dashuri3…ora 4:00 e mengjesit, fiks 4…nuk mund te fle, po degjoj muzike ne radio, dhe te them te drejten te gjitha keto kenge me jane bere hite ne koken time…muzika ne njefare menyre me qeteson…por sonte jam e merzitur, paksa e trishtuar, frikesuar nga vetja ime…sdua me te vuaj...sikur te kisha guxim ti tregoja gjithqka…

gjithqka qe nga dita kur u pame e deri tani, se qfare kam filluar te ndjeje per te, te mendoj per te…te enderroj me te…marrezi, mbylle i them vetes, mos enderro kot, kjo nuk mund te quhet shprese, kjo quhet marrezi e zemres time…

Me vije inate se pse e takoje ne kete kohe, pse tani, kishim 3 vite qe studjojme ne te njejtin fakultet por drejtime te ndryshme, dhe ja tani, tani ne takohemi…sa qudi, vertet interesante, se kishim pare njeri tjetrin me pare, apo e kishim pare por se kishim verejtur…une nga ana ime e di se pse se kam verejtur, sepse kam qene e zene duke besuar genjeshtra te nje egoisti te shpellave te Sokratit, kurse ai…ndoshta ishte i zene edhe ai…por se besoj se me ka verejtur ndonjihere sepse heren e pare qe folem me tha: S`te paskam pare me heret ne fakultet… Hey e besoni dashurine ne shikim te pare ju ??? e di se thoni jo, ose mendoni qe jo, ashtu edhe une kam thene…por tani e besoj ose ose mund te them se e takova ate dashuri…prit , ndoshta s`eshte dashuri…por cka dreqin eshte, cka, kur mendoj per te sikur ta kisha njohur nje shekull te tere, edhe pse ate shekull s`do e jetoj, sikur ta kisha prekur edhe me pare, edhe pse ato prekje ja fala dikujte qe se meritonte…
…S`mund te jemi bashk edhe pse duam…une dua, se di ndoshta edhe ai do…se si me shikon tani qe flasim thuajse gjdo dite…eshte viti i fundit dhe shihemi shpesh…me pershendet me shikon, jo si shkohet dikush qe e ke nje miqesi ose shoqeri apo apo marradhenie kolegiale…me shikon ndryshe e ndjej, e shoh besomeni e shoh…kur me takon doren me shtrengon jo ne menyre vulgare, jo jo jo…ne nje menyre miresie…une, hmm dridhem, mbrenda meje jam ajo Helena e cila shikon me dashuri, simpati, mallengjim per dashurine qe se pa kurre edhe pse e besoi nje kohe se ishte e tille, por gabohej…por jasht meje perpiqem te jem ajo Helena e forte qe te gjithe e njohin, dhe sillem shume ftoht…e nderpres ne mes te bisedave dhe largohem kinse s`kam kohe…dhe ai, ai me shikon sikur don te thote edhe me shume…se di ndoshta vetem po me duket keshtu…se di…
…S`mund te jemi bashk…por kurre sdo harroj 3 dite ne nje udhetim qe kishim me shoqerine, aty u takuam u njohem…shikuam ndoshta edhe i jemi bere bajat te themi me nje fjale njeri-tjetrit sepse shpesh ndesheshim me shikime…derisa une i thash vetes: mbaju mos u bej budallaqe!!
Se harroj se si me ka prekur nje nate kur po benim muhabet me shoqerine per deshirat se ku do donim te studjonim…dhe per qudi ju betohem te dy donim te studjonim ne te njejtin vend…dhe, e besoni u fiken dritat e hotelit sepse ne oren 3 te mengjesit aty fikeshin dritat…me preku leht ne krahe…dhe une ja largova duart…perseri tentoi, perseri ja largova duart…s`guxoja, frikesohesha…nga asgje me shume se nga ajo se qfare do lind me vone, sepse ne s`mund te jemi bashk, por as ai s`guxoi me…se di a ishte ajo provokim nga ana e tij apo..se dii ahh…dhe une s`dua te vuaj prap…jo s`dua pamarre parasysh se sa do jete e veshtire ta shoh gjdo dite…pastaj po ate nate me shoqeri ne erresire vetem me nje drite qe dikush nga ne kishte leshuar sa per te dalluar njeri tjetrin, me tha ben te te bej floket gershete…hahaha paramendojeni, smund te besoja…ai po me prekte floket, ai qe kisha filluar te ndjeja diqka per te…ai qe tani e mendoj edhe ne oren 4:15 te mengjesit…e pseee???
…me prekte floket dhe po bente nje gershete te cilen me dhimbsej ta prishja ate nate kur shkova te flija…bile kur e perfundoj me ngacmonte ne buze me floket e mija…kurse une behesha nervoze….jo se ai luante me floket e mija, per ate isha e lumtur, por sepse s`doja te ndeja me asgje….asgje….Smund te jemi bashk…
Dje e pashe, me foli…u ndal s`mendova se do ndalej…por u ndal, sa embel me shikonte…kurse une dredhoja shikimin tjeter vend…s`mund tu rezistoja syve te tij…sa i mire qe eshte… dhe shume i sjellshem… e kam verejtur edhe ne udhetimin me shoqerine, sillej shume mire me te gjithe, me te gjithe…kishte nje sens humori te embel….nje buzeqeshje qe gjdo femer e magjepse…
Nuk e di pse jetoj kete ndjenje…dua te jem e lire nga kjo…sepse ne 2 s`mundemi kurre te jemi bashk…e dini pse sepse nje ZOT na ka krijuar na ka falur jete…por pse na ndau ne fe, une dhe ai…kemi fe te ndryshme…mua s`me pengon kjo, as atij…e kuptova gjate bisedave tona mes shoqerise kur flisnim per religjion…por nje fjale e urte thote: ” si eshte vendi, mbahet kuvendi”…
Nuk mund te them e dua, sepse kete fjale e pata thene njehere, ndoshta isha ngutur teper shume te vrapoj drejt asaj qe me dukej e persosur dhe me doli e kalbur…nuk mund ta quaj dashuri…por mendoj shume per te…
Shpresoj qe te jete vetem feja ajo qe na ndane…dhe asgje tjeter !
Por…edhe nese s`do kemi kurre bashkim…mjafton qe te dy te jemi te lumtur ne rruget e jetes…
…kam kaluar shume gjera ne jete, do e kaloj edhe kete!
Gj… te pershendes shume sonte, ti je ne gjume, kurse une, Helena…sikur HELENA e trojes po mendoj per ty…ushtarin tim!
Ok…ika ne gjum…flm nese keni lexuar shkrimin tim…!! Peace Lena