Miftar KURTI
KU MBETI AGU
Mos e lexoni rrëfimin tim, por në rast
se e lexoni mos e harroni. Binduni
desha t'ju them.
E quanin Përag. Përag Zbashku. Shkurt:
Agu.
Ishte natë. Kishte dhe mjegull. Binte edhe shi.
Pastaj edhe era frynte. Nga
veriu vinte erëmr(ë)amja me trokë kali.
Pas saj vinin pastaj prap mjegulla,
nata, shiu, flaka.që bënin kërdi. Gjëmë
e madhe pritej. Mallkimet zgjoheshin
nga gjumi. Nuk dihej më pas se kush ishte i mallkuari,
as të mallkuarit.
Thënë thjeshtë nuk e njihte qeni te
zotin. E tërë kjo po ndodhte pak para se
të lindej Agu i dashur, i shumëpritur, drita
e syve dhe shpresa e këtyre
anëve. E, pak para se të lindej Agu, thonë,
të ëmën e tij e kishin rrokur
dhimbje të mëdha. Aty në njërën
nga ato netët e e errata të asj kohe, rrugës
për në spitalin e qytetit X., diku te ura
.e hekurudhës, në Lozë të
Lozishtës, i ndalojnë rojet e natës.
Aty kishin zënë pritën. Dhe, thonë,
kush kalonte andej nuk i shpëtonte të paktën
dajakut. Edhe vetë Agu, ishte
qëlluar, sado që ende ishte në barkun
e nënës së vetë. Mes britmash
e të
sharash, shqelmave e grushtave, tymit dhe flakës,
se atë natë kishte krisur
edhe pushka, Agu nuk e kishte thyer rrugën. E
pasataj, thonë, të gjithë, në
atë kohë të ligë, ishin gëzuar
kur e kishin dëgjuar një zë. Zërin
e vajit të
një fëmije të posa lindur.
Ishte Agu?
Ai vetë.
I ati, thonë, me këngë në gojë
kishte ndërruar jetë atë natë,
se duhej t'i
hapej rruga Agut.
Si qenka kjo botë. Dikush vjen në të
duke qarë, e dikush ikë nga kjo botë
duke kënduar.
.Ai kishte hapur zjarrë në rojet e natës
për t'i hapur rrugën një lindjeje
të re, një kënge të re., për
Agun. Nga krismat e armës së Bashkimit,
atit të
Agut, jehoj kënga, jehona e së cilës
futi në gji fusha e male, fshatra e
qytete, burra e gra. Dikush ra në prag të
kullës, dikush në sokak; të tjerë
në arë, pranë një stani, te një
shkëmb, te kroi, stom udhe, në mexhë,
e kudo
këtyre anëve. Te Loza . së fundi.
Të shumtë ishin ata që u përpoqën
t'I hapnin rrugë ardhjes së Agut e atë
s'e takuan kurrë. Kur ishin ata Agu nuk ishte,
kur erdhi Agu ata kishin
shkuar.E atë natë flaka dikujt ia shitoj
jetën e ia mbylli rrugën, e dikujt
i hapi rrugë, i bëri dritë, e ndriçoi.Ama
zjarrë e gjëmë u bënë një.
Etje
kishin të gjithë.Se.toka çahej nga
etja, nata nga zjarri. Agu nuk e ndali
rrugën. Ecte. Ecte. Ecte.Bile edhe vraponte.
As plagët, as etja.nuk ia
ndalën hovin.se. mund t'I bëhej vonë.
e pastaj?!
Ju ofroj kush ujë?
Patjetër.
Pinë ndonjë ngërçamë?
Jo. I ofrova të parit, e nuk deshti. Tjetrit,
më tha. Ashtu tha i dyti, i
treti.Të gjithë.
Cilët ishin ata, nuk ma the?
U dashka të ta themunë?!
Po, çfarë thoshin ata kur ju ofruat ujë?
Hiç. Përveç.Ag.Përag.Zbashku.
Të gjithë shqiptonin të njëjtën
fjalë?
Të njëjtin emër.
Ag?
Përag.
Tallesh?
Jo.
Si mundet. të njëjtën fjalë. të
njëjtin emër, e ujë s'pinin?
Ishin Një.
Një trup kishin, thua?
Një shpirt kishin!
Ata kishin dëshira më të mëdha.Etje
më të madhe .jo veç për një
pike ujë.
Për ta ujë e ajër e dritë e rritë
.ishte Agu. Ai ishte jeta dhe trashëgimi
më i çmuar. Vijesë në breza.
