[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Tregime
Miftar KURTI
UNË KAM NEVOJË PËR TY, L...

Stina e dimrit erdhi prapë. Një pëlhurë e bardhë, qefin, u kishte rënë për fytyrë maleve dhe fushave të këtyre anëve. Nuk mbahej mend për një kohë të gjatë të kishte rënë borë kaq e madhe. Akoma binte. Rrugët kishin filluar të mbylleshin. Trenit, tek i cili varej shpresa e tij e fundit, po i shihej veç vagoni i m(b)ramë... Edhe kësaj radhe ishte mashtruar keq... Vetë ishte fajtorë. Nuk do duhej pritur kaq gjatë. Ishte mërtisur nga acari. E uli kokën. Ishte hera e parë që e kishte zënë veten në faj... Deri kur kështu!? Dëshprim guri... pëlcet në heshtje. Jeni ju L...? Po. Ja, kjo është për ju. E hapi zarfin. Nisi të lexoj. ,,I dashur L... Letrën e mora të mërkurën, u pamë të enjten, por siç e pe edhe vetë, nuk pata mundësi, nuk më lejuan të qëndrojë më gjatë pranë teje... Nëse dëshiron, kuptohet nëse ke edhe mundësi, të martën, më 22 dhjetor... E di se rruga për të ardhur deri tek unë është e gjatë, e vështirë. Por e di se ti je i denjë për këtë rrugë, në këtë natë të mar(rë)të..., në këtë dhjetorë të ftohtë... …Unë kam nevojë për ty... Eja…” E jotja L… Derisa i doli letrës në fund, një zjarr po e digjte përbrenda, e duart po i binin përthonjësh. Ç'kemi të re ushtar L...? Borë e zjarr, komandant. * * * Mbath e vesh e shtrëngu Veç L... në fjalë me i dalë. Dy hapa para, një prapa. Frynte erë. Acar i vërtetë. Borë e madhe po binte. Pa e qitur mirë hapin bora ia mbulonte gjurmët. Le të bjen dhe frynë... Zagarët, as ujqit nuk më bien dot në gjurmë, tha me vete. ...Fshati... pothuajse i tëri ishte shndërruar në gërmadhë nga armiku... Mure të shtëpive të derdhura nëpër oborr... Oxhaqet kishin ngritur kokën përpjetë si Këndues... Qëndronin në këmbë të palëkundur, përkundër borës së madhe që po binte mbi supet e tyre. Zjarri vetëm i kishte nxirë... Bora e bardhë e nata e zezë e përzier me zjarr, donin ta mbërthenin ngadalë me shokëzen... lylakun... lakun e vet... Në hyrje të fshatit, rrëzë një mali çufurrak, në një lëndinë të borëtuar..., edhe varrezat sikur kishin ngritur krye. Aty u ndal pak... Ishte mbushur frymë... Avull i shkonte... Pikonte edhe djersë... Flokët, të bëra kaprroz nga bora dhe të ftohtit, iu rrënqethën kur para i doli... O Zot...!, thirri. Varri i ri dhe dëshira për të qenë sa më parë pranë saj... ia bën mishmash ndjenjat. I ngjante një anijeje mes dallgësh, erërash, furtunash. Anija e priste kapitenin... Ishte hisja..., nisja e drita e tij... Në fund të fshatit, disa shtëpi veshura nga ploja ngjyrë plumbi, mbështetur për kodre, ende qëndronin në këmbë. Atje ishte pikëcaku i këtij të dashuruari..., të dëshiruari. Erdhe!? Çfarë ftohti. Të pa kush? ...Veç (i) lumi. Eja afër...zjarrit. Nga zjarri... në zjarr... me zjarr i zjarrmuar po vij. Nuk ke të ftohtë? Hiç... Ti po ridhesh. Ndaj kam nevoj për zjarrin tëndë L... Kishin kaluar vijën e kuqe..., të ngurimit. Po i shpërthenin kopsat e ndjenjave të ç(d)lira... Çile guri gojën. Hë...? Asgjë. Si kaloni andej? Nëpër urë. Thash mos kaloni nëpër lum... Kush përpiqet të ecë në kurriz të lumit laget. E kur lumi fle? Mbi kurriz të tij rëndon ura. Siç rëndon mbi urë ajo kurorë telash gjëmborë, thuaj. E kur ecim mbi urë...? Bëhemi dyfish mëkatar. Mëkatar me lum, mëkatar me urë... Atëherë, çfarë të bëjmë? Të fluturojmë? Jo të ecim në këmbët tona. Ato vetë po na shpien te ura. Të gjitha rrugët të shpiejnë atje. Punë mallkimi, thua? Që kur u muros nusja në urë, po. Sipas kësaj legjende… …Mëkatet tona u shtuan, sepse u morën në qafë fëmija… Ti ke dëgjuar… ... Kur ndahet fëmija nga nëna, ndalin rrezet dielli dhe hëna… Ku i sheh sonte ato? Ende jemi larg... Ndaj duhet të nisemi… Pse, do të vish edhe ti...? Nëse keni nevojë për mua... E, pse erdha unë këtu? Fundja kush nuk ka nevojë për përqafimin e diellit...? Edhe Ikari deshi ta përqafoj diellin, por mbet pa krah. Ra, thua? Po. Anteu sa herë bie ngjitet. Edhe Feniksi digjet e bëhet hi, por bëhet mal përseri. Ajo e ftoj të ulej në sofër. Buka ishte gati. Jo, duhet të ecim... Atje presin L... Kaq rrugë ke bërë... Kaq uri e etje ke... e hapin nuk e ndale kurrë. Edhe... agjëruar më the se je… Ma jep në dorë… Kë ? Bukën. Është e valë. Ashtu e ham ne andej. Ndanë lumi... Jo ndan ura. Jo ura por guri. Mirë... Jo, hiç mirë. Matan... veç mace, dhi, ujq, kuaj... arave e livadheve... Na merr malli ta takojmë një fëmijë... Shtëpitë shkolla i kanë djegur... Matan... Dimër... Rrugët përditë po mbyllen... Çfarë të bëjmë? Si Prometheu. Jo. Pse? Ate po e djeg zjarri i vet. Mirë, bëjmë si Laokoonti. Në asnjë mënyrë! Pse kaq prerë? Se ai u pendua. Si? U pendua? Po. Për çfarë? U përpoq t'i bind të vetët që mos t'i hapnin portat, në vend që të qëndronte vetë roje në portë. Ata e dëgjuan...? Prandaj e lidhën, e helmuan... Ndodhi ajo që ai nuk e ka dëshiruar kurrë... Domethënë... Ra troja. Të cilës kaq shumë i duhesh L... Akrepat e orës po ecnin me shpejtësi breshke. Nata... nuk di nëse po i kthehej vetes apo po dilte nga vetja. Megjithatë ajo kishte marrë teposhtëzen... Po e thyente qafën. Kishte mbetur edhe pak kohë... Duhej kthyer me ag... Përjashta po frynte një erë e fortë. Po frynte dhe po binte. Të dukej se pullazi po lozte nga vendi... Brenda valë... Nata po i(a) zgjidh(te) këmbët... Ajo po (ia)mbath(te) (me) kalin... E puthura e saj, si e puthura e bukulzës. Unë kam nevojë për ty L... Edhe L… ka nevojë për ty. Maje atyre kreshtave ende po binte borë. Eu(u)rop(ë)a. Dalim pak? Ku ? Në Abut*. Pse? Nuk dëgjon? Çfarë? Gjëmë. Të kujt? Të gurëve brincak... Nuk po kuptoj.... As dëgjoj. As trokun e kalit!?
[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]