Dhëmbi

Hyn një burrë te stomatologu duke u ngutur dhe i thotë:
– Doktor, dhëmbi duhet të nxirret, por pa e mpi (pa anestezion), vetëm shkuleni dhe largojeni.
– Ah, sikur të ishin të gjithë pacientët e mi kaq guximtarë! Më thonë, për cilin dhëmb është fjala?
– Grua, kallëzoi doktorit cili dhëmb të dhemb!

Punëtori i sëmurë

E thërret punëtori shefin dhe i thotë:
– Shef, jam i sëmurë, më dhemb koka, barku, duart… gjithë trupi.
– Mos bre, se pikërisht sot më duhesh shumë… E di çfarë bëj unë kur jam i sëmurë? I ankohem gruas, pastaj ajo më ofron kënaqësi seksuale dhe unë jam sërish i gatshëm për punë.
– Në rregull, do ta provoj!
Pas dy orësh, punëtori thërret sërish:
– Shef, kishe pasur të drejtë! Nuk më dhemb më as koka, as barku, as trupi… Shef, harrova të them, e paske shumë shtëpinë e bukur.

Asgjë të përbashkët

Mashkulli i thotë femrës:
– Dua të ndahemi!
– Pseee? – pyet ajo.
– Nuk kemi asgjë të përbashkët.
– E ata 500 miqtë e përbashkët në Facebook, nuk janë asgjë a?

Meshkujt

Çfarë bëjnë meshkujt pas seksit:
– 5% ndezin një cigare.
– 15% kthehen në krahun tjetër dhe fillojnë të gërhasin.
– 80% kthehen në shtëpi.

Gjatësia

Një mashkull dhe një femër qëndrojnë të shtrirë në krevat.
– Nisja më! Jeta është shumë më e shkurtë sesa mendon ti – i thotë femra.
– Afroju ti, se edhe gjërat tjera janë më të shkurta sesa mendon ti – ia kthen mashkulli.

Plumbi

Vrapon gruaja drejt burrit me foshnjën në krahë.
– I dashur, ka gëlltitur beba një plumb!
– Mos e kthe kah unë! – bërtet burri duke ikur.

Krijimi

I krijon Zoti mashkullin dhe femrën. E shikon mashkullin dhe i thotë:
– Ti ke dalë mirë.
Pastaj e shikon femrën dhe i drejtohet:
– Hmm, ty patjetër të duhet makijazhi…

Ura

E ndal polici një veturë mbi urë.
– Urime, jeni automjeti i dhjetëmijtë që kaloni mbi këtë urë, do të përfitoni 1.000 euro. Çfarë do të bëni me paratë?
– Do të paguaj për ta marrë lejen.
Reagon bashkudhëtari i tij:
– Lëshojeni, ju lutem. A nuk e shihni se s’di çfarë flet kur është i dehur.
Pas kësaj vozitësi thotë:
– E dija se nuk do të shkonim larg me veturë të vjedhur…

Menstruacioni i parë

Si reagonte vajza në të kaluarën dhe si reagon tash në momentin e menstruacionit të parë.

Në të kaluarën: Mami, gjaaak!!!

Tash: Yessss… Nuk jam shtatzënë!

Kongo

Arsimtarja u thotë nxënësve:
– Nesër të gjithë sillni nga 50 centë për të varfrit në Kongo.
Të nesërmen, të gjithë nxënësit sjellin nga 50 centë, përveç njërit.
– Pse nuk ke sjellë para? – pyet arsimtarja.
– Babai im thotë se nuk ka të varfër në Kongo.
– Ashtu… Në rregull. Nxënës, nesër të gjithë sillni nga 50 centë për të sëmurët në Kongo.
Në ditën në vijim, të gjithë nxënësit sjellin paratë, ndërsa i njëjti sërish nuk ka sjellë asgjë.
– E pse nuk ke sjellë përsëri para? – e pyet mësuesja.
– Babai im thotë se nuk ka të sëmurë në Kongo.
– Shiko… Atëherë, nesër të gjithë sillni nga 50 centë për PDK-në, AKR-në, LDK-në, AAK-në, VV-në… të Kongos.
Të nesërmen, nxënësi që nuk kishte sjellë para, ia dorëzon arsimtares, jo 50 centë, po 5 euro.
– Çka u bë tash? Pse kaq shumë? – pyet arsimtarja e habitur.
– Babai im thotë se nëse në Kongo i kanë këto parti, atëherë padyshim se janë të varfër dhe të sëmurë…

Vrasësi

Hyn vrasësi në një shtëpi dhe gjen një burrë e një grua. Pyet gruan:
– Si e ke emrin?
– Fatmire – përgjigjet ajo.
– Mirë, Fatmire. Po ta fal jetën, sepse nëna ime e ka pasur emrin ashtu.
Pastaj pyet burrin:
– E ti, si quhesh?
– Quhem Leutrim, por të gjithë shokët më thërrasin Fatmire…

Motoçiklisti

Si quhet motoçiklisti pa helmetë mbrojtëse?
Dhurues organesh!

Ndihmë

Një bionde dhe një zeshkane ngecin në lift. Zeshkania fillon të bërtasë: “Ndihmë, ndihmë…”. Por askush nuk e dëgjon. Në një moment, ajo i thotë biondes:
– Eja të bërtasim së bashku, ndoshta na dëgjojnë.
Dhe biondja fillon të bërtasë:
– Së bashku, së bashku…