SI TË HEKIM KRIZËN
PSIQIKE
A dëshironi ta vërtetoni reçetën
për sjellje në momentet e krizës, teknikë
kjo të cilën mund të filloni për
ta aplikuar, para se të vazhdoni ta lexoni këtë
libër?
Do t'Ju njoftojë me metodën që e shpiku
inxhinjeri Vilis Karijer, themelues i industrisë
së pajisjeve për ftohje. Për mua ky është
një nga teknikat më të mira, për
t'i përballuar brengave, dhe, për atë
dëgjova personalisht nga Karijeri.
"Si djalosh i ri, punoja në shkritoren në
Bafalo, të shtetit Nju-Jork. Isha me detyrë
në repartin e një fabrike të qelqit në
Pitsberg, për të vendosur pajisje për
pastrimin e gazrave teknologjike. Metoda e jonë
për pastrim të gazërave ishte plotësisht
e re. E kishin provuar vetëm në një rast
të mëhershëm dhe në tjera kushte.
Duke punuar në atë detyrë nxitëse,
jam ballafaquar me vështërsi të paparashikueshme.
Pajisja funksiononte, por kualiteti i gazrave të
pastruara ishte tejet largë pritjeve tona.
Isha i dëshpëruar. Filova të ndiej shtrëngime
në lukth, dhe një kohë fare nuk munda
të flej.
Më në fund mbizotëroi arsyeja e shëndoshë
dhe vetëdijësimi, se me rëndime nga brengat
asgjë nuk do të arrijë, prandaj fillova
që kthjellët të mendoj. Rezultati i gjithë
asaj ishte i mrekullueshëm. Ashtu zbulova teknikën
për zbrapsjen e brengave, me të cilën
shërbehem tash e tridhjet vjetë. Teknika është
e thjeshtë dhe e përshtatshme për të
gjithë, dhe përbëhet nga tre etapa.
Etapa e parë: Haptazi dhe pa frikë e analizova
situatën, dhe përpiqesha t'i paramendoj pasojat
e mundshme të dështimit. Erdha në përfundim
se nuk më kërcënohet as burgimi dhe as
vdekja me pushkatim. Vërtet, mund të ndodhte
që ta humbi punën, si dhe që shkritorja
ku punoja, t'i humbte njëzet mijë dollarë
të investuara në ato pajisje për pastrimin
e gazrave.
Etapa e dytë: Pasi që paramendova pasojat
më të këqija të mundshme u pajtova
me mendimin se, nëse është nevoja, i
gatshëm do t'i pranoja ato. Thash me vete: Ky dështim
do të jetë goditje e fuqishme për famën
time. Mund të ndodh që ta humbi punën,
prandaj, krahas saj, do të duhej të gjej një
tjetër. Sa i përket shkritores, njerëzit
në pozita udhëheqëse janë të
vetëdijshëm se, zbulimi i mënyrave të
reja për pastrimin e gazit paraqet një rrezik
të caktuar. Nëse ky eksperiment u kushton
njëzet mijë dollarë, do të duhej
të pajtohen me humbjen. Prandaj le ta llogarisin
atë, si shumë për shpenzime të hulumtimeve,
ngase, në fund të fundit, ky dhe është
eksperiment.
Pas mendimit të këtillë ndodhi diçka
me të vërtet e pazakontë. U çlirova,
mora frymë dhe fillova të ndihem më i
qetë se më parë.
Etapa e tretë: Nga ai çast gjithë
energjinë time e drejtova në mendimin e qetë
dhe të kthjellët se si së paku deri diku
ta zbusë katasrofën, me të cilën
isha pajtuar thellë në shpirt. Si ta shpëtoj
atë që mund të shpëtohet.
Fillova të gjeja mjete dhe mënyra për
t'i zvogëluar humbjet prej njëzet mijë
dollarësh. I kreva disa prova dhe në fund
erdha në përfundim se, me investim plotësues
prej pesë mijë dollarëve do të mund
t'i shpëtonim pajisjet. Ashtu dhe e zgjidhëm
problemin. Këtë e bëmë, dhe në
fundë shkritorja i fitoi pesëmbëdhjet,
në vend se t'i humbte njëzet mijë dollarë.
