Category Archives: Maqedoni

Aksioni në Kumanovë, Qeveria nuk tregon shumën për policët

As qeveria e as MPB nuk tregon sesa mjete do të ndahen si kompensim për pjesëtarët e forcave të sigurisë që ishin pjesë e aksionit në Kumanovë dhe për të cilët u njoftua se do të marrin mjete përkatëse financiare prej 10 dhe 5 mijë euro.

Read more ...

Goran Gruevski do të zëvendësojë Mijallkovin ?

Goran Gruevski, kryeshefi i Njësisë së Pestë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është kandidati që do të zëvendësojë Sasho Mijallkovin në krye të Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit.

Kjo bëhet e ditur nga portali Plusinfo, i cili raporton se Goran Gruevski është shefi i njësisë, e cila ka kryer përgjimet e qytetarëve dhe se vlerësohen se tek ai janë koncentruar të gjitha informatat lidhur me përgjimet e deritanishme.

Read more ...

Kumanovë, 66 shtëpi dhe 121 familje të dëmtuara; banorët ende të shokuar

Plot 66 shtëpi dhe 121 familje kanë pësuar dëme materiale nga përleshjet e armatosura në Kumanovë. Këto janë të dhënat e para që i janë dorëzuar qeverisë dhe autoriteteve komunale nga komisioni për vlerësimin e dëmeve, i cili do të vazhdojë punën në terren edhe në ditët në vijim.

Read more ...

Zaev: Presim dorëheqjet të vazhdojnë në BDI

Lideri i opozitës Zoan Zaev ka komentuar dorëheqjet e ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe atij të transportit Mile Janakievski. Sipas liderit të opozitës, dorëheqjet vetëm kanë vërtetuar autenticitetin e bisedave telefonike të publikuara deri më tani nga opozita, por edhe aferat korruptive.

Read more ...

Lëvizja për Reforma PDSH: Të ikë e gjithë Qeveria

Lëvizja për Reforma e PDSH-së sot është deklaruar lidhur me dorëheqjet e dy ministrave më të afërt të kryeministrit Nikola Gruevskit dhe shefit të shërbimit sekret, Sasho Mijallkov.

“Kryeministri Gruevski i detyroi të dorëhiqen ministrat Jankullovska dhe Janakieski si dhe drejtorin e DSK-së Mijallkov, me qëllim që të mbulojë veten dhe të tentojë të shpëtojë nga kriza në të

Read more ...