Edhe një talent i ri shqiptar në arenen e futbollit
danez.

ZËRIPRESS
Duke iu referuar faqes së internetit www. Bold.dk Pesëmbdhjetëvjecari Albin Xhemajli posa ka nënshkruar(19.03.08) kontratë dy vjecare me klubin e mirënjohur danez AB ( akademisk boldklub ) për junior që garon në divizionin e parë në Danimarkë. Albini shprehet i kënaqur që luan në këtë klub.” E di se është klub i përshtatshem për mua dhe natyrisht është një mirënjohje për të qenë nën kontratë . Por edhe e kam të qartë se duhet të vazhdoj me punë në zhvillimin tim profesional- vet nënshkrimi i kontratës nuk do të thotë që të mos angazhohem shumë në ushtrime dhe në ndeshje ” thotë Albini për www.bold.dk. Edhe talentshefi i klubit John Møller për të njejtën webfaqe shprehet : ” Albini me shpejtësinë dhe stilin sfidues të tij bënë që ai të jetë një lojtarë anësor atraktiv dhe modern.”Albini karrierën e tij të futbollit e ka filluar qysh në moshen 5 vjecare kur për herë të parë filloi të ushtroj në një klub amatoresh të qytetit ku banonte ( Hundige ) pastaj ka kaluar në Greve nga ku është tërhequr nga klubi aktual në vitin 2005.. Ka luajtur në të gjitha pozionet derisa është perfeksionuar për sulm si alo e djathtë , për të cilin pozicion ka nënshkruar edhe kontratën në fjalë.Duke u karakterizuar me shpejtësi dhe lojën e tij atraktive Albini premton shumë në të ardhmen.
Prandaj jo kot ka pasur oferta nga shumë klube në Danimarkë.
Për info të më shumta vizitoni webfaqet :
http://www.farve-forum.dk/AB/referater.shtml
http://www.bold.dk/nyt/?vis=81537