Category Archives: Humor

Livadhi

Livadhi
-“E dashur, në zemrën time është një livadh, e në atë livadh është një lule, e ajo lule je ti” – i thotë djali vajzës.
-“I dashur, edhe në zemrën time është një livadh, në atë livadh është një kali, e ai kali je ti” – ia kthenë vajza.

Lepuri

Lepuri ishte duke i mprehur dhëmbët. Kalon ujku dhe e pyet
-“Ç’ka po bënë o lepur”
-“Po i mpreh dhëmbët se dua ta hajë luanin”-ia kthen lepuri.
-“Ç’ka po bën o lepur?”- pas pak kalon ariu dhe e pyet.
-“Po i mpreh dhëmbët se dua ta hajë luanin”-ia kthen lepuri.
-“Ç’ka po bën o lepur?”- e pyet luani i cili kishte dëgjuar aferën e lepurit dhe kishte vendosur të bindet.
-“Qe bre luan, po i mpreh dhëmbët dhe po flas pa lidhje” -ia kthen lepuri.

Shpëtimtarja

Në ditarin e një gruaje që kishte udhëtuar me anije shkruante…
-E martë, është dita e tretë e udhëtimit në anije. Sot mu afrua kapiteni i anijes dhe po më vardiset…
-E mërkurë, kapiteni i anijes më ftoi për drek në kabinën e tij…
-E enjte, kapiteni i anijes kërkon që ta kaloj natën me mua….
-E premte, Kapiteni i anijes m’u kërcënua se nëse nuk pranoj të flej me të do ta fundos anijen me gjithë 387 pasangjerët….
-E shtunë, i shpëtova 387 pasangjerët nga anija jonë!!!

Femra e përsosur

Njeriu mbeti i pamartuar, sepse tërë jetën kërkonte femër të përsosur. Kur u bë 70 vjeçar, dikush e pyeti:
-“Ke udhëtuar tërë botën. Si nuk e gjete një femër të përsosur.”
Plaku u pikëlluar shumë dhe tha: -“Njëherë ishaafër një femre të tillë”.
Tjetri vazhdoi: -“Po ç’ndodhi? Pse nuk u martove me të?”
Plaku, edhe më tej i pikëlluar, ia ktheu: -“Ç’të bëj? Ajo po ashtu kërkonte mashkullin e përsosur.”

Televizori

Televizori

Një njeri e kishte dërguar televizorin te mjeshtri për ta riparuar. Mjeshtri e pyet:
-Ç’ka ka televizori?
-S’di për nder, isha duke e kruar veshin me gjilpërë, kur, papritmas iu ndal zëri televizorit!

Read more ...