| A e dini se …
· Tirana ndodhet 110 m mbi nivelin e detit.
Temperaturat mesatare vjetore janë : në korrik
+ 24o celcius dhe në janar +7o celcius. Në
vit bie 1200 mm shi.
· Tirana ndodhet në të njëjtin
paralel me Napolin, Madritin dhe Stambollin dhe në
të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.
· Tirana u themelua më 1614 nga Sulejman
Pasha, me origjinë nga fshati Mullet. Fillimisht
ai ndërtoi një xhami, një furrë
dhe një hamam. Dy shekuj më vonë drejtimin
e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja.
· Ekzistojnë kater hipoteza për prejardhjen
e emrit Tiranë...
1- Tiranë mendohet se vjen nga fjala Theranda,
e përmendur në burimet e lashta greke dhe
latine, që vendasit e quanin Të ranat, meqë
fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të
ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.
2- Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka
qenë një kështjellë në shpat
të malit të
Dajtit. Akoma ekzistojnë rrënojat e
kësaj kështjelle të lashtë që
daton fillimin
datonne fillimin e shekullit te pare para
lindjes se Krishtit, e cila mendohet te
kete qene keshtjella qe historiani
bizantin Prokop (shek. VI), e quan
keshtjella e Tirkanit
3- Tiranë vjen nga Teheran, kryeqytet i Iranit,
në kujtim të një fitoreje të korrur
nga Sulejman Pasha, (themeluesi i qytetit) në krye
të ushtrisë turke gjatë fushatës
në Persi.
4- Një gojëdhënë tiranase thotë
se emrin e qytetit Sulejman Pasha e mori nga një
plakë që takoi në vendin ku do të
ngrinte qytetin. Pyetjes së Sulejman Pashës
se çfarë po bënte, plaka iu përgjegj:
Po tir an…! (an d.m.th. mëndafsh)
· Lagjja e parë e Tiranës ishte ajo
e Bamit.
· Xhamia në qendër të Tiranës,
e quajtur Xhamia e Et’hem Beut, filloi të
ndërtohej më 1789 nga Molla beu i ardhur prej
Petrelës dhe u përfundua më 1821 nga
i biri, Haxhi Et’hem Beu, stërnipi i Sulejman
Pashës. Për të punuan mjeshtërit
më të mirë të Shqipërisë.
· Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi
Et’hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe
u përfundua me ndihmat e familjeve të
pasura të Tiranës.
Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më
1928 u ble në Gjermani nga shteti shqiptar një
Sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësinë
35 m. Gjatë Luftës së Dytë Botërore
Sahati u dëmtua, por u rivu në punë në
korrik të vitit 1946.
·Ura e Tabakëve (përballë Parlamentit
) daton në shekullin XVIII.
· Tyrbja e Kapllan Pashës (pranë monumentit
Ushtari i panjohur) është ndërtuar në
vitin 1816.
· Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana
dhe daton në shekullin IV para Krishtit. Formën
e saj aktuale e mori në shekullin e XIII nën
sundimin e Topiajve dhe më vonë kaloi pronë
e familjes së Kastriotëve.
· Mali i Dajtit, në lindje të Tiranës
është 1612 m i lartë.
· Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm
më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe
përfundimisht e mori këtë status më
31 dhjetor 1925.
· Tirana është kryeqendra botërore
e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtë
u ndaluan dhe u përzunë nga Turqia.
· Rruga e Durresit eshte hapur me
1922 dhe quhej « Nana Mbretereshe»
Per ndertimin e saj u prishen shume
shtepi e kopshte.
· Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit më
1924 dhe fillimisht ka shërbyer si Klubi i Oficerëve.
Aty, më 1 shtator 1928 Ahmet Zogu shpalli monarkinë.
· Qendra e Tiranës është projektuar
nga arkitektët të njohur italianë të
periudhës musoliniane Florestano de Fausto dhe
Armando Brasini. Pallati i Brigadave (ish-pallati mbretëror),
godinat e Ministrive, Banka Kombëtare dhe Bashkia
janë vepra të tyre.
· Bulevardi « Dëshmorët e Kombit
» është ndërtuar në vitin
1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Në periudhën
e komunizmit pjesa nga Sheshi Skënderbej deri tek
Stacioni i trenit u quajt Bulevardi Stalin.
· Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri
i Operas dhe Baletit dhe Biblioteka Kombëtare,
u përfundua më 1963. Ai u ndërtua mbi
ish-pazarin e vjetër të Tiranës dhe tulla
e parë u vendos nga Hrushovi më 1959.
· Monumenti i Skenderbeut i ngritur
më 1968, është vepër e Odhise
Paskalit
në bashkëpunim me Andrea Mano dhe
Janaq Paço. Ai u vendos me rastin e
500 vjetorit te vdekjes se heroit kombetar
· Monumenti Nëna Shqipëri, 12 m i
lartë, u përurua në varrezat «
Dëshmorët e Kombit » më 1971.
· Akademia e Shkencave u përfundua më
prill 1972.
· Galeria e Arteve Figurative u krijua më
1976 dhe në të përfshihen rreth 3200
vepra të autorëve shqiptarë dhe të
huaj.
· Muzeu Historik Kombëtar u ndërtua
më 1981 dhe afresku në ballë të
tij titullohet « Shqipëria ».
· Qendra Ndërkombëtare e Kulturës,
ish-muzeu Enver Hoxha u përurua më 1988. «
Piramida » u projektua nga një grup arkitektësh
nën drejtimin e Pranvera Hoxhës dhe Klement
Kolanecit.
· Ne shek. XVII, Tirana kishte reth 4000
banorë. Në vitin 1920 – 17.000 banorë.
1938 – 25.000 banorë.
1945 – 40.000 banorë.
1990 – 250.000 banorë.
Aktualisht, dyndja masive e banorëve
nga gjithë pjesët e tjera të vendit
drejt Metropolit, e ka çuar popullsinë
e Tiranës mbi 700.000 banorë
|