[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Kuriozitete 10

Universiteti i parë në botë ishte Universiteti i Kairos (në shekullin e VIII);në Evropë ishte Uni- versiteti i Bolonjës (shekulli i X) ; Universiteti i parë Gjerman ishte ai i Pragës (në shekullin e XV) , ndërsa Universiteti i Prishtinës është që nga viti 1970 (shekulli i XX).


Fizikanti i famshëm gjerman Max Planck e ka quajtur Ajnshtajnin (Albert Einstein) :"Kope- rniku i shekullit të XX".Fizikanti E.Helly thoshte për Ajnshtajnin: "As një qenje njerëzore nuk ka qenë më afër zotit"


E=(m c ) në katror Formula e famshme e Ajnshtajnit (Teoria e Relativitetit)

Masa e diellit është (2x10) në fuqinë e 8 [kg]. Në vit ajo humb përafërsisht (6,9x10) në fuqinë e -14 [kg].Kjo d.m.th. se duhen më shumë se 10 miliardë vite, që dielli të humb gjysmën e masës së vet.Nga kjo rrjedhë se njerëzit në tokë mund të shpresojnë edhe më shumë se 10 miliardë vite për energji të diellit.Mirëpo pas 5 miliardë vitesh kur një pjesë e masës së diellit shëndrrohet në energji, në diell fillojnë procese të komplikuara të fuzionit "kernprozesse" , që shkaktojnë, që vazhdimisht masa të mëdha të diellit në kohë të shkurtër shëndërrohen në energji.Si pasojë e këtyre proceseve Temperatura në tokë do të rritej deri 540 gradë Celsius, që për civilizimin e tashëm do të ishte fundi.A do të jetë e mundur që gjeneratat e ardhshme të bëjnë një mbrojtje kundër këtyre temperaturave, mbetet çështje pezull...Pasi që jeta në tokë të jetë shuar, fillon dielli të rrudhet dhe të ftohet, me që rast i tërë sistemi diellor është i përfshirë me rrezet Gama. Ky proces do të zgjasë përafërsisht 100 miliardë vite. Në fund dielli do të jetë një yll i zi, i ftohtë, i djegur me një vëllim të vogël me gravitacion shumë të madh(enorm) të ngjashëm me atë të "Vrimës së zezë".Për këtë në një vend(hapësirë) tjetër do të ketë civilizim të ri.Falë ligjit për ruajtjen e energjisë dhe falë ciklit të ndryshueshëm të energjisë dhe masës, sipas formulës së relativitetit, ky proces i bërjes dhe zhbërjes do të zgjasë deri në pafundësi.

 

[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]