[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Argëtim


SI TË BËHEM LIDER

Udhëheqësi i cili endet duke tentuar t'ia qëllojë gjërave, pa plane praktike dhe të përcaktuara, mund të krahasohet me anijen pa komandë. Herët a vonë ai do të hasë në shkëmb...

Atributet kryesore të udhëheqësit

Guximi i paluhatshëm.
Kjo është e bazuar në njohjen e vetvetes dhe profesionit. Asnjë ithtar nuk dëshiron që ta komandojë udhëheqësi të cilit i mungon vetëbesimi dhe guximi. Asnjë ithtar inteligjent nuk do të lejojë që me të të komandojë një kohë të gjatë udhëheqësi i tillë.
Vetëkontrolli.
Njeriu i cili nuk është në gjendje ta kontrollojë veten kurrë nuk do të jetë në gjendje e as që do të jetë në gjendje t'i kontrollojë të tjerët. Vetëkontrolli i jep një shembull të shkëlqyer ithtarëve, në të cilin ata më inteligjentët do të shembëllejnë.
Ndjenja e hajthme për drejtësi.
Pa ndjenjën për drejtësi dhe rregull, asnjë udhëheqës nuk mund të komandojë dhe ta ruajë respektin e ithtarëve të vet.
Determinimi i vendimit.
Njeriu i cili heziton në vendimet e veta tregon se nuk është i sigurtë në vete dhe nuk mund t'i udhëheqë të tjerët me sukses.
Përcaktueshmëria e planeve.
Udhëheqësi i suksesshëm duhet ta planifikojë punën e vet dhe të punojë sipas planit të vet. Udhëheqësi i cili endet duke tentuar t'ia qëllojë gjërave, pa plane praktike dhe të përcaktuara, mund të krahasohet me anijen pa komandë. Herët a vonë ai do të hasë në shkëmb.
Shprehia të punohet më shumë se që paguhemi.
Njëri prej dënimeve të cilin me vete e ka udhëheqësia është gatishmëria e domosdoshme e udhëheqësit të punojë më shumë se që kërkon nga ithtarët e vet.
Personaliteti i këndshëm.
Asnjë person i pakujdesshëm dhe i paparamenduar nuk mund të bëhet udhëheqës i suksesshëm. Udhëheqësia e nënkupton edhe respektin. Ithtarët nuk do ta respektojnë udhëheqësin i cili nuk rangohet lartë në shkallë sipas faktorëve të cilët e bëjnë ndonjë person të këndshëm.
Kuptueshmëria dhe mëshirimi.
Udhëheqësi i suksesshëm duhet të ndjehet me ithtarët e vet. Ç'është më tepër, duhet t'i kuptojë edhe ata edhe problemet e tyre.
Mbizotërimi i detajeve.
Udhëheqësia e suksesshme nënkuptohet me mbizotërimin e detajeve me rëndësi thelbore për pozitën e udhëheqësit.
Gatishmëria që të merret përgjegjësia e plotë.
Udhëheqësi i suksesshëm duhet të jetë i gatshëm ta merr përgjegjësinë për gabimet dhe mëngësitë e ithtarëve të vet. Nëse tenton që edhe këtë përgjegjësi ta hudhë në tjetrin, nuk do të bëhet udhëheqës. Nëse disa prej ithtarëve të tij bëjnë ndonjë gabim dhe ky tregohet i pakompetent, udhëheqësi duhet të konsiderojë se është ai vetë që e përjetoi dështimin.
Bashkëpunimi.
Udhëheqësi i suksesshëm duhet ta kuptojë dhe ta zbatojë principin e orvatjeve të bashkuara dhe të jetë në gjendje t'i sjell ithtarët e vet që ta bëjnë po këtë gjë. Udhëheqësia e nënkupton fuqinë, ndërsa fuqia bashkëpunimin.

UDHËHEQËSIA VEPRUESE DHE AJO E DHUNSHME!

Ekzistojnë dy lloje të udhëheqësisë. I pari, më vepruesja, është udhëheqësia me vullnetin dhe simpatinë e ithtarëve. Forma tjetër është udhëheqësia e dhunshme, kur nuk ekziston pajtueshmëria dhe simpatia e ithtarëve.
Historia është përplot fakte se udhëheqësia e dhunshme nuk është afatgjate. Rënia dhe zhdukja e diktatorëve dhe mbretërve janë tregues të rëndësishëm se njerëzit nuk e përcjellin përgjithmonë udhëheqësinë e dhunshme.
Napoleoni, Musolini dhe Hitleri janë shembuj të udhëheqësisë së dhunshme. Udhëheqësia me pajtueshmërinë e ithtarëve është e vetmja formë e përhershme e udhëheqësisë.
Njerëzit munden që përkohësisht ta përcjellin udhëheqësinë e dhunshme, mirëpo kundër vullnetit të tyre.
Lloji i ri i udhëheqësisë do t'i përfshijë njëmbëdhjetë faktorë të udhëheqësisë (të përshkruar në këtë kaptinë), si dhe disa faktorë të tjerë. Njeriu i cili në këto e ndërton bazën e udhëheqësisë së vet, do të gjejë raste të panumërta të bëhet udhëheqës dhe të kryesojë në të gjitha profesionet e mundshme.

