“Move On”, filmi që kërkon aktorë shqiptarëDeutsche Telecom dhe AMC janë përfshirë në një nismë shumë të veçantë, në krijimin e një filmi të kalibrit hollivudian, në të cilin, shqiptarët mund të përfshihen si aktorë apo përmes ideve që mund të japin. 
Filmi quhet “Move On”dhe do të zhvillohet nën drejtimin e regjisorit të mirënjohur Asger Leth, fitues i çmimeve ndërkombëtare dhe me yllin hollivudian Mads Mikkelsen. Ky i fundit është i njohur për rolet e spikatura në filma si “Casino Royale”, “Tre Musketierët”, “Përbindëshat kundër Alienëve”, “Përplasja e Titanëve” etj.
Projekti filmik përfshin Shqipërinë dhe disa vende të tjera në Europën Lindore dhe Perëndimore. “Move On” është filmi i parë i këtij lloji, duke qenë se është i pari film interaktiv në botë, ku publikut i kërkohet të bashkëveprojë duke u bërë protagonist. AMC, si pjesë e Grupit Deutsche Telecom, po mundëson në Shqipëri përfshirjen e publikut përmes faqes së dedikuar të internetit: https://move-on-film.al/. Është e thjeshtë: gjithkush mund të postojë idetë e veta në uebsite apo të përdorë aplikimin Move On, për të frymëzuar regjisorin Asger Leth.
Publiku shqiptar mund të propozojë krahas vendeve të tjera: rolin e aktores kryesore, një nga kolonat zanore, një kafshë shtëpiake për të marrë pjesë në film, faqen e parë të një gazete me një lajm tërheqës, “Një rol për ty” (për veten), “Portreti i yllit tuaj në film” (poster apo diçka tjetër), si dhe të ndajnë një udhëtim në tren me Mads Mikkelsen.
Ndërsa skena të programuara enkas për Shqipërinë janë: Portrei në mur, në një restorant ku shkon aktori kryesor; Billboard në rrugë, gjatë një skene aksioni (pamje nga Shqipëria – “Visit Albania”; si dhe një rol figuranti krahas Mikkelsen në tren (aplikanti duhet të dërgojë video që shfaq aftësitë aktoriale).