|
[an error occurred while processing this directive]
|
| Aforizma4 |
 |
Malet tunden, por nuk bien.
Mali me mal nuk piqet, njeriu me njerine piqet.
Më i poshtri njeri është ai i
cili kërkon mirësi nga një i
poshtër.
Me mikun ha e pi e pazar mos bë.
Me mire vdekur e me nder, se sa gjalle e i turperuar.
Me mire nje dite ne liri, se njeqind vjet ne
roberi.
Mendja e njeriut kuptohet me të folur dy
tri fjalë, por zemra e tij smund
të kuptohet as për disa vjet.
Mendja e zbukuron njeriun.
Mëndjelehti bën mik atë që
i bën keq, e armik atë që i bën
mirë.
Mendo dhjete here e fol nje here.
Mirësia që pritet të bëhet
për një kohë të gjatë,
humbet vlerën kur realizohet.
Mos i shiko gunen, por shikoje punen.
Mos iu hidhëro një të keqeje
të atij që të ka bërë
njëqind të mira.
Mos kij besim në njeriun që ska
besim në ty.
Në qoftë se është lumturi
të duhesh, është lumturi më
e madhe të duash
Në vend që të shesësh dituri
dhe zotësi, përpiqu ti fitosh
ato.
Nje krimb thane nje lis.
Nje pike ne çati, prish nje shtepi.
Një punë e bukur është më
e dobishme se njëmijë fjalë të
bukura.
Njerëzit janë të njejtë
para natyrës, edukata i bën të
dallohen.
Njeri i zoti nuk është ai që
s´ka të meta, po ai që i pranon
të metat e tij.
Njeriu duhet të përpiqet të mësojë
çdo gjë, jo të tregojë
veten e tij.
Njeriu i pa mesuar si druri i papunuar.
Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si
bima për ujë.
Njeriu mëson më shumë nga pësimet,
sesa nga sukseset (Henry Ford)
Njeriu plaket duke nxene.
Njeriu që të bëhet edhe me i
zoti nuk duhet te harrojë edhe ato që
ka mësuar.
Njeriu qe vetem per vete punon, eshte si nje
dru qe peme s'lëshon.
Njeriun e bëjnë të përjetshëm
veprat e tij.
Njerzit e mirë janë të gjykuar
të bëhen skllevër të të
kqinjëve.
Pema më e ëmbël është
ajo që vjel me duart e tua.
Për çdo sy ka bukuri.
Për te qenë i lumtur nuk duhet vetëm
të dish, por edhe të duash.
Peri i ngatërruar nuk zgjidhet me nguti.
Personi që do ti, ska asnjë
të metë, fillo të mos e duash,
pa shih sa të meta ka.
Pleqëria në vetmi, nuk është
jetë e plotë.
Po dëshirove të duash një njeri,
ose të dojë ai ty, takohu më
shpesh me atë.
Po të përdoret mirë koha, do
të mjaftojë për të kryer
çdo punë.
Puna vjen me kembe te arta.
Punen e sotme mos e ler per neser.
Qente lehin, karvani shkon perpara.
Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.
Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd.
S`duhet me i shti hunte e me marre ere gjithkun.
Ska lumturi më të madhe në
botë se dashuria dhe harmonia.
Shqiponja fluturon ne qiell, por folenë
e bën ne tokë.
S'tundet mali nga debora.
Syri është një dritare e shpirtit.
Të flasësh pa menduar, është
si të zbrazësh pushkën pa e vënë
në shenjë.
Të gjitha qeniet e gjalla përveç
njeriut janë të vetdijshme, që
qellimi kryesor i jetës është
që ajo të shijohet.(Samuel Butler)
Thjeshtësia është bukuria kryesore
e grave, se gjëndet shumë rrallë.
Trathtia, pa marrë parasysh shkakun, prapëseprapë
trathti është.
Trimeria matet me zemer, jo me trup.
Trimi i mire me shokë shumë.
Trimi përmbahet, i ligu shpalon dobësitë.
Vetmia është më e mirë se
shoku i keq.
Vjehra nuk e kujton asnjëherë kohën
e nusërisë.
Xhelozia është krimbi i dashurisë.
Zbavitja më e bukur për njerinë
është leximi, shoku më i mirë
libri.
|
|
|
|
[an error occurred while processing this directive]
|