Na ndajne vetem pak dite nga premiera ne kinemate shqiptare te filmit “Pharmakon”, pikerisht me 11 prill. Filmi do te shfaqet ne kinemate e Tiranes dhe interesi i publikut duket se eshte shume i larte. Nje nga protagonistet e ketij filmi eshte kengetari i njohur Klevis Bega, ndryshe ne emrin e artit, Kastro Zizo, ne nje bashkepunim me aktoren e talentuar Olta Gixhari. Kastro ne kete interviste tregon per filmin, rolin e tij, por pertej nje roli te thjeshte mbi te gjitha aty trajtohet historia e shume te rinjve “te humbur”, plot me dilema ekzistencialiste. “E ndiej shume ne mishin tim, pasi filmi pervec historise se dashurise midis dy te rinjve trajton dhe nje problematike reale ne shoqerine tone.

Ajo e shitblerjes se barnave ne tregun shqiptar. Aq me teper qe nena ime e vuan nje pasoje te tille, me beri me shume te reflektoj mbi realitetin e hidhur ku jetojme”, – thote Kastro gjate intervistes. Nderkohe ne kete film, i cili eshte nje realizim mjaft i arrire, kemi edhe skena erotike mes Gixharit e Zizos, per te cilat kengetari thote se kane qene pjesa me e veshtire e xhirimeve. Filmi trajton tema te forta, si perplasja e brezave, dilema shoqerore dhe ekzistenciale e te rinjve, si dhe biznesi i piste i “bluzave te bardha”. Regjisori i ri Joni Shanaj e jep gjithe kete tablo te forte e te hidhur te nje realiteti 20-vjecar shqiptar nepermjet historise se nje te riu qe punon ne nje farmaci prane Kopshtit Zoologjik te Tiranes. Ai aty dashurohet me nje vajze te bukur, e cila ben loje te dyfishte mes tij e te atit. Nje rol qe e luan mjeshterisht aktorja simpatike, Olta Gixhari.

Kastro, jeni bere pjese e nje filmi qe shume shpejt do te jete premiere ne Tirane. A eshte ky nje hap tjeter ne boten e artit vec muzikes?

Ne fakt nuk eshte eksperienca ime e pare ne fushen e aktrimit, pas disa roleve ne teater dhe ne filma me metrazh te shkurter. Ky film ku jam protagonist, eshte nje film me metrazh te gjate, me regji te Joni Shanajt.

“Pharmakon” ju ve ne qender te nje situate tipike te shoqerise shqiptare. Si e ke perjetuar rolin?

Roli im ne kete film eshte i nje personazhi problematik me veten e tij, te mbushur plot me dilema ekzistencialiste. Gje qe reflekton ne menyre tipike ate te nje te riu ne boten shqiptare. Rolin e kam perjetuar shume mire, pavaresisht se shume pak ka nga vetja ime.

A je ndjere ndonjehere ne nje rrugetim te tille ne jeten tende reale?

Besoj se jo vetem ne jeten time por edhe ne ate te shume te rinjve, keta te fundit jane perballur me nje situate te tille. Mendoj qe gjeja me e mire per t’u bere eshte ajo e nje reflektimi te thelle dhe te gjate ne vetedije per te arritur paqen dhe kontaktin me krijuesin.

Filmi, nga sa kemi pare nga traileri duket i realizuar shume mire. Si e ke ndjere veten ne shesh te xhirimeve?

Nuk kam pasur vecanerisht pjese te veshtira per te realizuar, pervec disa skenave erotike, por shume mire te justifikuara nga regjisori.

A te shpeton dashuria Kastro nga gjithe cinizmi dhe korrupsioni, pse jo edhe nga kalbja e shoqerise?

Dashuria eshte nje mjet iluziv shpetimi dhe ne thelb mbetet emocion i ceket i natyres njerezore. Mendoj se me shume se te shpeton eshte nje skud iluziv mbrojtes, qe njerezit ia bejne vetes ne kerkim te paqes supreme.

Sa reale e ndjen komplet ngjarjen e ketij filmi?

E ndiej shume ne mishin tim, pasi filmi pervec historise se dashurise midis dy te rinjve trajton dhe nje problematike reale ne shoqerine tone. Ajo e shitblerjes se barnave ne tregun shqiptar. Aq me teper qe nena ime e vuan nje pasoje te tille, me beri me shume te reflektoj mbi realitetin e hidhur ku jetojme.

Mund te na thuash dicka me shume per bashkepunimin me regjisorin Joni Shanaj?

Joni Shanaj eshte nje regjisor i ri, por me nje kapacitet qe shume shpejt pritet te shpertheje ne boten kinematografike, ne tregun shqiptar dhe me tej. Eshte krijuar per te dale klisheve te kinemase sone.

Pas ketij filmi mendon te kesh nje karriere me aktive si aktor Kastro?

Artisti eshte gjithmone ne pritje te ofertave, flas per ato te mirat. Sigurisht qe e shoh dhe madje me intrigon gati-gati me shume se muzika.

Bashkepunimi me Olta Gixharin si ishte?

Me Olten ishte nje bashkepunim shume i mire dhe korrekt. Ajo eshte nje aktore profesioniste dhe plot talent. Kur punon me profesioniste, sigurisht qe ndihesh me i qete dhe me efektiv ne pune.

Keni pasur veshtiresi ne realizimin e skenave erotike?

Fillimi qe pak i veshtire, por pastaj kur kupton qe jane domosdoshmeri te filmit, ato thjesht rrjedhin…

Mendon se filmi do te kete me shume sukses jo vetem per historine ne thelb, por pikerisht edhe per “kureshtjen” e ketyre skenave ne film?

Nuk di c’te them! Mendoj se ajo faza e shqiptareve te etur per seks ka kaluar dhe besoj se filmi do te vleresohet per ate cfare eshte ne thelb.Po, sigurisht edhe per skenat e trajtuara me finese.

Kastro, mund te na thuash dhe dicka tjeter? Si po e perjeton faktin qe do behesh serish baba?

Per pak kohe une behem serish me nje femije, me nje mrekulli, me nje princeshe te vogel. E perjetoj ne menyren me sublime..bukur, paster dhe plot dashuri! Ju pershendes dhe ju pres pas dates 12 prill ne te gjitha kinemate.