[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Kuriozitete 1

Ethet e sportit
Një çek ka vënë 29.000 euro bast për Milanin

Pragë, 27 maj (AP) - Një bastaxhi çek i bindur për fitoren
e Milanit në finalen e Ligës së Kampionëe, të mrkurën në
Manchester (Angli), ka vënë bast që në tetor 900.000
korona (29.000 euro) për një fitore të kuqezinjve, ka bërë të
ditur të hënën një agjenci bastesh sportive çeke.
Shuma është shumë befasuese pasi rroga bruto mujore
mesatare në Republikën Çeke aktualisht shkon në rreth 500
euro. Bastaxhiu i guximshëm, për të cilin respektohet anonimati,
në rast fitoreje të Milanit ndaj Juventusit do të marrë
rreth 5 milionë korona (160.000 euro), sias zëdhënësit të
agjencisë.

Rekordi
Gjermani më i moshuar feston 110 vjetorin e lindjes

Duseldorf (Gjermani), 27 maj - Hermann Doernemann,
banori më i moshuar i Gjermanisë festoi në Duseldorf (në
perëndim) ku ai jeton që prej vitit 1947, 110 vjetorin e lindjes,
njoftoi Zyra federale e administratës.
I lindur në vitin 1893 në Essen, jo larg Duseldorfit,
Doernemenn është në rivalitet për titullin e tij si burri më
moshuar i Gjermanisë nga gruaja më e moshuar e këtij
vendi, Ana Stephan, e cila në mars fiku 111 qirinj në një
shtëpi pleqsh në Neumarkt (në juglindje), ku ajo jeton prej
shumë vitesh.

Doernemann, ish-inxhinier elektronik, hoqi dorë nga jeta
aktive pas 42 vjet punë të ndershme.

Çdo foshnje pas lindjes ka saktë 350 eshtra, gjersa njeriu i moshuar ka 144 më pak. Ekspertët kanë zbuluar se shumë eshtra gjatë fazës së zhvillimit të njeriut shkrihen ndërveti dhe kështu forcojnë skeletin e njeriut.

Foshnjet e lindura në muajin Maj peshojnë më rëndë se tjerët. Arsyeja ende nuk dihet.

Një nga 2000 fëmijë lind me një dhëmb në gojë.

Shkencëtarët zbuluan se flokëkuqet kanë vetëm rreth 90 000 flokë, zeshkanet 100 000, ndërsa bjondinet 150 000 fije floku. Por vetëm 20 përqind e bjondinave e mbajnë këtë shifër të flokëve.

Fëmijët me sy të zi reagojnë 15 herë më shpejtë se ata me sy ngjyrë qelë.Ata janë më të mirë në sportet ku kërkohet reakcion i shpejtë p.sh. futboll. Ndërsa fëmijët sykaltër janë më të mirë në sportet ku nuk mvaret nga reakcioni i shpejtë, p.sh. Golf.

Eshtrat e njeriut janë katër herë më të qëndrueshme se qeliku.

Sa herë ka rrahur zemra jonë kur jemi në moshën 79 veçare? Shkencëtarët e kanë zgjidhur këtë pyetje. Reth 2,5 miliardë herë.

Mushkëria jonë (e shpalosur) do ta mbulonte një fushë tenisi, d.m.th. 100 m².

Enët e gjakut të njeriut (të kapura njëra pas tjetrës) janë 2,5 herë më të gjata se ekuatori.

Në fund të jetës së tij trupi ka prodhuar 950 kilometër flokë, ndërsa sytë janë mbyllur rreth 415 milionë herë. Edhe në moshë të vjetër asnjë asht i njeriut nuk është më i vjetër se 20 vjet-sepse eshtrat përtrihen rregullisht.

69 Fëmijë të një nëne
Feodor Vasilijev nga Shuya (Rusi), nga gjithsejt 27 lindje gjatë viteve 1725-1765 lindi 16 bineqë, 7 treneqë, dhe 4 katërneqë. Vetëm dy fëmijë prej tyre vdiqën si foshnjë.

James Gill, i biri i Brenda dhe James Gill, lindi 128 ditë para kohës së paraparë. Në lindjen e tij më 20 Maj 1987 në Ottawa, Ontario (Kanadë) peshonte 624 gr.

Nëna më e vjetër
Rosanna Dalla Corta nga Viterbo (Itali) sipas të dhënave në korrik të vitit 1994 në moshën 63 vjeçare lindi një djalë.

Operacioni më i gjatë
Një operacion i cili u zhvillua në vitin 1951 në Chicago, Illinois (USA), gjatë të cilit pacientes Gertrude Levandowski iu mënjanua një cistë nga njëra vezore e saj, zgjati prej 4-8 Shkurt d.m.th. 96 orë. Gjatë operacionit pesha e pacientes zbriti nga 280 në 140 kg.

[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]