• Burrëri është të bësh mirë, kundër të keqes që të është bërë.
  • Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa e shtëpisë. populli)
  • Butësia bën njeriun gjithçka, përveç pasurisë.
  • Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj. 
  • Çdo mizor e ka ditën e vet të gjykimit.
  • Çdo pësim është dhe mësim.
  • Ç’e do mallin , e ç’e do gjene, kur nuk ke burrë për të qenë.
  • Çfarë bën i ati, e heq i biri.
  • Çfarë e zë njeriun dhe nuk e heq?!
  • Çfare sheh ne fqi, prite ne shtëpi.
  • Çfare sjell nje ore, nuk e sjell nje vit.
  • Çfare ta ben goja, nuk ta ben armiku.
  • Cjapi mish e dhia tave.
  • Çka mbjell korr. (populli)
  • Ç’kerkoi e gjet, si shtroi fjet.
  • Çohu o i vdekur e ha pule te pjekur.
  • Dardha bie nen dardhe. (populli)
  • Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli)
  • Dardha qe ka kokrra, qellohet me gure.
  • Dashuria është e ëmbël, kur përfundon është shumë e hidhur.
  • Dashuria është rrezja e jetës, jeta pa dashuri s’ka shije.
  • Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. (populli)
  • Delen që ndahet nga tufa e ha ujku.
  • Deles së qethur, nuk i ngjitet ferra.
  • Dhe kur deti kos të bëhet, për të varfërin nuk gjendet lugë.
  • Dhelpra kur nuk e mbërrin rrushin, thote është i thartë. (populli)
  • Dhi e zgjebur e bishtin përpjetë.
  • Dimri ha dhe kashten.
  • Dita e mirë, duket që në mëngjes. (populli)
  • Dita ka sy, nata ka veshe.
  • Djal i djalërise, shkop i pleqërisë.
  • Djali i pa nënë, si nata pa henë.
  • Djali nga barku yt, e miell nga thesi jot që të ngopesh.
  • Do dhe thele mbi bisht.
  • Dora e huaj nuk te kruan dot si jotja.
  • Dora jote, mëma jote.
  • Dora që nuk kafshohet, puthet.
  • Dru prej lisi, dhe grua prej fisi.
  • Duaje mikun me gjithe kusuret (hallet) e tij.
  • Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.
  • Durimi është më e madhja trimëri.
  • Durimi ka dhe kufi.
  • Dy atllar në një mullar.
  • Dy duar për një kokë.
  • Dy here flitet ne mulli.
  • Dy mace, mundin një luan.