Category Archives: Kosovë

AKI kishte informuar për inskenim të trazirave në Maqedoni

Kosovarët e përfshirë në konfliktin e armatosur në Kumanovë ishin të njohur për institucionet e vendit. AKI-ja, presidenca, kryeministri dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë prej kohësh kishin informacione për disa prej pjesëmarrëseve në këtë konflikt.

Read more ...

Thaçi: Forcat që po punojnë për destabilizimin e Maqedonisë janë armiq të Kosovës dhe Ballkanit

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se qeveria e tij është në bisedime të drejtpërdrejta me qeverinë e Maqedonisë dhe ka marrë masa për të siguruar kufirin e Kosovës me Maqedoninë.Kosova, është në kërkim të një bashkimi eventual me BE-në.

Read more ...

Demonstrata, jo luftë! Në Shkup, jo në Kumanovë!

Sot e gjithë vëmendja e opinionit publik shqiptar është fokusuar te shtetrrethimi në Kumanovë, mirëpo atje ka shumë ngjarje e pak informacion. Lëvizja VETËVENDOSJE! e dënon terrin informativ dhe censurën e medieve në Maqedoni, gjë që i shërben terrorit policor ndaj shqiptarëve.

Read more ...

Nisma: Problemet nuk zgjidhen me tanke

Nisma për Kosovën, ka reaguar për situatën e fundit në vendbanimet shqiptare të Kumanovës.
Nisma për Kosovën përmes një reagimi për media ka dënuar dhunën ndaj civilëve shqiptarë, u ka shprehur ngushëllimet më të thella të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre dhe ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të dhunës dhe formave tjera të presionit.

Read more ...

32 veta akuzohen zyrtarisht për terrorizëm

Prokuroria Speciale njofton se për disa nga të akuzuarit ekziston dyshimi i bazuar se i janë bashkuar ISIS’it, disa kanë bërë ftesë dhe disa kanë rekturtuar njerëz për luftën në Siri.

Read more ...