Dashuria dhe ëndrra e tyre. Malli dhe dashuria
vetë.
Pasha shtatë pale qiell e tokë koritë
s'jemi kurrë. Që të mos zihemi gafil
një sy gjumë pa gajle s'e kemi bërë.Për
një zog pule kemi qitë pushkë.Për
një syçkë, për një gemë,
për një degë, për një lis,
për një mal; për një
lule, për një fushë; për një
këngë; për një dashuri.
Për qiellin dhe tokën.
Ka qenë e jona!
Kush?
Hisja.
Ku e lam?
Te hisja.
Jo, jo, te nisja.
Jo, te Agu.
Je takuar ndonjëherë me Agun?
Kurrë.
Ke dëgjuar për te?
Veç nga ti.
Eh. Shumë e deshën takimin me te. U doëgjën
e u poqën për te. U bënë gjaku
I
tij e s'e pan kurrë. Nuk u takuan me te, Se,
kur ishin ata Agu nuk ishte,
kur erdhi ai, ata kishin shkuar.
As unë nuk e kam parë Agun.
Do ta shohim së bashku.
Po, kur do ta shohim?.
Ku don të dalësh me këtë?
Kur ta heqim gurin nga qafa.
Nga mexha, thuaj.
E njëjtë.
*
* *
E di një fjalë prej guri.
Ti e din një fjalë prej guri, por kurrë
nuk ma th se a flet guri?
Ai i varrit po. Dhe i mexhës. Madje ecën
dhe hingëllinë si kalë.
Si? Don të thuash se guri I varrit., i mexhës
është shndërruar në kalë?
Po!
Si ashtu?
Nga mallkimi I nënës
Përrallë është kjo.
.Guri i varrit.ishte bërë kali.atij kalin
e kishin shaluar hijet. Hijet
ishin bërë mjegull e re. Mjegulla e retë
ishin shndërruar në shi. Shiu në
trok kali.në erë., në furtun., në
tym, zjarrë.Tanë sherri i një
fjalëlojsi.Besëprerin pastaj e zuri mallkimi
i së ëmës.dhe guri i varrit. i
të mallkuarit u bë kalë. Hamshor.që
endet arave tona, lulishteve, fushave e
maleve, fshatrave e qyteteve.Edhe lumit ia ndal rrjedhën.Bile
unë vetë e kam
parë, më besoni, me sytë e mi e kam
parë, e keni parë dhe ju, nëse nuk
keni
harruar.tek futet nëpër biblioteka, nëpër
tempuj të shenjtë.Ai futet kudo.
Prandaj vonon drita. Dhe Agu .Kushedi se kur vjen.Ai
kali gjezdis rrugëve
tona, shfrytëzo tymin, mjegullën, të
vrantit.
Prandaj e quajnë vrançë?
Ëhëëë!
Hapni sytë në daçi të bëheni
valltarë të mirë. Do të bëheni
të shpejtë si
era.Era futet kudo.Si melodia e mirë në
zemër, në shpirtë.Mbarsuni me këngë
në daçi ta mësoni mirë melodinë
dhe ritmin e saj. Futuni, thellë futuni, në
qelizën tuaj. Jeta është okej mbi akull.
Balerinë. Jeta në pusin e vet i
kthjellon mendimet duke ecur, qoftë edhe në
ëndërr, për ëndërr. Ëndrrat
nuk
realizohen duke fjetur. Hej! Ato pinë ujë
në pusin e zgjimit, në pusin e
jetës. Hej! Agu nuk mund të notoj nëpër
baltakë, nëpër pellgje
moçalike.Lodhet! Ikë! Mbytet! E merr lumi.Llumi!...
Se në breg nuk mund të
dilet nga kjo urë.Hej! A nuk e shihni.ajo është
plot tela gjemborë të bërë
nga arkitekt modern. Agu! Kujdes.Agu! Hej! Përag
Zbashku!!!
Ubu-bu! Ubu-bu! Ubu-bu!
Hë? Ke frikë?
Jo. Ftohtë.
Jemi bërë pike e pesë. Prandaj...
Ku mbeti Agu, the?
Nuk duket gjëkundi.
E, pse?
Është shtruar në spital, thonë.
Ka gurë në veshkë. Ashtu I paskan thënë
mjekët e huaj. Donë ta prejnë, thonë.
.Prap me gërshërë.në dorë.Eu(u)rop(ë)a!?
Eu(u)rop(ë)a prap kaps!
Vaj!
Va!
V!