[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Kuriozitete 2

Çdo foshnje pas lindjes ka saktë 350 eshtra, gjersa njeriu i moshuar ka 144 më pak. Ekspertët kanë zbuluar se shumë eshtra gjatë fazës së zhvillimit të njeriut shkrihen ndërveti dhe kështu forcojnë skeletin e njeriut.

Foshnjet e lindura në muajin Maj peshojnë më rëndë se tjerët. Arsyeja ende nuk dihet.

Një nga 2000 fëmijë lind me një dhëmb në gojë.

Shkencëtarët zbuluan se flokëkuqet kanë vetëm rreth 90 000 flokë, zeshkanet 100 000, ndërsa bjondinet 150 000 fije floku. Por vetëm 20 përqind e bjondinave e mbajnë këtë shifër të flokëve.

Fëmijët me sy të zi reagojnë 15 herë më shpejtë se ata me sy ngjyrë qelë.Ata janë më të mirë në sportet ku kërkohet reakcion i shpejtë p.sh. futboll. Ndërsa fëmijët sykaltër janë më të mirë në sportet ku nuk mvaret nga reakcioni i shpejtë, p.sh. Golf.

Eshtrat e njeriut janë katër herë më të qëndrueshme se qeliku.

Sa herë ka rrahur zemra jonë kur jemi në moshën 79 veçare? Shkencëtarët e kanë zgjidhur këtë pyetje. Reth 2,5 miliardë herë.

Mushkëria jonë (e shpalosur) do ta mbulonte një fushë tenisi, d.m.th. 100 m².

Enët e gjakut të njeriut (të kapura njëra pas tjetrës) janë 2,5 herë më të gjata se ekuatori.

Në fund të jetës së tij trupi ka prodhuar 950 kilometër flokë, ndërsa sytë janë mbyllur rreth 415 milionë herë. Edhe në moshë të vjetër asnjë asht i njeriut nuk është më i vjetër se 20 vjet-sepse eshtrat përtrihen rregullisht.

69 Fëmijë të një nëne
Feodor Vasilijev nga Shuya (Rusi), nga gjithsejt 27 lindje gjatë viteve 1725-1765 lindi 16 bineqë, 7 treneqë, dhe 4 katërneqë. Vetëm dy fëmijë prej tyre vdiqën si foshnjë.

James Gill, i biri i Brenda dhe James Gill, lindi 128 ditë para kohës së paraparë. Në lindjen e tij më 20 Maj 1987 në Ottawa, Ontario (Kanadë) peshonte 624 gr.

Nëna më e vjetër
Rosanna Dalla Corta nga Viterbo (Itali) sipas të dhënave në korrik të vitit 1994 në moshën 63 vjeçare lindi një djalë.

Operacioni më i gjatë
Një operacion i cili u zhvillua në vitin 1951 në Chicago, Illinois (USA), gjatë të cilit pacientes Gertrude Levandowski iu mënjanua një cistë nga njëra vezore e saj, zgjati prej 4-8 Shkurt d.m.th. 96 orë. Gjatë operacionit pesha e pacientes zbriti nga 280 në 140 kg.


Clemanseau, burri më i fortë i Francës dhe Tigri i luftës së Përgjithshme, hante 8 vezë në mëngjes dhe 5 vezë në mbrëmje.

Eskymo, një komb që jeton në veri të Europës në mes të borës e të akullit, përvec peshkut ushqehen dhe me mjaft vezë me të cilat plotësojnë shumë mirë nevojat ushqimore të trupit.

Persianët kishin një ritual të përhershëm që konsiston në këmbimin e vezëve si shenjë e fillimit të pranverës. Arsyeja e këtij rituali qëndron në besimin se veza është embrioni i jetës. (rikthimi i botës në jetë pas ndërprerjes letargjike gjatë dimrit)

E njëjta gjë sot përdoret gjatë pashkëve kristiane të cilat jo rastësisht janë në pranverë pasi japin kuptimin thellë të rikthimit në jetë. (përplasja e vezëve të lyera)

Në botë veza konsiderohet si ushqimi që ka furnizuar për shekuj me radhë proteinën më të mirë me origjinë shtazore dhe si ushqimin që ka shpëtuar popuj të tërë nga rreziku i të mosushqyerit ose të ushqyerit të keq.

Qytetërimet antike, egjiptianët, persianët, grekët e romakët, e kanë kuptuar mjaft mirë se veza e pulës është burim energjie dhe vlerash të papërsëritshme ushqimore.

Në Egjypt veza konsiderohej një privilegj dhe monopol i faraonëve, sacërdotëve dhe shtresave të larta të shoqërisë.

Në Romën Antike veza gjendej vetëm në tavolinat më të rëndësishme dhe ruhej vetëm për miqtë më të rëndësishëm

 

[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]