Category Archives: Analiza

Agron Shaqiri-PËR LAGJEN E TRIMAVE

Tash, miq të dashur, hipokrizia po zgjohet, si çdoherë. Jo se deri tani ka qenë në gjumë, se lumi fle, hipokrizia e sistemit kurrë. Tani çdo hipokrit po hipokrizon për të zgjuar hipokrizinë në popull. Të gjithë të uriturit po ushqehen me një lugë bosh gjellë. Të gjithë të paditurit po mashtrohen me një lugë bosh dije. Të gjithë të shtypurve po u falet një lugë bosh liri. Të gjithë të pashpresët po gostisen me një lugë bosh shpresë.Të gjithë të pa informuarit po i tallin me një lugë “informacioni”.
Në çdo rrugë, kafene, televizion shoh vetëm hipokritë, më të frymëzuar se kurrë për të shërbyer çorbën e tyre. Të rinj që shpresojnë te vrasësit e së vërtetës. Jo më larg se pardje, qindra të rinj, s’di se si të mbledhur aq shpejt e aq shumë aty, dëgjonin me admirim “dikë” tek fliste për planin se si do të vritej e ardhmja e tyre. Ndihem i turpëruar që në hipokrizi përfaqësohem prej tyre. Që janë ndoshta miq të mi, bashkëmoshatarë me të cilët shkëmbeheshim dikur në shkollë, kafene e rrugë. Mishra me dy sy! Kufoma shëtitëse – do t’i quante Noli, që shkatërroni me vetëdije a jo të ardhmen tuaj, të ardhmen tonë. Mercenarë që doni të vrisni të vërtetën. Por të vërtetën nuk e vret dot!Mund ta godasësh, presësh, fshehësh, të gënjesh mbi të, por jo ta mbysësh. Ajo diku po merr frymë. Ky është makthi i çdo hipokriti.
Ama kjo nuk mjafton, i duhen këmbë për të ecur, mendje për të menduar, zë për të klithur, grushte për të goditur. Ndaj mik i dashur zgjidh! Do të jesh përhapësi i të vërtetës apo ushtar i pavlerë i hipokrizisë? Mos besoni më në broçkulla elektorale, mos e hani çorbën e tyre se do e villni gjithë jetën!
Bisedat e kafeneve dhe ngjarjet e fundit tregojnë që populli nuk gënjehet më me një lugë çorbë. Populli është ndërgjegjësuar, i duhet besim tani. Duket sikur nuk ka më as shpresë, por shpresa jeton me të vërtetën. Mirëpo situata nuk zgjidhet në kafene, as duke shpresuar te të huajt, aq më pak duke besuar ne perëndi, se edhe perëndia mbron ca më tepër të zgjuarit dhe ata që janë të zotët të luftojnë për të drejtat e tyre. Ndaj ne, të bijtë e shekullit të ri migjenian, duhet të bëjmë realitet grushtin e së vërtetës. Duhet te jemi zëri i dhimbjes dhe i shpresës. Duhet të jemi grushti i të vërtetës që godet malin e hipokrizisë. Derisa hipokrizia të bëhet hi dhe nga hiri i tyre te bëhet e vërteta mal. Të godasim siç na ka hije për të gjithë të shfrytëzuarit dhe të nëpërkëmburit…. TË GODASIM PËR LAGJEN E TRIMAVE.

Mahmuti: A po përgatitet tereni që civilët të shpallen pjesëtarë të grupit?

Alarm! Të nderuar drejtues të medieve në gjuhën shqipe, Po bëhen tri ditë që kur udhëheqësi i regjimit diktatorial të Maqedonisë, Nikolla Gruevski deklaroi se në mesin e të vrarëve janë edhe 14 përfaqësues të grupit të armatosur shqiptar asnjë informatë për identitetin e tyre nuk është dhënë.

Read more ...

Zërijeta Hajro Jajaga-Shumë paqartësi për banorët e Lagjes së Trimave

Të shtënat e armëve në Kumanovë mesditën e së dielës kanë pushuar plotësisht, por banorët e Lagjes së Trimave, nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, ngase postblloqet e vendosura të policisë akoma mbajnë të bllokuara të gjitha hyrje-daljet në këtë lagje.

Read more ...

Pse Gruevski ka vendosur të vrasë?

Një skenar i njohur. Asnjë risi nga ajo që jemi mësuar të shohim në Ballkan. Një taktikë që është përdorur në Kroaci, në fillim të luftës në Plitvice. Pastaj, në Bosnjë, në Sarajevë. Në Kosovë, është rasti i njohur i Pandës, kur sigurimi serb vret qytetarët serbë në një kafe në qytetin e Pejës, duke i vrarë dhe flijuar ata, për të nisur, pastaj, luftën në Kosovë. Pak a shumë këto janë krizat që e bënë shkrumb Ballkanin për dy dekada.

Read more ...

Armiq në dispozicion – Mero Baze

Shpërthimi i papritur i qeverisë së Gruevskit ndaj një grupi ende të paidentifikuar si “grup i armatosur”, po dëshmon se shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të përdoren si një kartë politike për të forcuar pozitat e qeverive nacionaliste të Shkupit.

Read more ...