[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Argëtim
E dashur, je e kënaqur?

"Mashkulli i vërtetë" ka ndërruar: nuk është më egoist në shtrat, po e kundërta - më së shumti i frikohet demoralizimit të partnerës. I ndihmoni t'i përballojë pesë llojet më të shpeshta të frikës!

Viteve të fundit kuptimi "mashkull i vërtetë" ka ndërruar, thonë psikologët. Derisa më parë të tillë i quanin meshkujt që kishin marrëdhënie të shumta seksuale, me partnere të ndryshme - pa i pyetur fare për ndjenjat e tyre - sot më e rëndësishmja është të kënaqet partnerja! E frika se "ajo nuk do të përjetojë orgazëm" është aq e madhe sa shkakton vështirësi të ndryshme, bile edhe probleme me ejakulim.

1. Frika nga orgazmi i shpejtë

Meshkujt bashkëkohorë më shumë frikohen se nuk do të kënaqin partneren sesa që nuk do të arrijnë kënaqësi për vete, thonë psikologët. Kështu hyjnë në një rreth magjeps: frika shton mundësinë e ejakulimit të hershëm, përkatësisht të përjetojnë orgazëm sapo të fillojnë aktin seksual.

Si ti ndihmoni? Në qoftë se problemi paraqitet vetëm në fillim të lidhjes, nuk duhet t'i kushtoni ndonjë kujdes të madh, zakonisht me kohë, me afërsinë dhe intimitetin tuaj, problemi zhduket vetvetiu. Por, nëse ai nuk zhduket dhe ejakulimi i hershëm jua rrezikon jetën seksuale, bisedoni haptas dhe vendosni së bashku të kërkoni ndihmën e ekspertëve /seksologut ose psikologut/, ngase kjo është mënyra më e mirë që problemin ta zgjidhni përfundimisht.

2. Frika se nuk do të kuptoheni seksualisht

Meshkujt frikohen se gjatë lidhjeve nuk do të ralizojnë intimitet dhe mirëkuptim të domosdoshëm për jetë të suksesshme seksuale. Nëse edhe partneri juaj e ndjen këtë frikë, është e sigurt se ju nuk flisni haptas për seks. Ndoshta do të bisedoni me të për ndjenjat tuaja, për synimet profesionale, për planet që keni me fëmijët tuaj... por kur biseda prek temën e seksit, që të dy heshtni. Ky është problem i shpeshtë midis partnerëve, ngase meshkujt mendojnë se seksualiteti është çështje instinktive, shumë e natyrshme, diç për të cilën nuk ka nevojë të flitet. Por, pas heshtjes së tij mund të fshihet frika se dëshirat e tij seksuale juve ju duken të pahijshme.

Gjatë aktit seksual pandërprerë ju shikon në sy? Ndjek çdo ndryshim në frymëmarrjen tuaj? Shpesh ju pyet: "Të pëlqen? Këto shenja nuk duhet lënë pasdore: nëse vazhdimisht është "syçelë", e harron veten dhe mund të ndodhë që ta humbë ereksionin.

Si t'i ndihmoni: Mos t'ju pengojë kureshtja e tij. Kur t'ju pyet - a ju pëlqen, përgjigjuni sinqerisht dhe i tregoni çka ju pëlqen më shumë /psh. kjo përkëdhelje më çmend etj/. Bisedën mund ta vazhdoni edhe pas aktit, duke i zbuluar ngadalë çka ju pëlqen më shumë. Por, keni kujdes e mos e teproni, duke thënë çdoherë se çdo gjë është në rregull, se ai është dashnor i përsosur, se ai nuk ka pse të brengoset... Në këtë mënyrë, marrëdhëniet tuaja me kohë mund të shndërrohen në (humbëse) amtare.

3. Frika se nuk do t'i kuptojë dëshirat tuaja

"Çka nëse ajo nuk dëshiron asgjë tjetër"? Fjala është për frikë shumë të ngjashme me të parën. Në qoftë se partneri juaj frikohet se nuk e kupton atë që ju dëshironi, problemi mund të qëndrojë në ju. A e dini saktësisht çka ju pëlqen gjatë aktit seksual? Shumë femra herët e zbulojnë çka nuk ju pëlqen, por gjithnjë nuk dinë se çka u pëlqen. Kjo është shpeshherë pasojë e edukatës së rreptë, e cila në mjedisin tonë akoma dënon kënaqësinë e femrës dhe i mëson ato që të kënaqin mashkullin e të mos mendojnë për vete dhe dëshirat e tyre.