Dhjetë shkaqet kryesore të dështimit të një udhëheqësi

Tani kalojmë në lëshimet kryesore të udhëheqësve të cilët dështojnë, sepse është njëjtë e rëndësishme të dihet se çka nuk duhet të bëhet sikur ajo që duhet ditur për ta bërë.

Paaftësia që të organizohen detajet.
Udhëheqësia efikase e kërkon aftësinë e organizimit të detajeve dhe të mbizotërimit me to. Asnjë udhëheqës i vërtetë kurrë nuk është tepër i "zënë me punë" që ta bëjë atë që kërkohet prej tij si udhëheqës. Kur njeriu, qoftë udhëheqës apo ithtar, e pranon se është tepër i "zënë me punë" që t'i ndryshojë planet ose t'ia përkushtojë vëmendjen çfarëdo situate të jashtëzakonshme, ai e pranon joefikasitetin e vet. Udhëheqësi i suksesshëm duhet të jetë zotërues mbi të gjitha detajet që kanë të bëjnë me pozitën e tij. Kjo, natyrisht, tregon në shprehinë e përcjelljes së detajeve në bashkëpunëtorët e aftë.
Jogatishmëria që të kryhet puna e padenjë.
Udhëheqësit e mëdhenj e të vërtetë janë të gatshëm, kur kushtet kërkojnë, ta kryejnë çfarëdo pune për të cilën, përndryshe, do ta lutnin dikënd tjetër ta kryejë. "Më i madhi në mesin e juve do të jetë shërbëtori i gjithë juve" është një e vërtetë të cilën të gjithë udhëheqësit e aftë e respektojnë dhe i përmbahen.
Pritja që të paguheni për atë çka "dini", në vend se për atë çka bëni me atë që nuk e dini.
Bota nuk i paguan njerëzit për atë çka ata "dijnë". Bota i paguan për atë ç'bëjnë ose për arsye që i nxisin të tjerët të punojnë.
Frika nga konkurrenca e ithtarëve.
Udhëheqësi i cili frikohet se ndonjri prej ithtarëeve të tij do të mund t'ia maerr vendin sigurisht se, herët a vonë, do të bëhet i vetëdijshëm për atë frikë. Udhëheqësi i aftë i mëson zëvendësit, të cilëve mund t'iu përcjellë, kur e dëshiron këtë, çfarëdo detaji në lidhje me pozitën e vet. Vetëm në këtë mënyrë udhëheqësi mund të "shumëzohet" dhe të përgatitet të jetë në shumë vende, si dhe t'ia kushtojë vëmendjen një numri të madh të gjërave në të njëjtën kohë. E vërteta e përhershme është se njerëzit marrin kompensim më të madh për aftësinë që t'i nxisin të tjerët në punë se sa fitojnë që vetë të punojnë drejtëpërdrejtë. Udhëheqësi i aftë mundet, me njohjen e punës së vet dhe me magnetizmin e personalitetit të vet, që me të madhe ta rritë efikasitetin e të tjerëve dhe t'i nxitë të punojnë më tepër dhe më mirë se sa që do t'mundnin ta bëjnë këtë pa ndihmën e tyre.
Mungesa e imagjinatës.
Pa imagjinatë udhëheqësi nuk është në gjendje t'i vijë në fund situatave të jashtëzakonshme, e as të përpilojë plane sipas të cilave me sukses do t'i udhëheqë ithtarët.
Egoizmi.
Udhëheqësi i cili pohon se është i vetmi që ka merita për punën e ithtarëve të vet sigurisht se do të hasë në pezëm. Udhëheqësi i vërtetë nuk e merr të drejtën për asnjë meritë. Ai është i kënaqur kur sheh se meritat, nëse ka, u shkojnë ithtarëve të vet, sepse e din se shumica e njerëzve do të punojë më me prirje për merita dhe mirënjohje se sa vetëm për para.
Pamaturia.
Ithtarët nuk e respektojnë udhëheqësin e pamatur. Madje edhe më tepër, çfarëdo pamaturie e shkatërron qëndrueshmërinë dhe vitalitetin e të gjithë atyre që i nënshtrohen.
Jobesnikëria.
Ndoshta do të duhej që kjo gjë të gjendej në fillim të kësaj liste. Udhëheqësi i cili nuk i është besnik organizatës së vet, ndaj bashkëpunëtorëve dhe atyre që janë mbi të dhe atyre nën të, s'do të mundet që një kohë të gjatë ta mbajë udhëheqësinë. Jobesnikëria në plotni e zhveftëson njeriun dhe ia lëshon mbi kokë gjithë pezmin që e meriton. Mungesa e jobesnikërisë është njëri prej shkaqeve kryesore të dështimit në të gjitha profesionet.
Theksimi në "autoritetin" e udhëheqësisë.
Udhëheqësi efikas i udhëheqë ithtarët duke i trimëruar, e jo duke u orvatur që ta mbjellë frikën në zemrat e tyre. Udhëheqësi i cili tenton t'i impresionojë ithtarët me "autoritetin" e vet i takon kategorisë së udhëheqësisë së dhunshme. Nëse udhëheqësi është udhëheqës i vërtetë atëherë nuk do të ketë nevojë që ta reklamojë këtë fakt, pos me sjelljen e vet - të ndjehet me ithtarët, t'i kuptojë ata, ta ketë drejtësinë dhe të tregojë se e njeh punën e vet.
Theksimi i titullit.
Udhëheqësit kompetent nuk i nevojitet asnjë titull që ta fitojë respektin e ithatëve. Njeriu i cili çon shumë pluhur rreth titullit të vet zakonisht ka pak ç'të shprehë. Dyert e zyrës së udhëheqësit të vërtetë janë të hapura për gjithë ata të cilët dëshirojnë të hyjnë, dhe në hapësirën e tij të punës s'ka vend për formalitete dhe për gjëra të kota.
Këto janë shkaqet më të shpeshta të dështimeve në udhëheqësi. Çdonjëri prej këtyre lëshimeve është i mjaftueshëm që ta nxitë dështimin. Nëse doni të bëheni udhëheqës studiojeni me vëmendje këtë listë dhe mundohuni mos t'i bëni këto lëshime.

