mehmet_bislimiNë përvjetorin e rënies heroike të Heronjve të Kombit, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

Baca Osman,
nesër vjen 2 nëntori …
a thua do të trokas dikush
në derën e vjetër prej druri
Po
ka dhe s’ka mundësi!
tani në Breg të DiellitAfrimZhitiaFAHRIFAZLIUbëhet fushatë!
hahet mish i pjekur!
dikush edhe e ha
bukën thatë …
dikush pi raki
dikush bënë tregti
dikush lypës
dikush zotëri
dikush servil
dikush hafi

në Breg të Diellit
ku dielli ngrohtësinë fali
atje ku ranë
bijtë e kësaj toke
Afrim e Fahri djali!

… ta kenë harruar këtë ditë?
mos qoftë e thënë!
ata
që dikur bukën e ngrohtë
nga duar e nënë Qamilës
kanë ngrënë!
ata që me bacën Osman
netët kanë zbardhë!

Jo!
edhe në qoftë ashtu
nuk dua të besoj!
Jo!
nuk dua sonte gjumin
me ndrojtje ta bëj!

sonte jam me ty baca Osman!
atje tek shelgu në oborr
ulu e ndeze një cigare
dhe me hijen time fol
se dheu për të gjallë na treti
kaq të shkapërderdhur
ky 2 nëntor
na gjeti

Baca Osman,
mos qajë për ata që ranë!
qajë për ne
që jemi e nuk jemi gjallë!
1 nëntor, 2013
Mehmet BISLIMI