Simptomet janë të ngjashme sikurse te frika numër 2, që do të thotë se nuk ka mirëkuptim midis partnerëve. Por, në këtë rast më shpesh ju pyet çka ju pëlqen, e vazhdon kështu edhe pas aktit.

Si t'i ndihmoni? Përfundimisht, biseda është mënyra më e mirë, por me këtë rast ju duhet edhe të propozoni: gjatë aktit provoni t'ia bëni me dije cilat përkëdhelje ju pëlqejnë më së shumti, duk u liruar nga çdo ngarkesë dhe duke u përqendruar vetëm në ndjenjat tuaja. Tregojani ëndërrat tuaja erotike. Por, fshehtësitë duhet zbuluar një nga një vetëm kur të jeni e bindur se i ka tejkaluar paragjykimet dhe se mund t'i pranojë sinqerisht, ngase meshkujt ndonjëherë u frikohen ëndërrave të papritura erotike të partnerëve të tyre.

4. Frika se nuk do të jetë mjaft i mirë

Kjo është frika kryesore e mashkullit, nga e cila pastaj vijnë të gjitha format e tjera të frikës. Është e shpeshtë në fillim të lidhjes suaj ose të kontaktit për një natë. Te çiftet më me përvojë kjo frikë humb ngase kënaqësia e partneres është dëshmi e aftësive të tij. Në qoftë se ai është edhe më tujtje i pasigurt, edhe pas lidhjes suaj më të gjatë, pyeteni veten - mos është problemi në ju: ndoshta e vlerësoni shumë ashpër ose mendoni se nuk është mjaft i mirë për ju.

Pas aktit, shpeshherë ju pyet: "A të pëlqeu?". Për shkak të ngarkesës së vazhdueshme, nuk mund ta mbajë formën. Ndonjëherë dëshiron që shpesh të bëjë dashuri e ndonjëherë u ik akteve seksuale.

Si t'i ndihmoni? Në qoftë se doni të keni mirëkuptim, harroni konfliktet, agresivitetin, dëshmimin, garën... Nëse marrëdhëniet nuk kanë qenë të mira, mos e fajësoni as atë e as veten, duke menduar se nuk keni qenë të mirë ose të bukur. Analizoni jetën tuaj seksuale: keni kujdes - kur ai dëshiron të çoj dashuri, natën ose ditën, në dhomën e fjetjes apo në ndonjë ambient tjetër, para ose pas darke... Dhe provoni mu në momentet kur ai është më i disponuar.

5. Frika se nuk do të përjetoni orgazëm

Shumë herë frika e meshkujve është pasojë e moskomunikimit të mjaftueshëm me partneret. Ose është shprehje e problemeve të vetë femrave: nëse ai frikohet se nuk do ta sjellë në kulmin e kënaqësisë, kjo do të thotë se ajo nuk i "tregon" qartë si mund ta përjetojë orgazmin.

Në qoftë se e mundojnë këto dyshime, ai nuk do të heshtë gjatë. Vetë do ta shtrojë problemin dhe do të bëjë pyetje.

Si t'i ndihmoni? Bëhuni e sinqertë dhe ia tregoni të vërtetën, në mënyrë të qetë dhe pa turp - a përjetoni orgazëm? E herën tjetër, kur bëni dashuri, jepni pak më shumë shenja. Nëse gjatë aktit ndjeni kënaqësi, bëjani me dije si dhe pse po e përjetoni këtë. Në të kundërtën, kërkoni nga ai që ta ndërroni mënyrën e kryerjes së aktit: p.sh. duke i kushtuar më shumë kohë paralojës ose i thoni që ta ngadalësojë ritmin në mënyrë që kulminacionin ta përjetoni ngadalë. Nëse nuk përjetoni orgazëm, ia thoni këtë, ngase për të është më mirë ta dijë të vërtetën sesa të jetojë me dyshim. Përveç kësaj, nëse e di, ai do të provojë t'u ndihmojë. Nëse nuk ndihmon asgjë, kërkoni së bashku ndihmën e psikologut ose seksologut.

E përgatiti: Fatime Bërbati




[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]