Kjo që ua tregova ndodhi para shumë viteve.
Përvoja e fituar më sjelli dobi, të cilën
e përdora në jetë aq sa munda. Për
këtë jeta ime rrjedhte e qetë dhe pa
shqetësime të shumta."
Filozofi Vilijem Xhejms, baba i psikologjisë së
aplikuar kështu i mësonte studentët:
"Pajtohuni me situatën, ngase pranimi është
hapi i parë në përballimin e çdo
problemi."
Mendimin e njëjtë e ka dhënë edhe
Lin Jutang në librin e vet Mbi rëndësinë
e jetesës. "Qetësia e vërtet shpirtërore",
tha filozofi kinez, " rrjedh nga pajtimi me më
të keqen. Mendoj se, shikuar nga aspekti psikologjik,
pajtimi do të thotë lirim i energjisë."
E saktë! Shikuar nga aspekti psikologjik, pajtimi
me të vërtet do të thotë lirim i
energjisë së re! Kur e pranojmë atë
më të keqen, nuk kemi më ç'të
humbim. Kjo automatikisht do të thotë se mundemi
edhe të gjitha t'i fitojmë! "Pasi që
u ballafaqova me më të keqen", tha Karieri,
"u çlirova, morra frymë dhe fillova
të ndihem më i qetë se kurdoherë
më parë. Nga ai çast, muda të
mendojë.!
E arsyeshme, apo jo? Megjithatë me miliona njerëz
ia shkatërruan jetën vetes për shkak
të frikës së lemeritshme nga të
menduarit e kthjellët apo ngase nuk kanë qenë
të gatshëm që të pajtohen me më
të keqën. Ngase nuk kanë qenë të
vullnetshëm për t'u përpjekur që
të shpëtohet ajo që mund të shpëtohet.
Në vend se t'i bëjnë të gjitha që,
ujin ta kthejnë në mullirin e vet, ata "i
dorëzuan fatit" dhe përfundojnë
si viktima të kompleksit të imagjinuar- melankolisë.
Do t'ua përshkruaj rastin edhe të një
njeriu, i cili e pranoi formulën magjike të
Karijerit.
"Isha bërë viktimë e shantazhit",
e filloi tregimin e tij një njujorkas, kursist
i kurseve të mia që merrej me shitjen e naftës.
"Nuk mund të besoja se kjo është
e mundshme. Më dukeshte se diçka e tillë
ndodh vetëm në filma. Ja se ç'më
ndodhi:
Ndërmarrja për shitjen e naftës ku isha
drejtor, posedonte një numër të caktuar
të kamionëve dhe disa shoferë. Rregullat
e shoqatës për shitje të naftës
ishin tejet të rrepta, prandaj asnjërit nga
konsumatorët nuk guxonim t'i shitnim më tepër
se sasia e përcaktuar. Mirëpo, një ditë
konstatova se disa shoferë, gjatë dërgesave,
për konsumatorët e rregullt, stërshitnin
më shumë naftë.
Për këtë punë kundërligjore
kuptova kur, një ditë më erdhi një
njeri i cili m'u prezentua si inspektor shtetëror,
dhe kërkoi rryshfet për të heshtur. I
kishte dëshmitë e dokumentuara mbi thyerjen
e ligjit nga ana e shoferëve tanë, prandaj
u kërcënua se, nëse nuk e paguaj rryshfetin,
rastin do t'ia japin gjygjit të qarkut.
E dija, natyrisht, se personalisht jam i pastër
por, para ligjit, si drejtor mbaja përgjegjësi
për sjelljen e të punësuarve të
mi. Aq më tepër, e kisha të qartë
se "reklama" në gazetë, nëse
rasti vjenë në gjygjë, do t'ma shkatëronte
reputacionin, por edhe ndërmarrjen. Ishte e tmerrshme
të mendoja se një gjë e tillë mund
t'më ndodhte mua, njeriut që aq shumë
krenohesha me ndërmarrjen të cilën njëzet
vjetë më parë e kishte themeluar babai
im!
Tre ditë të plota as nuk kam ngrënë
dhe as nuk kam fjetur. Rrugëve ecja si i xhindosur.
