Author Archives: rtvzik

Greqia, një aleat i “papritur”i shqiptarëve-faji është i FYROM_it .

Greqia zgjedh shqiptarët në Ballkan Sherri në Maqedoninë fqinje solli në skenë një aleat të papritur për shqiptarët. Sipas parimit armiku i armikut tim është miku im, Greqia zyrtare po jep sinjale të forta kundër shtetit që ajo refuzon ta quajë ndryshe përveçse me inicialet FYROM. Ajo e quan atë fajtore për destabilitetin e krijuar dhe në themel të tij gjen moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Pak a shumë atë që mendojnë dhe shqiptarët.

Read more ...

Dha dorëheqje edhe Ministri i Financave,Stavreski

Pas dorëheqjeve të Jankullovskës, Janakieskit dhe Mijalkovit, edhe Zoran Stavreski  ka dhënë dorëheqjen e tij të parevokueshme nga detyra si ministër i financave dhe zv/kyreministër, transmeton TetovaSot.

Read more ...

Komisioni i Jashtëm në një qëndrim: Shkupi të zbardhë të vërtetën

Komisioni Parlamentar i Politikës së Jashtme ishte i bashkuar në kërkesën ndaj autoriteteve të Shkupit në zbardhjen e së vërtetës së Kumanovës, kur deklaruan se pushteti i Gruevskit nuk mund të kthejë krizën për shkak të zvogëlimit të hapësirave demokratike si betejë ndëretnike.

Read more ...

Agron Shaqiri-PËR LAGJEN E TRIMAVE

Tash, miq të dashur, hipokrizia po zgjohet, si çdoherë. Jo se deri tani ka qenë në gjumë, se lumi fle, hipokrizia e sistemit kurrë. Tani çdo hipokrit po hipokrizon për të zgjuar hipokrizinë në popull. Të gjithë të uriturit po ushqehen me një lugë bosh gjellë. Të gjithë të paditurit po mashtrohen me një lugë bosh dije. Të gjithë të shtypurve po u falet një lugë bosh liri. Të gjithë të pashpresët po gostisen me një lugë bosh shpresë.Të gjithë të pa informuarit po i tallin me një lugë “informacioni”.
Në çdo rrugë, kafene, televizion shoh vetëm hipokritë, më të frymëzuar se kurrë për të shërbyer çorbën e tyre. Të rinj që shpresojnë te vrasësit e së vërtetës. Jo më larg se pardje, qindra të rinj, s’di se si të mbledhur aq shpejt e aq shumë aty, dëgjonin me admirim “dikë” tek fliste për planin se si do të vritej e ardhmja e tyre. Ndihem i turpëruar që në hipokrizi përfaqësohem prej tyre. Që janë ndoshta miq të mi, bashkëmoshatarë me të cilët shkëmbeheshim dikur në shkollë, kafene e rrugë. Mishra me dy sy! Kufoma shëtitëse – do t’i quante Noli, që shkatërroni me vetëdije a jo të ardhmen tuaj, të ardhmen tonë. Mercenarë që doni të vrisni të vërtetën. Por të vërtetën nuk e vret dot!Mund ta godasësh, presësh, fshehësh, të gënjesh mbi të, por jo ta mbysësh. Ajo diku po merr frymë. Ky është makthi i çdo hipokriti.
Ama kjo nuk mjafton, i duhen këmbë për të ecur, mendje për të menduar, zë për të klithur, grushte për të goditur. Ndaj mik i dashur zgjidh! Do të jesh përhapësi i të vërtetës apo ushtar i pavlerë i hipokrizisë? Mos besoni më në broçkulla elektorale, mos e hani çorbën e tyre se do e villni gjithë jetën!
Bisedat e kafeneve dhe ngjarjet e fundit tregojnë që populli nuk gënjehet më me një lugë çorbë. Populli është ndërgjegjësuar, i duhet besim tani. Duket sikur nuk ka më as shpresë, por shpresa jeton me të vërtetën. Mirëpo situata nuk zgjidhet në kafene, as duke shpresuar te të huajt, aq më pak duke besuar ne perëndi, se edhe perëndia mbron ca më tepër të zgjuarit dhe ata që janë të zotët të luftojnë për të drejtat e tyre. Ndaj ne, të bijtë e shekullit të ri migjenian, duhet të bëjmë realitet grushtin e së vërtetës. Duhet te jemi zëri i dhimbjes dhe i shpresës. Duhet të jemi grushti i të vërtetës që godet malin e hipokrizisë. Derisa hipokrizia të bëhet hi dhe nga hiri i tyre te bëhet e vërteta mal. Të godasim siç na ka hije për të gjithë të shfrytëzuarit dhe të nëpërkëmburit…. TË GODASIM PËR LAGJEN E TRIMAVE.

Dorëhiqen Gordana Jankullovska, Mile Janakievski dhe Sasho Mijallkov

Ministrja për punë të brendshme Gordana Jankullovska dorëhiqet nga posti Ministre e brendshme. Dorëheqja e Jankullovskës vjen pas aksionit policorë që ndodhi në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë ku mbetën të vrarë 22 persona, mes tyre 8 policë. Alsat mëson se dorëheqje kanë dhënë edhe ministri për transport dhe lidhje Mile Janakievski dhe shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov.

Read more ...