishte një nxënës modest me çapkënllëqe të sinqerta. Gjithnjë rrëfente drejt në shkollë edhe kur mësonte edhe kur nuk mësonte. Edhe sot në ditën e tretë që është plagosu,r rrëfen sikur të ishte një nxënës i shkëlqyeshëm, po ashtu në mënyrë modeste si atëherë si nxënës por që tani përvoja dhe momenti e kishte kalitur. Kishte shpëtuar nga vdekja, por ishte plagosur në shpatullën e majtë. Ai më thërret profesor “Eja, eja të tregoj se si ka ndodhur dhe ku ka ndodhur ngjarja”
11138145_10205059946031584_4366017785228317383_n“Qaty kam pas babën, qaty e kam pas nenën, këtu kam qenë unë i shtrirë. Që kur ka krisur armët prej fillimit, nga orët e para të mëngjesit kështu kemi ndenjur për gjatë gjithë ditës për 12 orë, as pa ngrënë, as pa pirë, hiq. hiq. Kur kanë gjuajtur dy herë herët e fundit, ma sikur nuk kemi ditur dhe skam parë asgjë. 11 veta kemi qene në një dhomë që të gjithë të rritur dhe djali i axhës, Artani, gjithsej 12 persona. Na kanë detyruar të shtrirë zhargas, pasi njëri nga axhallarët bërtiti se jemi invalidë dhe civilë. Pasi na kanë prangosur na kanë dërguar diku në Shkup”, shprehet me trishtim Malushi.
Ndonjëherë,Malushi rrëfehet me shqetësim.
“Tani jam më mirë dhe kam stres akoma. Ma mirë të më binte muri se sa të isha në dorë të tyre. 12 orë nuk kam lëviz fare, as bukë as ujë. Skam qarë hiq. Edhe djali i axhës, Artani, gjatë gjithë asaj kohe, Zoti sikur e dërgoi që vetëm të flinte, vetëm Zoti na ka ruajt shprehet me pikëllim, Malushi.
Po tani Malushi thotë se “kur u ktheva zemra më plasi po e shëroj shpatullën dhe po përdor hapa për qetësim, por trishtimin nuk mund ta harroj”
Dhoma ku ka qëndruar ai nuk ka qenë ndonjë bodrum, por një dhomë përdhes. Ai thotë se një TV i tipit të vjetër sikur i ka shpëtuar të gjithë nga rafalët e plumbave
Familja e Malushit është karakteristike se në këtë familje 5 anëtarë janë invalidë duke pas probleme me të pamurit (Nexhmija 82 vjeç, pastaj axhallarët e Malushit, Qamili e Qemali si dhe gratë e tyre Ajtene e Mizajete).
Malushi rrëfen me shpresë se do të bëhet më mirë. Ai vazhdon të mbetet entuziastë për një jetë më të mirë dhe më të mbarë për të mos e përjetuar kurrë këtë trishtim dhe tmerr. Duke u përshëndetur me të, modestia e tij, vazhdon të mbetet pjesë e jetës së tij, por shikimi, trishtimi dhe shqetësimi i tij në mendjen time edhe si njeri, si gazetar edhe si profesor nuk do të shlyhen asnjëherë.