Përpiqesha të mendoja se, ta paguaj apo jo
rryshfetin - shumën prej pesë mijë dollarësh
- apo të lëshohem në mëshirën
e inspektorit dhe ligjit. Edhe njëra edhe tjetra
më dukeshin të tmerrshme.
Një mbrëmja përderisa shëtisja pa
mend nëpër shtëpi, rastësisht në
dorë më ra broshura Si t'i zbrapsim brengat,
të cilën si e kisha marë në kurset
e Karnegit mbi shkathtësinë oratorike. Duke
e shfletuar, hasa në tregimin e Karierit. Ballafaqohuni
me më të keqën. E pyeta veten: Ç'do
t'më ndodhte në rastin më të keq
nëse refuzoj ta paguaj rryshfetin, dhe kërcënuesi
e dërgon në gjygjë rastin tim? Përgjigjia
ishte: Ndërmarrja do të dështojë,
fama do t'më shkatërrohet, por në burg
nuk mund t'më vendosin!
Mirë, do të pajtohem me faktin se puna do
t'më shkatërrohet, i thash vetes. Ç'do
të ndodh pas kësaj? Do të detyrohem që
të gjej ndonjë tjetër punë. Kjo
nuk do të jetë kushedi se sa vështirë,
ngase kam përvoj në shitjen e naftës,
dhe di për disa ndërmarrje, në të
cilat do të mund të punësohesha! U lehtësova.
Ankthi që më bënte presion për tre
ditë dhe netë ngadalë filloi të
tretet. Fillova të qetësohem. Për habinë
time, menjëherë isha në gjendje të
mendoj.
Tashmë isha mjaft i arsyeshëm që të
kaloja në etapën e tretë të Karierit:
Të shpëtohet ajo që mund të shpëtohet.
Gjersa mendoja mbi zgjidhjet e mundshme, më ra
ndërmend diçka që deri atëherë
nuk më kujtohej. Po të shkoja gjer te avokati
dhe t'i tregoja tërë ndodhinë, ndoshta
ai do të gjejë ndonjë zgjidhje të
mençur. Marrëzi është të
them se si nuk më ka rënë ndërmend
më herët ky mendim, por mos harroni se, gjer
në atë çast nuk kam menduar, por vetëm
jam çmendur me brengën. Duke vendosur që
të nesërmen menjëherë të shkojë
tek avokati, u shtriva në shtrat dhe kam fjetur
si një cung.
Mëngjesin e ardhshëm, avokati më këshilloi
të shkoja gjer te prokurori publik i qarkut dhe
t'i tregoja për tërë rastin. Këtë
dhe e bëra. Kur e mbarova tregimin tim, më
tmerroi deklarata e prokurorit se "inspektori im"
ishte kriminel i zakonhëm i cili tashmë me
muaj merrej me shantazhe të ngjashme, të cilit
policia assesi nuk ishte në gjendje t'i bjerë
në gjurmë. A mund të paramendoni se sa
jam lehtësuar!
Ky ishte mësim i mirë për mua. Nga ajo
ditë me situata të tilla të pazgjidhura
gjithnjë përballem duke u shërbyer me
formulën magjike të Karierit."
Përafërsisht në të njëjtën
kohë kur Vilis Karier brengosej për shkak
të pajisjeve të veta për pastrimin e
gazrave, një njeri nga Broken Broua, të shtetit
Nebraska, përpiqej të shkruaj një testament.
Quhej Erl Hanej dhe vuante nga ulqerja në zorën
dymbëdhjetëgishtore. Tre mjekët, mes
të cilëve edhe një specialist, e shpallën
Hanejin si rast të pashpresë. Ia përshkruajtën
dietën dhe e braktisën, që të pajtohet
me fatin dhe ta shkruaj testamentin.
Për shkak të zorrës dymbëdhjetëgishtore,
Haneji edhe më parë është dashur
të heq dorë nga puna, prandaj dukej se nuk
i mbetet asgjë tjetër përpos që
ta pret vdekjen.
Duke menduar mbi të gjitha, një ditë
erdhi gjer te një vendim fascinant. "Pasi
që gjer në vdekje nuk më mbetet edhe
shumë kohë", i tha vetes, " mirë
do të ishte që kohën ta shfrytëzoj
në mënyren më të mirë të
mundshme. Gjithnjë dëshiroja që të
shkoja në rrugëtim rreth botës. Këtë
do ta bëjë tash ose kurrë më."
