Mendime
të urta:
1. Heshtja
jo gjithëherë është ar!
2. Ka shumë përsona
që vezullojnë në formë,
por në përmbajtje janë të
brishtë!
3. Shoku i vërtetë
të prekë në plagë, në
mënyrë që ajo të shërohet
me kohë.
Ka ³shokë² që plagët
t¹i mbulojnë përderisa ato të
bëhën shumë në trup,
pastaj ai luan me ty, sepse kudo që të
prekë, ti do të ndjesh dhimbje.
4. Me atë që
vetëvetës i shkakton plagë me
dashje s¹ka nevojë të merret
askush! Ai kërkon vetëdenim!
5. Ka individë që
në heshtje qëndrojnë buzë
rrugës dhe presin me orë të tëra
për t¹u hedhur në sulm mbi ata
që punojnë e veprojnë. Këta
individë vetëm
kritikojnë të tjerët, ndërsa
vet nuk punojnë asgjë duke mbetur
përherë në
pusi!
6. Çdokush e ka të drejtën
e fjalës dhe kjo s¹mund t¹i mohohet
askujt. I
lumtë atij që ka durim të dëgjoj
llojlloj budallenjësh me orë të
tëra!
7. Të drejtën
e fjalës e kanë të gjithë!
Kjo s¹do të thotë se çdokush
di të
flas mirë e sakt!
8. Atyre që fshihen
e nuk punojnë, armë e vetme u mbetet
kritika kundër
atyre që përditë punojnë
dhe përpiqen në jetë për
të përparuar!
9. Njeriu që flet
për një çështje të
caktuar, duke u shprehur, në vete
ngërthen, aftësinë dhe kulturën.
Ka përsona që mundohen të mbesin
enigmë,
duke fshehur paftësinë e vet me anë
të heshtjes!
10. Ata që për
një çast diskutojnë me zë
të lartë janë plot sinqeritet,
sepse ajo që mbrohet me fuqinë e shpirtit,
është shprehje e vendosmërisë
për
ta mbrojtur të vërtetën (por
kjo vlen vetëm për raste të caktuara).
11. Nuk duhet kërkuar
mëshirë para askujt, por drejtësi.
Por drejtësia duhet
mbështetur, sepse ai që e ka forcën
për bazë e që i mungon karakteri,
shkel
me të dyja këmbët mbi drejtësinë!
12. Aty ku zhurmojnë
fëmijët, qesh trolli dhe shtëpia,
aty është e ardhmja e
sigurtë e shoqërisë, aty janë
luftëtarët e ardhshëm të
lirisë!
13. Është madhështi
kur njeriu e sheh drejt realitetin, është
mjerim për ata
që nuk duan ta shohin këtë!
14. Është e
tmerrshme kur njeriu e humb të drejtën
që ta shoh me sy vëllaun,
shokun, mikun
15. Atyre që u mungon
aftësia e imagjinatës për t¹i
bërë gjërat e mëdha
realitet, çdo gjë që pason
më vonë ia mveshin spontanitetit!
16. Me ata që janë
kurreshtarë e pyesin pa pushim nuk e vlenë
të bisedohet,
sepse atyre u mungon kultura e dëgjimit!
17. Ai që të
gënjen tri herë radhazi dhe arrin
prapë të të gënjej, atij
i
pranohet aftësia e gënjimit, ndërsa
ti duhet të zgjohesh nga vërbimi i
besimit!
18. Nuk duhet besuar
në çdo gjë, sepse bie në
pozita të injorantit!
19. Është kënaqësi
e madhështi kur njeriu të gjitha aftësitë
i vë në shërbim
të atdheut! Është tepër
e ultë për ata që të gjitha
aftësitë i shfrytëzojnë
kundër atdheut të tyre!
20. Ata që rastësisht
i kanë hipur atit një herë, mendojnë
se përjetë do të
jenë kalorës. Pikërisht, ata
në të parin hendek bien dhe mbesin
përjetë
këmbësorë!
21. Gjendja reale e popullit
më së miri shihet nga poshtë,
nga pozitat e
lartësive kurrë nuk do të shohësh
realisht, sepse të pengon mendje-madhësia.
22. Erërat gjithëherë
nuk të freskojnë. Ka erëra që
të ngrijnë e që të
thajnë!
23. Buzëqeshja zgjatë
jetën, por varet se çka fshihet
pas saj: intriga,
cinizmi, hipokrizia, injoranca, sarkazmi, servilizmi
apo sinqeriteti!
24. Realitetit nuk duhet
frikësuar pa marrë parasysh çfarë
është ai!
25. Ata të cilët
nuk i binden arsyes për ta bërë
të domosdoshmën realitet
ose janë armiq të progresit ose janë
qyqarë!
26. Gjarpërin po
e godite në bisht, të kafshon në
gisht, prandaj duhet
goditur në kokë që ta shtrish
përtokë!
27. Atij që ngurron
për ta mbrojtur të vërtetën,
i pëlqejnë gënjeshtrat dhe
poshtërsitë!
28. Ta mbrosh të
pambrojturin është humanitet, por
që të jetë ky humanitet i
plotë duhet që të ia mësosh
artin e vetmbrojtjes!
