Category Archives: Analiza

Bardhyl Mahmuti:Shtetrrethimi i Lagjes së Trimave në Kumanovë është krim lufte

Mahmuti

Bardhyl

Jam duke përcjellë me shqetësim të madh indiferencën ndërkombëtare përballë shtetrrethimit të Lagjes së Trimave në Kumanovë nga forcat policore dhe ushtarake të diktaturës VMRO-BDI. Askush nuk e di se çka ka ndodhur dhe çka është duke ndodhur me civilët shqiptarë në këtë lagje, askush nuk e di se sa civilë janë të vrarë dhe kush janë ata. Situata është tejet dramatike dhe mund të fshehë tragjedi të mëdha njerëzore. 

Read more ...

Emin AZEMI-Omlet me ‘’vezë qyqesh’’ në Kumanovë!

Kumanovë, 9 maj – Kumanova sot gdhiu në një panik të paparë. Të gjithë ne që ndodheshim në këtë qytet, mundëm nga afër të ‘’prekim’’ psikozën e një atmosfere lufte. Detonime të fuqishme, kalibra armësh nga më të ndryshmet, zhurmë shurdhuese automjetesh të blinduara dhe pjesëtar të maskuar në uniforma gri. Mbi qiell pati edhe helikopterë. Breshëria e të shtënave kishte prishur sidomos gjumin e fëmijëve. Ata nuk e kishin ditur se sërish dikush do t’ua prish gjumin. Sërish, dikush do të kujdeset që pikërisht në këtë zonë, të banuar me njerëz të urtë e hallexhinjë, të sprovojë edhe njëherë durimin e tyre.

Read more ...

Shpërthen Kim Mehmeti

Analisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti duke komentuar ngjarjet e fundit në Maqedoni, më konkretisht në Kumanovë, ka thënë se shqiptarët nuk duhet të nguten.

“Kësaj radhe nuk guxojmë ta bëjmë këtë gabim,posaçërisht jo sot, kur çdo krismë dhe trazirë, ka vetëm një të ‘mirë’: i mbulon gjitha të këqijat që na i bëri regjimi antishqiptarë DPMNE-BDI”, ka shkruar Mehmeti në Facebook.

Read more ...

RIAKTULIZIM,Bardhyl Mahmuti -Ujku, qimen e ndërron por zanatin nuk e harron!

Artikulli është botuar me datë 24.05.2010

“Aksioni i armëve” i Rankoviqit dhe “Aksioni i armëve” i Jankullovskës janë produkte të të njëjtës kuzhinë antishqiptare!

I
Analistët dhe historianët e dhunës së diktaturave komuniste, një vend të rëndësishëm i kushtojnë themelimit të shërbimit sekret rus ÇEKA-s (në rusisht ЧК, IPA- Komisioni i jashtëzakonshëm pan rus për shtypjen e kundërrevolucionit dhe sabotazhës).

Read more ...

Kërkojmë forcë ushtarake dhe Ndërkombëtare për drejtësi në Maqedoni

Kërkojmë forcë ushtarake dhe Ndërkombëtare për drejtësi në Maqedoni. Për të garantuar të drejtën e shqiptarëve të Shqipërisë që jetojnë në Maqedoni !

 E shkruar nga Rudi Berisha

Prishtinë, 09 maj – Popull i dashur / vëllezër dhe motra shqiptare që jetoni në tokën tonë të Shqipërisë, të vet-quajtur nga sllavet Maqedoni. Duhet një maturi dhe forcë e durim që të kalojmë edhe këtë sfidë për ju dhe, për të gjithë neve. Ne populli i Shqipërisë, të imponuar në shtetin e vet-quajtur nga sllavet Kosovë, jemi të shqetësuar dhe të brengosur tej mase për ju, të dashur shqiptar dhe bashkë-kompasit tani.

Read more ...