Pa u hamendur, shkoi në një agjension dhe
e bleu biletën.
Mjekët ishin të trullosur. "E kemi për
detyrë t'ua tërhjeqim vërejtjen se rrugëtimin
tuaj nëpër botë do ta paguani me kokë",
i thanë ata.
"Nuk do ta paguaj me kokë", iu përgjigj
ky. "Familjes i kam premtuar varrim në varrezat
familjare, në Broken Bou. Do ta blej një arkivol
dhe ta marë me vete në rrugë."
Haneji me të vërtet e bleu arkivolin, e ngarkoi
në anije, dhe njëkohësisht me agjensionin
detar i qartësoi gjer në detaje të gjitha
elementet. Në rast të vdekjes, ata kufomën
do t'ia vendosnin në pajisjen për ngrirje
të thellë dhe do ta kthenin në Nebraskë.
Pastaj, i disponuar për mrekulli, shkoi në
rrugëtimin e tij. As që e kishte ndërmend
që t'i përmbahet dietës së përshkruar.
Pinte vera më të shtrenjta, pinte cigare dhe
hante ushqime të llojllojshme, e madje edhe specialitete
lokale, të cilat, në bazë të dietës
së përshkruar, do të duhej ta dërgonin
në varrë.
"Asnjëherë në jetën time nuk
jam kënaqur aq shumë", shkruante Haneji.
Në det u tërbuan monsumet dhe tajfunet, por
ky gëzohej si një fëmijë. U shoqërua
me udhëtarët në anije, argëtohej,
kënaqej dhe çonte dafrungë me ta tërë
natën. "Kur arritëm në Kinë
dhe Indi, aty e kuptova se ç'është
mjerrimi i vërtet. Në Amerikë u ktheva
me njëzet kilogramë më shumë, dhe
gati duke harruar se ndonjëherë kam vuajtur
nga ulqerja e zorës dymbëdhjetë gishtore.
Kurrë më parë në jetë, nuk
jam ndier më mirë. Arkivolin ia shita menjëherë
entit të varrimeve dhe u ktheva në punë.
Mund të lavdërohem se nga ajo kohë kurrë
më nuk jamë sëmurë, as edhe për
një ditë të vetme."
Në kohën kur e tëra kjo ndodhi, Erl Hanej
nuk kishte lidhje për Karierin dhe metodën
e tij për mënjanimin e brengave. "Që
tash kuptoj", më tha para një kohe, "se
ndërdijshëm jam shërbyer me të njëjtin
parim. Jam pajtuar me më të keqën, kjo
do të thotë me vdekjen. Më pastaj u përpjeka
të shpëtoj atë që mund të shpëtohet,
duke u munduar të nxjerr sa më shumë
mirësi nga ajo pak kohë që më kishte
mbetur. Po t'i lëshohesha në duar melankolisë
dhe brengave për ardhmërinë, jam i sigurt
se në Nebraskë do të kthehesha në
brendi të Arkivolit. Mirëpo, unë u çlirova
dhe e harrova vdekjen. Kjo qetësi shpirtërore
më ishte një burim i energjisë së
re, e që pikërisht ajo ma shpëtoi jetën."
Mësim i mirë, apo jo? Nëse pra, Karieri
shpëtoi pajisjen e vlefshme, nëse ai shitësi
i naftës nga Nju-Jorku u lirua nga shantazhi, ndërsa
Haneji e mashtroi vdekjen duke përdorur "formulën
magjike", a nuk mendoni se ajo do të mund
t'Ju ndihmojë edhe Juve që t'i zgjidhni problemet,
që në këtë çast Ju duken
pa zgjidhje?
Rregulli i dytë është: Nëse Ju
mundojnë brengat, përdorni formulën magjike
të Karijerit.
1. Pyeteni veten: Çka mund të më ndodh
në rastin më të keq?
2. Pajtohuni me pasojat e mundshme.
3. Qetazi përpiquni që të shpëtoni
atë që mund të shpëtohet.
|