mersila-dodaDeputetja demokrate, Mesila Doda, ka kritikuar gjuhën që përdor Sali Berisha.Sipas saj, kësaj gjuhe i ka ikur koha.

Duke folur në emisionin “Të paekspozuarit”, Doda ka thënë se

“Të tre personazhet, Berishën, Metën e Ramën i njoh personalisht që në vitet ’90.

Për të kuptuar Berishën në të gjithë dimensionin e vet duhet të kalojnë disa vite.

Ka vendosur disa themele në shtetin shqiptar, por unë do vazhdoj ta shihja si një personazh që duhet të punonte për historinë dhe jo për të sotmen.

Edhe gjuha që përdor nuk i përshtatet kohës, atë që ke përballë nuk duhet ta zhdukësh, është kundërshtari yt dhe jo armiku.

Ka një koncept tjetër politika sot.

Por, vazhdoj të mendoj se duhet të shkëputemi disa vjet për të kuptuar atë që ka bërë dhe nuk ka bërë në shtetin shqiptar, por është një personazh që ka drejtuar politikën shqiptare.

Sot edhe është, edhe nuk është, dhe ky është një ngërc.

Me Metën kam punuar për pak kohë dhe është shumë korrekt, është mbijetues në politikë, por eshte shumë majtas, më majtas se PS.

Rama ka një pasion, por nuk duhet të mbetet vetëm aty.

Mënyra sesi është sjellë në këto 2 vjet ka treguar se ka marrë vendime aty për aty, duke u fokusuar te imazhi.

Nëse nuk shpik një mekanizëm që të ngrejë ekonominë, e ka të vështirë të ecë përpara”, ka deklaruar Doda.