| Çdo foshnje pas
lindjes ka saktë 350 eshtra, gjersa njeriu i moshuar
ka 144 më pak. Ekspertët kanë zbuluar
se shumë eshtra gjatë fazës së zhvillimit
të njeriut shkrihen ndërveti dhe kështu
forcojnë skeletin e njeriut.
Foshnjet e lindura në muajin Maj peshojnë
më rëndë se tjerët. Arsyeja ende
nuk dihet.
Një nga 2000 fëmijë lind me një
dhëmb në gojë.
Shkencëtarët zbuluan se flokëkuqet kanë
vetëm rreth 90 000 flokë, zeshkanet 100 000,
ndërsa bjondinet 150 000 fije floku. Por vetëm
20 përqind e bjondinave e mbajnë këtë
shifër të flokëve.
Fëmijët me sy të zi reagojnë 15
herë më shpejtë se ata me sy ngjyrë
qelë.Ata janë më të mirë në
sportet ku kërkohet reakcion i shpejtë p.sh.
futboll. Ndërsa fëmijët sykaltër
janë më të mirë në sportet
ku nuk mvaret nga reakcioni i shpejtë, p.sh. Golf.
Eshtrat e njeriut janë katër herë më
të qëndrueshme se qeliku.
Sa herë ka rrahur zemra jonë kur jemi në
moshën 79 veçare? Shkencëtarët
e kanë zgjidhur këtë pyetje. Reth 2,5
miliardë herë.
Mushkëria jonë (e shpalosur) do ta mbulonte
një fushë tenisi, d.m.th. 100 m².
Enët e gjakut të njeriut (të kapura
njëra pas tjetrës) janë 2,5 herë
më të gjata se ekuatori.
Në fund të jetës së tij trupi ka
prodhuar 950 kilometër flokë, ndërsa
sytë janë mbyllur rreth 415 milionë herë.
Edhe në moshë të vjetër asnjë
asht i njeriut nuk është më i vjetër
se 20 vjet-sepse eshtrat përtrihen rregullisht.
69 Fëmijë të një nëne
Feodor Vasilijev nga Shuya (Rusi), nga gjithsejt 27
lindje gjatë viteve 1725-1765 lindi 16 bineqë,
7 treneqë, dhe 4 katërneqë. Vetëm
dy fëmijë prej tyre vdiqën si foshnjë.
James Gill, i biri i Brenda dhe James Gill, lindi 128
ditë para kohës së paraparë. Në
lindjen e tij më 20 Maj 1987 në Ottawa, Ontario
(Kanadë) peshonte 624 gr.
Nëna më e vjetër
Rosanna Dalla Corta nga Viterbo (Itali) sipas të
dhënave në korrik të vitit 1994 në
moshën 63 vjeçare lindi një djalë.
Operacioni më i gjatë
Një operacion i cili u zhvillua në vitin 1951
në Chicago, Illinois (USA), gjatë të
cilit pacientes Gertrude Levandowski iu mënjanua
një cistë nga njëra vezore e saj, zgjati
prej 4-8 Shkurt d.m.th. 96 orë. Gjatë operacionit
pesha e pacientes zbriti nga 280 në 140 kg.
|