| Portier apo sulmues
Portieri Jose Luis Chilavert shenoi 49 gola gjatë
ndeshjeve në klubin e tij dhe ekipit kombëtar
ndërmjet Korrikut 1992 dhe Marsit 2000.
Substanca më e ëmbël
Thaumatin, një protein, i cili fitohet nga mbështjellësi
i farës së një bime të quajtur Thaumatoccocus
danielli është 61.500 herë më e
ëmbël se sheqeri i zakonshëm. Kjo bimë
rritet në disa vende të Afrikës perendimore.
Tranzistori më i vogël
Firma Lucent Technologies në Murray Hill, New Jersey
(USA), urdhëroi më 15 Nëntor 1999 zhvillimin
e një tranzistori me një gjatësi prej
vetëm 50 Nanometrash, d.m.th. 1/2000 pjesë
e trashësisë së flokut të njeriut.
Kjo pjesë quhet edhe "tranzistori vertikal"
pasi që të gjitha pjesët e saj janë
të rradhitura në një pllakëz silikoni
dhe rryma rrjedh në drejtim vertikal
Mjekra më e gjatë
Me rastin e vdekjes së Hans Langseth në vitin
1927 në Kensett (USA) mjekra e tij kishte një
gjatësi rekorde prej 5,33 m.
Pop-grupi i njohur suedez ABBA i formuar më 1972
në Stokholm debitoi në vitin 1970 nën
emrin Festfolk në një Restaurant në Göteborger.
Pas dy vitesh, pra më 1972 mori emrin e ri nga
inicialet e anëtarve të grupit: Agnetha Fältskog,
Benny Andersson, Björn Ulvaeus dhe Anni-Frid (Frida)
Lyngstad.
Helikopteri më i vogël në botë ishte
njëulësi Seremet WS-8 i cili u prodhua më
1976 në Danimarkë. Ai kishte një motor
me 26 KW dhe peshonte pa ngarkesë 53 kg. Rotori
i tij kishte një diametër prej 4,5 m.
Shkencëtarët e "Oak Ridge National Laboratory"
në Oak Ridge, Tennessee (USA) në Prill 1996
me ndihmën e një superpërçuesi
arritën rrymën më të fortë
të të gjitha kohrave : 2 milion Amper/cm².
Rryma për nevoja shtëpiake ka një forcë
me nën 1000 Amper/cm².
Protesta më e madhe kundër luftës u
mbajt më 15.11.1969 në Washington D.C. (USA)
ku morën pjesë rreth 600.000 pjesmarrës
të cilët protestuan kundër vazhdimit
të luftës së amerikanëve në
Vietnam.
Arusha e bardhë mund të notoj pandërprerë
deri 100 km.
Rekordin botëror në qëndrim në
një këmbë e theu Arulanantham Suresh
Joachim nga Sri Lanka prej 22.05.1997 deri me 25.05.1997
duke qëndruar 76 orë e 40 minuta.
Me 9.06.1996 Walter Arfeuille (Belgjikë) tërhoqi
me dhëmbë 8 vagonë treni mbi hekurudhe,
me një peshë gjithsejt 223.880 kg në
largësi prej 3,2 m.
Më 17.12.1998 kinezi Li Jian Hua në emisionin
televiziv Guinnes World Records: Primetime ngriti me
vesh peshën 50 kg (tjegulla ndërtimi të
lidhura bashkë dhe të kapur në veshin
e tij).
Kenguri më i madh (Macropus rufus) në Australinë
qendrore, -jugore dhe atë -lindore, plotësisht
i drejtuar është 1,80 m i lartë, dhe
gjatësia e përgjithshme (megjithë bisht)
është 2,85 m. Pesha e tij rreth 90 kg.
Kilauea në Hawaii (USA) është vullkani
më aktiv në botë. Që nga viti 1983
është pandërprerë aktiv dhe vjell
5 m³ llavë në sekondë.
Amerikanja Janice Deveree në vitin 1884 kishte
mjekër me gjatësi 36 cm.
Personi më i vjetër i të gjitha kohërave,
me datëlindje të vërtetuar, ishte françezja
Jeanne Louise Calment. Ajo u lind më 21.02.1875
dhe vdiq më 04.08.1997 në Arles të Francës
në moshën 122 vjeçare.
Binjakët më të rëndë në
botë ishin Billy Leon dhe Benny Loyd McCrary, alias
McGuire, nga Hendersonville (USA) të cilët
u lindën më 7.Dhjetor 1946. Deri në moshën
6 vjeçare kishin shtat normal. Në Nëntor
1978 Billy peshonte 337 kg. ndërsa vëllau
i tij Benny 328 kg. Billy vdiq në Korrik 1979.
Zbuluesi i parë i phonograph-it (gramophonit të
mëvonshëm) ishte amerikani Thomas Alva Edison
në vitin 1877, i cili kishte planifikuar të
zbuloj një inçizues diktimi për punë
në zyre. Phonographi i asaj kohe kishte formë
cilindri, deri në vitin 1887 kur zbuluesi gjerman
Emile Berliner zbuloi pllakë-phonographin (gramophonin)
i cili i zhvillua në një medium artistik.
Gjurmimi më i madh i arit ndodhi në SH B
A, ku më 24.01.1848 një pronar i një
puntorie të drurit dhe shoku i tij, në Sacramento
(sot California) zbuluan ar. Një vit më vonë
e vërshuan mbi 80 000 gjurmues të arit të
ashtuquajturin forty-niners në këtë regjion.
Në vitin 1853 numri i tyre arri mbi 250 000.
Marilyn Monroe, gjegjësisht Norma Jean Mortenson,
legjendë e filimit, muzikës dhe bukurisë,
e lindur më 01.06.1926, në fëmijërinë
e saj ndërroi 12 familje përkujdesëse
Kinezët si Antibiotik natyror më të
mirë e përdorin kivi-n? (Kivi e forcon sistemin
e imunitetit duke i shumuar qelizat mbrojtëse deri
në dymbëdhjetë herë)
Ushtari japonez Teruo Nakamuro 30 vjet mbas përfundimit
të luftës (i cili u gjet në pyjet e pashkelura)
nuk dinte asgjë për përfundimin e luftës.
Kafepirësit mendojnë më shpejtë
dhe veprojnë më logjikisht se ata që
nuk e përdorin kafe-në.
Nikotin-i është një helm i fortë
nervor (emrimi i saktë: Beta-Pyridyl-N-Methylpyrrolidin)?
Kali vrapues australian "Great Fortune" si
ndihmë teknike mori një palë syza.
Gangsteri Al Capone më në fund u burgos për
shkak të mospagimit të tatimit?
Sahara është më e madhe se Australia?
Romani "Vuajtjet e të riut Werther"
i Goethe-s ishte shkaktar i një serie të vetëvrasjeve?
|