29. Hero, martir, dëshmor
njeriun nuk e bën vetëm akti i rënies,
por vepra e
tij gjatë jetës, në shërbim
të atdheut, duke sakrifikuar edhe jetën
si aktin
më sublim. Këtë fat e kanë
vetëm ata që e ndjekin me përkushtim
këtë rrugë!
30. Të punosh për
çështje kombëtare do të
thotë t¹i vësh vetes obligim
për
t¹i kryer detyrat që shtron atdheu.
Të punosh kundër atdheut do të
thotë të
bësh punën e tradhtarit duke i vën
vetes obligim për t¹i kryer detyrat
që
t¹i ngarkon armiku!
31. Ai popull që
nuk e gëzon lirinë, nuk e gëzon
as jetën!
32. Atyre që flasin
për atdhe pa ndërpre e pa kontroll,
në realitet u mungon
gatishmëria që të sakrifikojnë
për atdhe, prandaj këtë mungesë
mundohen ta
plotësojnë me fjalë e fraza të
thata!
33. Dallimi në mes
të mërgimit dhe burgut është
se i burgosuri e di se sa
është i dënuar, kurse në
mërgim dënimi është i pacaktuar
dhe kurrë nuk
dihet se kur do të mbarojë ky dënim!
34. Dallimi në mes
burgut dhe mërgimit është se
në burg t¹i vënë hekurat
në
duar, kurse në mërgim hekurat ia vëmë
vetvetes!
35. Kur I shtypuri kërkon që të
hajë bukë me djathë, shtypësi
ia ndalon edhe
bukën në mënyrë që
ta harrojë djathin!
36. Ata që e mohojnë
përkatësinë e vet kombëtare,
do të jenë përjetë të
mohuar nga kombi i tyre!
37. Vetëm ai popull
që është i ngritur i arsimuar
dhe i guximshëm, di se
ç¹kërkon, di të rezistojë
di të çlirohet dhe di të realizojë,
sepse është i
vetëdijshëm se lirinë nuk ta
falë askush!
38. Ka raste kur njeriu
nuk dëshiron të heshtë, por e
keqja më e madhe është
kur nuk ke kujt t¹i flasësh!
39. Hajnit nuk duhet
dhënë rastin që të vjedh,
sepse ai atë zanat ka!
40. Çdo popull
i robëruar që gjakon lirinë ka
nevojë për njerëz patriotë
dhe
të sakrificës e jo për tradhtarë,
kuislingë e servilë. Që liria
të bëhet
realitet më parë ai popull duhet të
çlirohet nga këto mbeturina!
41. Zëri i bilbilt
është i këndshëm kurdoherë,
pavarësisht nga stinët!
42. Është lumturi
e kënaqësi të shkruash por edhe
më kënaqësi është kur
ke
kujt t¹i shkruash!
43. Ka disa njerëz
që i pranojnë vetëm ato gjëra
që u pëlqejnë atyre,
mirëpo shpëtimi është në
atë se bota nuk sillet rreth tyre por rreth
boshtit
të vet!
44. Gjithëherë
ka qenë më lehtë të kritikosh
sesa të punosh!
45. Kush është
trim e nuk frigohet, për atdhe që
flijohet, kënga gjithnjë do
t¹i këndohet!
46. Pas luftës nuk
ka vend për trimëri, sikur se pas
kuvendit të burrave për
filozofi!
47. Ata që zgjaten
e stërzgjaten në muhabet nuk e dinë
se ku e kanë hallin e
vet!
48. Ata që të
lavdërojnë hapur e papushim, dikund
e kanë një qëllim!
49. Po të ikësh
nga i ligu ai gjer në varr s¹të
ndahet!
50. Të gjithë
ata, që sharjet në maje të gjuhës
i kanë për luftëtarët e
lirisë, thellë në zemrën
e tyre e ruajnë nostalgjinë për
pushtuesin!
51. Të durosh robërinë
nuk është strategji por mungesë
e guximit për të
luftuar për liri!
52. Nuk është
trimëri vetëm kur di të shtijsh
me armë, por trimëri e mençuri
është kur di se kundër kujt duhet
kthyer tytën!
53. Frikës nuk është mirë
t¹i bësh konak shpesh, sepse sa më
shumë që ta
pranosh aq më shpesh të troket në
derë!
54. Edhe sorra di të
këndoj por askush nuk thotë: -Sa bukur
këndon kjo
sorrë!
55. Ka shumë njerëz,
për të cilët në aspektin
e shërbimit familjes,
shoqërisë dhe atdheut mund të
thuash lirisht se ka kohë që kanë
vdekur!
56. Më mirë
një e sharë në vesh, se një
e lavdëruar në shesh!
57. Ai që vuan nga
kurreshtja, nuk mund të jetë kurrë
i qetë!
58. Kur është
paqë dikush kërkon luftë. Ndërkaq
kur është luftë, dikush
kërkon paqë!
59. Miqtë e vjetër
vështirë se bëhën armiq
të rinjë - ashtu sikurse armiqtë
e vjetër, miq të rinj!
60. Ikja është ves i keq dhe përjashton
qëndresën! Keni dëgjuar ndonjë
herë
të thuhet se filani bëri gajret duke
ikur!?