Disa lëme të frytshme në të cilat do të kërkohet
"udhëheqësia e re"

Para se ta lëshoni këtë tekst, ju tërheq vëmendjen në disa lëme të frytshme në të cilat udhëheqësia zvarnitej dhe ku lloji i ri i udhëheqësit mund të gjejë raste me bollëk.
Së pari: Në politikë ekziston një kërkesë e theksuar për udhëheqës të rinj, kërkesë e cila shënën asgjë më pak se gjendjen kritike.
Së dyti: Biznesi bankier sapo është duke u reformuar.
Së treti: Industrisë i nevojiten udhëheqës të rinj. Udhëheqësi i ardhshëm në industri, që të mund të ekzistojë, duhet që veten ta shikojë sikur nëpunës gjysmëpublik, detyra e të cilit është të udhëheqë me kompaninë e vet në atë mënyrë sa të mos i nxitë kurrëfarë konflikti ndonjë individi ose grupi të individëve.
Së katërti: Udhëheqësi i ardhshëm religjioz do të jetë i detyruar që t'i kushtojë më tepër vëmendje nevojave të kësaj toke të ithtarëve të vet, në zgjidhjen e problemeve të tyre të tashme ekonomike dhe personale, dhe më pak vëmendje t'i kushtojë të kaluarës së vdekur dhe ardhmërisë ende të palindur.
Së pesti: Në profesionet e drejtësisë, mjekësisë dhe edukative, lloji i ri i udhëheqësisë, dhe në masë të caktuar edhe udhëheqësit e rinj, do të bëhen të domosdoshëm. Kjo veçanërisht vlen për lëmin e edukimit, në të cilin udhëheqësi, në të ardhmen duhet të gjejë mënyra dhe mjete me ndihmën e të cilave do t'i mësojë njerëzit se si ta zbatojnë diturinë e fituar në shkollë. Ai duhet të merret më shumë me praktikë dhe më pak me teori.
Së gjashti: Udhëheqësit e rinj do të jenë të nevojshëm edhe në gazetari.
Këtu janë vetm ca lëme në të cilat tashmë ekzistojnë rastet ose gjasat për udhëheqës të rinj dhe llojin e ri të udhëheqësisë. Bota është duke e përjetuar një ndryshim të rrufeshëm. Kjo do të thotë se mediat, përmes së cilave këto ndryshime në shprehitë e njerëzve propagandohen, duhen t'iu përshtaten ndryshimeve. Mediat e përshkruara këtu, më shumë se të tjerët e përcaktojnë trendin e civilizimit.©www.mjellma.org

Përgatiti: A. SH.



©










 

 

[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]