galilei“Unë Galileo Galilei, mësues i matematikës dhe fizikës në Firencë, mohoj me be, atë që kam mësuar, se Dielli është qendër e botës, në vendin e vet i palëvizshëm dhe Toka nuk është qendër dhe se nuk është e palëvizshme…” Bertol Brecht, Jeta e Galileit.

Ishte astronomi i parë, gjeni universal, që përdori teleskopin dhe konstatoi se Toka sillet rreth Diellit. Inkuizicioni i bëri një proces dhe ai mohoi mendimin e vet. Më 15 shkurt u lind në Piza dhe është themelues i shkencave moderne. Kur u përkul para inkuizicionit dhe mohoi njohuritë e tija mbi kozmosin, Galilei ishte 70 vjeçar. Një çerek shekulli më herët ai kishte kuptuar se Koperniku kishte pasur të drejtë dhe se Toka, si edhe të gjitha planetët e tjerë, silleshin rreth Diellit, jo e kundërta siç pohonte kisha duke u bazuar në idetë biblike gjeocentrike.Konflikti lindi sepse për ta mbajtur mendimin e vet, ai duhej të intepretonte vetë Biblën, çfarë ishte e ndaluar.

Galileo u lind më 15 shkurt të vitit 1564 në Piza nga një familje patricësh që kishte rënë në varfëri. Ai qysh në rini kishte rënë në sy me zbulimet e tija udhëhapëse në matematikë, si lëvizjen e lavjerrsit, shpejtësinë dhe ligjin e rënies. Në vitin 1592 Galileo u bë profesor i matematikës në Padovë, në vitin 1610 matematicient i oborrit në Firencë dhe një shkenctar i njohur në krejt Europën, që kishte marrë guximin t’ i kundërvihet kishë dhe teologu Ulrich Lüke pohon:
“Dihet se Galilei në vitin 1611 shkoi në Romë me teleskop për të propaganduar zbulimet e tija. Dhe ato nuk i propagandoi në shesh, por para kardinalit del Monte, para profesorëve të universitetit të jezuitëve dhe aty e duatrokitën.”
Për herë të parë kisha reagoi. Ai u qortua nga kardinali Bellamin, se nuk duhej më të fliste për teorinë e Kopernikut si fakt, por ta bënte të njohur si hipotezë. Prej këtij çasti ai u përmbajt, por e mori në qafë publikimi i “Dialogjet” fiktive, ku foli haptas për bindjet e tija dhe sistemin botëror kopernikian.

Galilei nuk ishte i lindur për hero. Inkuizicioni e gjunjëzoi. Vdiq në vitin 1642 në Arçetri, pranë Firencës, një vit para se të lindej Njutoni, që qe në gjendje për ta zbuluar fizikën pas planeteve dhe për ta formuluar matematikisht drejt. Vitet e fundit të jetës i kaloi në arrest shtëpiak, gjithsejt nëntë vite. Vatikanit iu desh shumë kohë për t’ i pranuar gabimet. Gati 360 vite pas dënimit nga ikuizicioni, në nëntor të vitit 1992, Galilei u rehabilitua zyrtarisht.